Connect with Us

Edhe Varane drejt largimit nga Reali, gati akordi me Manchester United

Premier Liga

Edhe Varane drejt largimit nga Reali, gati akordi me Manchester United

Publikuar

-

Raphael Varane duket se karrierën do ta vazhdoje në Angli. Sipas mediave franceze, Man Utd është shumë afër marrëveshjes me Real Madrid për Varanen.

Gjiganti anglez prej kohësh kishte arritur marrëveshje rreth kusheve personale me mbrojtësin, por tani duket se marrëveshja është arritur edhe me klubin spanjoll.

Raportohet se tashmë dy klubet janë duke finalizuar detajet e transferimit që pritet të kushtojë rreth 45/50 milionë euro.

Francezi pritet të nënshkruajë kontratë me pagë rreth 12 milionë euro në sezon. Thuhet se zyrtarizimi mund të ndodhe gjatë javës së ardhshme.

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Premier Liga

Ronaldo del nga karantina, takohet me Solskjaerin

Publikuar

-

Nga

Më në fund ka marrë fund pritja e tifozëve të Mançester Junajtid për të parë Kristiano Ronaldon në fushë. Kjo jo në një ndeshje zyrtare, por në stërvitje, të paktën për momentin.

Ylli portugez ka dalë nga karantina 5 ditore që pas kthimit nga Portugalia duke iu bashkua pjesës tjetër të skuadrës. Në rrjetet sociale janë postuar disa fotografi nga takimit i parë i Ronaldos me trajnerin Solskjaer dhe të dy duken mjaft të qeshur.



Dyshja ka luajtur bashkë në vitet e hershme të Ronaldos në Mançester teksa kanë një marrëdhënie të mirë midis tyre.

Debutimi i Ronaldos tani më mund të vijë në fundjavë në sfidën ndaj Njukastëllit duke hedhur poshtë aludimet se karantina për yllin portugez do të zgjaste deri ditën e enjte, që e cila e penalizonte të zbriste në fushë.

LEXO TE PLOTE

Premier Liga

Karantina 5-ditore bëhet faktor, shtyhet debutimi i CR7 me Man.United

Publikuar

-

Nga

Rikthimi i Cristiano Ronaldos te Manchester United pas 12 vitesh ka rikthyer edhe entuziazmin te tifozët e Djajëve të Kuq të cilët po presin me padurim debutimin e dytë të CR7 me fanellën e 20-herë kampionëve të Anglisë.

Pas dygolëshit që realizoi ndaj Irlandës ku u bë shënuesi më i mirë i historisë së futbollit në nivel kombëtaresh, CR7 la grumbullimin e luzitanëve për të rikthyer më herët në Angli pasi plotësoi numrin e kartonëve dhe u skualifikua për sfidën ndaj Azerbajxhanit të Giani De Biasit.



Megjithatë edhe pse Ronaldo ka mbrritur në Britaninë e Madhe për shkak të rregullave kundër COVID-19 ai duhet të qëndrojë i izoluar në vilën e tij në Manchester për 5 ditë dhe për këtë arsye me shumë gjasa nuk do të debutojë në sfidën e së shtunës ndaj Newcastle United në orën 16:00, kjo për vetë faktin pasi Ronaldo do të ketë vetëm 1 ditë stërvitje me Djajtë e Kuq para kësaj sfide pasi deri të enjten do të qëndrojë i karantinuar në shtëpinë e tij.

Sipas të gjitha mundësive Ole Gunnar Solskjaer do ta grumbullojë për duelin ndaj qymyrxhinjëve me Ronaldon që do ta nisë ndeshjen nga stoli. I sigurt është debutimi i 36-vjeçarit në sfidën e së martës në Champions League ndaj zviceranëve të Young Boys. Ajo që “ngroh” sadopak tifozët e “Djajve të Kuq” është njoftimi se Cristiano Ronaldo  pritet të bëjë një shëtitje vetëm në qendrën e fushës para fillimit të ndeshjes.

LEXO TE PLOTE

Premier Liga

Rekord i ri i Ronaldos, fanellat e portugezit te Manchester Unitet shiten për… 4 orë

Publikuar

-

Nga

Kristiano Ronaldo theu rekordin e shitjeve të fanellave ditore të klubit të Mançester Junajtidit në më pak se 4 orë pasi u konfirmua se do të mbajë numrin 7 në “Old Trafford”. Sulmuesi portugez u rikthye pas 12 vitesh në Mançester, ndërsa është ende duke bërë karantinën.

Vizita e tij e parë në qendrën stërvitore “Carrington” pritet ditën e enjte. Me t’u konfirmuar numri që ai do të mbajë me klubin e ri, tifozët mësynë “online” për të bërë porosinë e tyre. “Fanatics”, që është partneri zyrtar i Mançester Junajtidit për shitjet me pakicë, konfirmoi se shitjet e bluzave të portugezit regjistruan shifra rekord që në orën e parë dhe ai theu rekordin më të mirë të vendosur gjatë një dite për shitjet “online” të klubit në gjithë botën.

Debutimi i shumëpritur i 36-vjeçarit pritet të vijë këtë të shtunë, në ndeshjen kundër Njukasëllit në “Old Trafford”. Me numrin legjendar në “Teatrin e Ëndrrave” ai do të prezantohet përpara tifozëve edhe falë zemërgjerësisë që tre goi shoku i skuadrës, Edinson Kavani. Uruguaiani bëri një gjest të madh duke mos e privuar transferimin e “Djajve” nga numri i tij historik.



“Nuk isha i sigurt nëse do të mbaja përsëri numrin 7, kështu që doja të falënderoja shumë Edin për këtë gjest të mrekullueshëm”, ishin fjalët e Ronaldos pas zyrtarizimit të numrit të fanellës. Kristiano firmosi për 2 vite në “Old Trafford” me opsionin për të rinovuar edhe për një sezon të tretë.

Në arkat e Juventusit do të shkojnë 15 milionë euro për pesë vite, ndërsa 8 milionë euro të tjera do të jenë bonuset. Nga kjo kontratë, ai do të paguhet me 385 mijë paund në javë, të njëjtën rrogë që merr edhe Kevin de Bryjne te Mançester Siti. Me afrimin e CR7-ës, trajneri Solskjaer tha se tani Mançester Junajtid është një skuadër pretendente serioze për të fituar.

LEXO TE PLOTE