Connect with Us

Dënim me burg për mohimin e gjenocidit të Srebrenicës

Aktualitet

Dënim me burg për mohimin e gjenocidit të Srebrenicës

Publikuar

-

Burgim deri në pesë vjet për këdo që mohon gjenocidin e Srebrenicës.

Përfaqësuesi i lartë i bashkësisë ndërkombëtare për Bosnjë dhe Hercegovinën, diplomati austriak Valentin Inzko, vendosi që mohimi i gjenocidit së Srebrenicës të konsiderohet si vepër penale.

Sipas urdhrit të diplomatit austriak ligj i ri hyn në fuqi më 31 korrik. Sipas ligjit kush mohon, relativizon, e përkrah miraton publikisht ose përpiqet të justifikojë gjenocidin ose krimet e luftës të kryera gjatë konfliktit në Bosnjë nga viti 1992 deri në 1995 dënohet me burgim deri në pesë vjet.

DW Interview Valentin InzkoPërfaqësuesi i lartë për Bosnjë-Hercegovinën,Valentin Inzko

Ndryshimi i Kodit Penal lidhet me sa duket me mënyrën se si e trajtojnë  serbët masakrën e Srebrenicës të vitit 1995. Përfaqësuesit serbë në Bosnjë dhe politikanët në Serbi zakonisht mohojnë që masakra të ishte gjenocid dhe e quajnë atë atë vetëm një “krim të madh”.

LEXO EDHE:  FAKSIMILET: Deputeti Tom Doshi, dy herë i dënuar! Një vendim gjyqi dhe dy pyetje pas leximit të tij
Bosnien und Herzegowina - Gedenken an Srebrenica-Massaker

Qyteti i vogël i Srebrenicës shërbeu fillimisht si strehë për dhjetëra-mijëra myslimanë të Bosnjës dhe ishte nën mbrojtjen e rreth 300 ushtarëve helemtëblu të armatosur lehtë nga Hollanda. Në korrik 1995 ushtarët serbë e pushtuan Srebrenicën dhe vranë rreth 8,000 djem dhe burra myslimanë. Masakra konsiderohet si krimi më i rëndë i luftës në Evropë që prej Luftës së Dytë Botërore.

Milorad Dodik kërcënon

Milorad Dodik, anëtar serb i presidencës treshe të Bosnjë-Hercegovinës, e dënoi vendimin e Përfaqësuesit të lartë të bashkësisë ndërkombëtare Inzko dhe kërcënoi me “shpërbërjen” e vendit. “Pas këtij hapi, Bosnja nuk mund të funksionojë,” theksoi Dodik. “Unë mendoj se nuk ka asnjë mundësi tjetër për Republikën e Srpska përveç fillimit të një procesi shpërbërjeje.”

Milorad Dodik | Staatspräsidium Bosnien und HerzegowinaMilorad Dodik

Kurse përfaqësuesit e Federatës Myslimane-Kroate e përshëndetën ligjin e ri duke e quajtuar atë si “ligj historik”./DW

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania

Komentoni

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Politikë

“Deputetët do të vaksinohen me detyrim”/ Balla mesazh qytetarëve

Publikuar

-

Nga

balla, ps, cna, lajme, politike, qeveri, kabinet

Kryetari i grupit parlamentar të PS, Taulant Balla ka bërë të ditur se të gjithë deputetët e Kuvendit të Shqipërisë, do të vaksinohen me detyrim.

Balla tha se është rënë dakort edhe me Opozitën, që të vaksinohen të gjithë deputetët.

Gjithashtu ai i drejtoi dhe një mesazh të fortë qytetarëve, duke iu kërkuar që të vaksinohen.

LEXO EDHE:  Gangsteri shqiptar me biznes në Angli/ Si e shpëtoi Gjykata nga dënimi me 15 vite burg

LEXO EDHE:  Al Kapone ishte përgjegjës për qindra vrasje/ Pse u dënua vetëm për evazion fiskal?



Ramë dakort për vaksinimin e detyrueshëm të të gjithë deputetëve të Kuvendit të Shqipërisë.

Ky është një mesazh shumë i mirë që Kuvendi i Shqipërisë u jep sot qytetarëve. Unë iu bëj thirrje të gjithë qytetarëve të vaksinohen.

Sidomos studentëve, të gjithë duhet të vaksinohen”-tha Balla./CNA.al

LEXO TE PLOTE

Politikë

Deputetët e PD përplasen me njëri tjetrin në Kuvend/ Gazment Bardhi kundër Tritan Shehut

Publikuar

-

Nga

SPAK të bëjë detyrën/ Bardhi thirrje Ballës: Mos i jep zemër kriminelëve

Deputeti demokrat Tritan Shehu, tha se po merren vendime për t’ju mbyllur gojën deputetëve opozitarë.

Ai ndër të tjera ai tha se po i detyrojnë të bojkotojnë Kuvendin.

Por, Sekretari i Përgjithshëm Gazment Bardhi ka dalë kundër Shehit, ndërsa tha se ai ka mendimin e tij.



Nuk mbaj përgjegjësi për çfarë ka thënë Shehu, por vetëm për ato që them unë. Do të flas me krerët e grupeve parlamentare, do iu këkroj mbledhje.

Vendimi kërkon që ti fshihet syrit të qytetareve, opozitës po kërkohet t’i mbyllet goja. Ky është një parlament që nuk funksionon. Në një parlament ku shkelet hapur rregulli nuk mund të flitet për bashkëpunim”, ka thënë Bardhi./CNA.al

 

LEXO TE PLOTE

Politikë

Tritan Shehu jep “alarmin”/ Po tentohet grusht shteti

Publikuar

-

Nga

cna news, cna lajme, lajme cna, lajme flash cna, cna.al, cna lajme politike,

Deputeti i Partisë Demokratike, Tritan Shehu ka kundërshtuar ashpër vendimin që punimet e komisioneve parlamentare, të zhvillohen online.

Gjatë fjalës së tij në Kuvend, deputeti Shehu deklaroise mazhoranca po tenton një grusht shteti, brenda parlamentit.

Po tentohet grusht shteti brenda Kuvendit. Parlamenati duhet të jetë vendi i debateve, i vendimeve, i diskutimeve dhe i komisioneve. Askush nuk ka të drejtë t’i imponohet parlamentit. Ju doni t’ju mbyllni gojën e deputetëve ashtu siç u përdor komiteti para zgjedhjeve. Kjo është shumë e rëndë.”-tha Tritan Shehu./ CNA.al

Fillon me debate Kuvendi/ Rushaj: U mor një vendim antikushtetues



Tabaku ngre tonet në Kuvend/ Nuk keni fuqi t’i mbyllni gojën Opozitës

LEXO TE PLOTE