Connect with Us

Berisha mesazh për aksidentin në Kroaci/ Ngushëllime familjarëve dhe autoriteteve të Kosovës

Aktualitet

Berisha mesazh për aksidentin në Kroaci/ Ngushëllime familjarëve dhe autoriteteve të Kosovës

Publikuar

-

Ish-kryeministri Sali Berisha ka shprehur mesazh ngushëllimi për ngjarjen e rëndë në Kroaci, ku 10 persona humbën jetën pas aksidentimit të një autobusi me targa të Kosovës.

Në një postim në rrjetet sociale, Berisha I shporeh ngushëllime familjarëve të viktimave, por edhe autoriteteve të Kosovës.

Gjithashtu ai uron edhe shërim të shpejtë të të plagosurve.

LEXO EDHE:  Berisha, takim me Ministrin e Ekonomise të Maqedonisë

Aksident tragjik ne Kroaci i autobuzit te linjes Frankfurt- Prishtine.

10 viktima dhe 30 te plagosur.

Ngushellimet me te ndjera familjeve te viktimave, qytetareve dhe autoriteteve te Kosoves dhe sherim te shpejte te te plagosurve. “-shkruan Berisha.

10 viktima dhe 40 persona të shtruar në spital/ Zbulohet shkaku i aksidentit të rëndë në Kroaci

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania

Komentoni

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Kronika

Transportoi 14 kg kokainë dhe u punësua në Doganë/ Zbardhen detaje për të kërkuarin e Interpolit

Publikuar

-

Nga

Një 42 vjeçar i identifikuar si Julian Mandija është arrestuar nga Policia e Durrësit, pasi ishte shpallur në kërkim ndërkombëtarë.

I njëjti, sipas Policisë, ishte dënuar në Itali për trafik droge.

Ndërkohë janë zbardhur detaje të reja, rreth 42 vjeçarit Mandija, i cili rezulton që gjatë kësaj kohe që kërkoi për të vuajtur dënimin, ka bërë detyrën e doganierit në Doganën e Durrësit.

Madje ai është arrestuar në vendin e punës.

Julian Mandija  rezulton të jetë prangosur në Itali  në vitin 2014 në Itali së bashku me katër të tjerë me të cilët po transportonin 14 kg kokainë.

Njoftimi i policisë:

Një tjetër person në kërkim ndërkombëtar bie në prangat e Policisë.



Arrestohet përkohësisht, me qëllim ekstradimi drejt Italisë, 42-vjeçari i dënuar për veprën penale “Trafikimi i lëndëve narkotike” .

LEXO EDHE:  Berisha zbulon planet e Ramës për kapjen e universitetit

LEXO EDHE:  Aksidenti i gazetarit Peka, zbardhet ekspertiza ligjore

Strukturat e Drejtorisë Vendore të Policisë Durrës, si rezultat i shkëmbimit të vazhdueshëm të informacioneve mes ZQK Interpol Tirana, bënë të mundur kapjen dhe arrestimin me qëllim ekstradimin drejt Italisë të shtetasit Julian Mandija, 42 vjeç, banues në Durrës.

Ky shtetas ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar, pasi Gjykata e Apelit në Aquila/Itali e ka dënuar me 7 vjet e 4 muaj burg për veprën penale “Trafikimi i lëndëve narkotike”, parashikuar nga Kodi Penal italian.

Interpol Tirana, në bashkëpunim me Interpol Romën, vijon procedurat për ekstradimin e këtij shtetasi drejt Italisë./CNA.al

Në kërkim ndërkombëtar për trafik droge/ Arrestohet 42 vjeçari

LEXO TE PLOTE

Politikë

Berisha vijon përballjen/ “Surpriza” e radhës për Lulzim Bashën

Publikuar

-

Nga

cna news, cna lajme, lajme cna, lajme flash cna, cna.al, cna lajme politike, cna kronike, cna lajme bote, cna show

Ish-kryeministri Sali Berisha duket se do të vijojë betejen e tij në terren, për rikthimin e demokracisë në PD dhe bashkimin e së djathtës.

Përballja e Berishës do të vijojë në çdo qytet, me çdo demokrat, siç e ka cilësuar ai, për ta çliruar PD-në, nga “pengmarrja”, dhe për ta bërë këtë parti sërish një forcë fituese dhe jo një forcë që shkon në dështimi në dështim, sikurse ka ndodhur në këto tetë vite të drejtimit nga Lulzim Basha.

Pritja e Berishës në Fier

Takimin e parë, Berisha e zhvilloi në Tiranë, ku iu bashkuan qindra demokratë, ndërsa takimi i dytë në Fier ishte jo vetëm një “shuplakë”, por një “grusht turinjve”, për Lulzim Bashën.

Fieri i dha një mesazh mjaft të fortë Lulzim Bashës, pasi ky i fundit, me një vendim krejtësisht personal dhe të pakonsultuar, vendosi përjashtimin e Sali Berishës, nga grupi parlamentar i PD.

Ashtu sikurse shikohet edhe në fotot më poshtë, pritja e Berishës në Fier ishte madhështore. Mijëra demokratë iu bashkuan Berishës në “Foltoren e PD”.

Berisha u prit me brohoritje të mëdha, duke u parë si një shpresë për Opozitë. Si një zë i fortë kundër qeverisë, dhe jo një vasal i saj.

LEXO EDHE:  Berisha: Edi Rama ka gati ligjin e konfiskimit te banesave

LEXO EDHE:  Fotot/Përplasen dy automjete, 3 të plagosur

Por, pas suksesit në Tiranë dhe në Fier, “Foltorja e Demokratëve”, ndalesën e radhës do ta bëjë në qytetin e Vlorës.

Vlonjatët pritet ta “suprizojnë” Lulzim Bashën, ashtu siç e “surprizuan” edhe qytetarët e Fierit. Përfshirë këtu edhe deputetin e PD-së dhe kreun e degës së PD në Fier, Luan Baçi, I cili doli dhe priti Sali Berishën.



Dhe ashtu si në Fier, edhe në Vlorë Berisha do të ketë qindra apo mijëra ndjekës. Dhe arsyeja është mjaft e qartë.

Sepse demokratët duan një opozitë të vërtetë dhe Doktori është njeriu që ngjall shpresë tek ata. Është njeriu që flet me gjuhën e fortë, të ashpër, është i drejtpërdrejtë. Është një zë opozitar i pandalshëm./CNA.al

FOTOT-Berisha “ndez” Fierin/ Pritet nga mijëra simpatizantë

Lëvizja e Berishës/ Zbulohet qyteti ku do të zhvillohet takimi i radhës me demokratët

Pse Berisha ndiqet nga demokratët?!

LEXO TE PLOTE

Kronika

Në kërkim ndërkombëtar për trafik droge/ Arrestohet 42 vjeçari

Publikuar

-

Nga

cna, lajme , kronike

Policia e Durrësit ka bërë të mundur kapjen dhe arrestimin me qëllim ekstradimin drejt Italisë të shtetasit Julian Mandija, 42 vjeç, banues në Durrës.

Ky shtetas ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar, pasi Gjykata e Apelit në Aquila/Itali e ka dënuar me 7 vjet e 4 muaj burg për veprën penale “Trafikimi i lëndëve narkotike”, parashikuar nga Kodi Penal italian.

LEXO EDHE:  Berisha, takim me Ministrin e Ekonomise të Maqedonisë

LEXO EDHE:  Berisha: Ja kush e pengon Reformën në Drejtësi



Interpol Tirana, në bashkëpunim me Interpol Romën, vijon procedurat për ekstradimin e këtij shtetasi drejt Italisë./CNA.al

LEXO TE PLOTE