LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Aksidenti me 10 viktima në Kroaci/ Reagon Basha: E rëndë, i bashkohem dhimbjes së familjarëve

25 Korrik 2021, 09:00, Politikë CNA
Aksidenti me 10 viktima në Kroaci/ Reagon Basha: E rëndë, i

Kreu i PD, Lulzim Basha ka regauar pas aksidentit tragjik në Kroaci, ku një autobus me targa nga Kosova ka dalë nga rruga dhe si pasojë kanë humbur jetën 10 persona dhe mbi 30 të tjerë janë plagosur.

Basha shpreh ngushëllimet për familjarët të cilët në këtë aksident kanë humbur njerëzit e tyre të afërt.

?Me trishtim të thellë mora lajmin e rëndë të aksidentit tragjik të ndodhur në Kroaci, në të cilin sipas të dhënave të para ka viktima dhe të plagosur. I bashkohem dhimbjes së familjarëve dhe të afërmve dhe ju shpreh ngushëllimet më të ndjera!

Shërim të shpejtë të lënduarve. Zoti t?ju japë forcë për të përballuar këtë tragjedi, që na ka tronditur të gjithëve?, shkruan Basha./ CNA.al

Lajmet e fundit nga