Connect with Us

Aksidenti i rëndë në Kroaci/ Meta: Ndaj dhimbjen e madhe me familjet e viktimave

Aktualitet

Aksidenti i rëndë në Kroaci/ Meta: Ndaj dhimbjen e madhe me familjet e viktimave

Publikuar

-

Rrahja e aktivistes në Divjakë/ Meta del me thirrjen e fortë: Nesër të gjithë në referendum

Presidenti Ilir Meta ka shprehur ngushëllimet e tij të sinqerta për familjet të cilat humbën të afërmit e tyre në aksidentin tragjik në Kroaci.

Përmes një postimi në rrjetet sociale, presidenti Meta iu uron të plagosurve shërim sa më të shpejtë dhe falenderon autoritetet kroate për kujdesin shëndetësor.

Me trishtim të thellë përcolla lajmin e rëndë për aksidentin tragjik në Kroaci.

LEXO EDHE:  Edhe nëse nuk fiton, Trump do mbetet një figurë qendrore në Partinë Republikane

Ndaj dhembjen e madhe me familjet e viktimave dhe ju shpreh ngushëllimet më të sinqerta.

Pasagjerëve të lënduar ju uroj shërim të shpejtë.

Falenderoj autoritetet kroate, në veçanti për kujdesin shëndetësor të ofruar për të plagosurit”, shkruan Meta./ CNA.al

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Kosova & Rajoni

Dështon konsensusi/ Vjosa Osmani: Zgjedhjet nuk do të shtyhen

Publikuar

-

Nga

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani deklaron se nuk do të ketë ndryshim të datës së mbajtjes së zgjedhjeve lokale në vend.

Znj. Osmani tha gjatë një deklarate para mediave se nuk ka marrëveshje të partive në qeveri dhe atyre opozitare për shtyrje të datës së zgjedhjeve.

“Mënyra e vetme për të shtyrë zgjedhjet është arritja e një pajtimi në pushtet dhe opozitë”, u shpreh presidentja e Kosovës.

LEXO EDHE:  Meta paralajmëron Ramën/ Mjerë kush i del para trenit të integrimit në 25 prill

LEXO EDHE:  Arrestohet postieri në kufirin SHBA-Kanada/ Në kutinë e postës kishte fletëvotimet e padërguara

Sipas Osmanit pavarësisht se autoritetet shëndetësore kërkuan shtyrjen e zgjedhjeve për shkak të situatës së epidemiologjisë, ishin partitë opozitare që kundërshtuan.



“Unë e respektoj qëndrimin e partive politike por nuk pajtohem me ta. Shtyrja më e madhe e zgjedhje do të ishte më së shumti deri në dy muaj”, shtoi ajo.

Zgjedhjet lokale në Kosovë janë parashikuar të mbahen më 17 tetor.

 

LEXO TE PLOTE

Aktualitet

Situata pandemike/ ISHP: Nuk ka shpresa për imunitetin e tufës

Publikuar

-

Nga

cna news, cna lajme, lajme cna, lajme flash cna, cna.al, cna lajme politike, cna kronike, cna lajme bote, cna show

Mutacionet e Covid-19 e kanë rënduar edhe më tej situatën pandemike në vend.

Drejtoresha e ISHP, Albana Fico thotë se se nuk ka shpresa për arritjen e imunitetit të tufës, për shkak të mutacione.

“Mutacionet e Covid po vendosin gjithnjë e më shumë në pikëpyetje imunitetin e tufës”, thotë ajo.



E pyetur nga Klan se nëse duhet të vaksinohen edhe fëmijët e grupmoshës 12-16 vjeç, Fico thotë se kjo çështje po diskutohet nga Komiteti i Vaksinimit.

LEXO EDHE:  Si përfundoi Rudina Hajdari, tek partia e hajdutëve të Ilir Metës

LEXO EDHE:  Arrestohet postieri në kufirin SHBA-Kanada/ Në kutinë e postës kishte fletëvotimet e padërguara

Prej një muaji, Shqipëria po regjistron shifra të larta infektimesh me Covid për shkak të mutacionit Delta.

Sipas autoriteteve, fokusi kryesor mbetet vaksinimi i popullsisë. Për specialistët, nëse vijohet me këto ritme vaksinimesh, deri në fund të dhjetorit Shqipëria pritet të ketë vaksinuar 70-80 % të popullsisë./ CNA.al

LEXO TE PLOTE

Aktualitet

Strehimi i hebrenjve në Shqipëri/ Ambasadorja e SHBA: Bota të nxjerrë mësime nga ky vend i vogël

Publikuar

-

Nga

cna news, cna lajme, lajme cna, lajme flash cna, cna.al, cna lajme politike, cna kronike, cna lajme bote, cna show

Ambasadorja e SHBA-ve, Yuri Kim, ka marrë pjesë në eventin ‘Festivali i Kulturës Izrael -Shqipëri’ ka folur me superlativa për shqiparët e Shqipërinë.

Kim u shpreh se nëse një ditë do të ishte në vështirësi, do të vinte dhe do të strehohej në Shqipëri, teksa bëri apel që bota të nxjerrë mësime nga ky vend i vogël.



“Në situata kur bota kalon në momentet që duhet të mbajë shënime, shqiptarët janë të gatshëm të ofrojnë bukë, kripë e zemër. Jam krenare që ndodhem në mesin tuaj, por gjithashtu e di si një qenie njerëzore. Nëse do të rastis ndonjëherë që të jem në vështirësi e di vendin ku do të strehohem. Do të vij në Shqipëri. Këto janë mësime që bota duhet ti mësojë nga ky vend i vogël”, tha ambasadorja Yuri Kim.

LEXO TE PLOTE