LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

10 viktima dhe 40 persona të shtruar në spital/ Zbulohet shkaku i aksidentit të rëndë në Kroaci

25 Korrik 2021, 09:40, Kosova & Bota CNA
10 viktima dhe 40 persona të shtruar në spital/ Zbulohet shkaku i

Të paktën 10 persona kanë humbur jetën, nga aksidentimi i një autobusi me targa të Kosovës, në Koraci, ndërsa të paktën 40 persona po marrin trajtim mjekësor.

Sipas medias kroate, 24sata.hr, shoferët e autobusit nga Kosova në të cilin ndodheshin pasagjerë nga Frankfurti për në Prishtinë kishin pushuar në Bregana për gjysmë ore para aksidentit.

Aty ata ishin ndërruar dhe drejtimin e autobusit e kishte marrë shoferi tjetër. Sipas kësaj media, nga të dhënat paraprake dyshohet se aksidenti është shkaktuar nga lodhja e shoferit.

Shefi i stacionit të policisë rrugore të Slavonski Brod, Franjo Galiç the se ky aksident ishte nga më të rëndët që ka parë ai.

?Ka të paktën 10 të vdekur. Nuk mund të them nëse kishte fëmijë mes të vdekurve ose të lënduarve?, shtoi ai.

Aksidenti i rëndë në Kroaci/ Zbardhen të tjera detaje, 20 persona mbesin të bllokuar në autobus

Lajmet e fundit nga