LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

VIDEO/ Vrulli i ardhur nga mesfusha për te porta kundërshtare, Enis Cokaj e ka nisur me këmbë të mbarë në Kroaci

24 Korrik 2021, 18:32, Sport CNA
VIDEO/ Vrulli i ardhur nga mesfusha për te porta kundërshtare, Enis

Enis Cokaj e ka nisur me këmbë të mbarë kampionatin e ri në Kroaci.

Mesfushori shqiptar dhuroi dy asist në takimin e parë të Lokomotivës së Zagreb, ndërsa në ditën e sotme ka arritur që të realizojë vetë.

Ekipi i shqiptarëve në Kroaci po fiton në shifrat 0-1 kundër Slaven Belupos.

Goli i vetëm i takimit i përket Cokajt dhe minutës së 22. Një realizim disi i rrallë i lojtarit shqiptar për repertorin e tij pasi ka arritur që të tund rrjetën me kokë.

Por vërtet i bukur ishte fakti që mesfushori u nis nga mesfusha dhe këmbënguli deri në fund për krosimin që u shpërblye me gol.

 

Lajmet e fundit nga