LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

VIDEO/ Manaj nuk ndalet më, përsëri gol spektakolar me Barcelonën

24 Korrik 2021, 17:55, Sport CNA
VIDEO/ Manaj nuk ndalet më, përsëri gol spektakolar me

Rei Manaj vazhdon të shkëlqejë me fanellën e Barcelonës. Sulmuesi i përfaqësues shqiptare, po shfrytëzon çdo mundësi që po i jepet me katalanasit për të treguar formën e vet dhe sot ka shënuar përsëri me ekipin e parë.

I rreshtuar mes titullarëve në sfidën e sotme ndaj Zhirona, Manaj e ka kërkuar që në fillim golin dhe e ka gjetur në minutën e 24-t të sfidës. Pas një aksioni nga e majta, ai e kërkoi topin në qendër dhe i vetëm para portierit ia kaloi sferën mes këmbëve këtij të fundit për të çuar shifrat në 2-0 për ekipin e tij mes duartrokitjeve të tifozëve të pranishëm.


Në ndeshjen e parë të skuadrës në fazën përgatitore, Manaj shënoi 3 gola në suksesin 4-0 ndaj Gimnastik Tarragonës.

Lajmet e fundit nga