LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

VIDEO/ E turpshme! Të gjithë dalin kundër lojtarit të ri të Bajernit, donte të futej me topin në rrjetë dhe nuk shënon dot

24 Korrik 2021, 18:10, Sport CNA
VIDEO/ E turpshme! Të gjithë dalin kundër lojtarit të ri

Bajerni i Mynihut është duke u përballur me Ajaksin në një ndeshje miqësore. Ndryshe nga rivali, te ekipi gjerman gjenden vetëm lojtarë të rinjë në pjesën dërrmuese.

Të parët kanë kaluar në avantazh holandezët, por Choupo Mouting barazoi shifrat që pjesa e parë të mbyllej në 1-1.

Shansi i artë ishte për lojtarin e ri, Zirkzee, që Bajerni i Mynihut të përmbyste gjithçka që në 45 minutat e para.

Pasi kaloi portierin e Ajaksit, Zirkzee mendoi që të tallej pak dhe të futej me top brenda në portë. Por në mënyrë të pabesueshme do të gabohej pasi një prej kundërshtarëve bëri ndërhyrjen vendimtare për të dërguar topin në goditje këndi.

Menjëherë kanë nisur edhe kritikat e mëdha nga ana e tifozëve të Bajernit që nuk pranojnë sjellje të tilla mendjemadhësie nga Zirkzee as në ndeshje miqësore, duke kërkuar largimin e tij.

Lajmet e fundit nga