Connect with Us

Tregu fason, nevojë për 10 mijë punonjës/ Kreu i shoqatës: Do i marrim nga Bangladeshi, pagat tonë më të larta se në Rajon

Sociale

Tregu fason, nevojë për 10 mijë punonjës/ Kreu i shoqatës: Do i marrim nga Bangladeshi, pagat tonë më të larta se në Rajon

Publikuar

-

Tregu fason, nevojë për mbi 10 mijë punonjës/ Kreu i shoqatës: Do i marrim nga Bangladeshi, pagat tonë më të larta se në Rajon

Edvin Prençe, kreu i shoqatës së fasonëve, është shprehur se ky sektor po përballet me mungesë të theksuar të krahut të punës.

Shkak për këtë mungesë sipas tij, është largimi i shqiptarëve jashtë vendit.

Prençe u shpreh se në Shqipëri, punëtorët në fasoneri paguhen më shumë se sa në vendet e Rajonit, duke sjellë si shembull Malin e Zi dhe Maqedoninë, ku tha se pagat atje janë deri në 240 euro, ndërsa në vendin tonë ata paguhen mesatarisht 33 mijë lekë.

“Situata aktuale është në përmirësim, ka rritje të kërkesave për prodhimet tona me rreth 20% në krahasim me vitin e kaluar, urojmë që ky trend të jetë në rritje. Problematika kryesore që ne po hasim është ajo e fuqisë punëtore, duke patur parasysh që gjithë sektorit tonë i mungojnë mbi 10 mijë punonjës, kjo përkthehet dhe në mungesë të prodhimit dhe nuk mund t’i përgjigjemi dot klientëve tanë. Shumë biznese po i drejtohen vendeve të treta, për të patur mundësi thithjen e punonjësve. Kjo mungesë vjen për shkak se shumë njerëz në vendin tonë kanë emigruar, fuqia punëtore ka shkuar në Europë.

LEXO EDHE:  Skandali i “helmimit” të 24 punonjësve/ Fasoneria i injoron?

Në lidhje me pagat, mesatarsisht janë shumë të larta krahasuar me vendet e Ballkanit, apo në Bullgari ku një punëtor në fasoneri merr rreth 240 euro apo Maqedonia me 240. Nuk mund të quhet më që Shqipëria është vend i pëlqyeshëm për krahun e lirë të punës, nuk është problematika e pagës pasi një mesatare varion në 32-33 mijë lekë në muaj paga në sektorin tonë”, tha ai në një lidhje me Report tv.

Për të plotësuar mungesën e krahut të punës, Prençe u shpreh se tashmë disa biznese kanë marrë punonjës nga Bangladeshi, duke theksuar se në shtator do të rriten kërkesat për të marrë më shumë punonjës nga jashtë.

“Disa biznese në sektorin tonë kanë marrë punonjës nga Bangladesh dhe nga muaj shtator mendojmë se do të ketë një shtim të kërkesave për prurjen e këtyre punonjësve“, theksoi Prençe./CNA.al

 

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania

Komentoni

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Sociale

Sot ‘Dita pa makina’/ Rrugët ku nuk do të lejohet qarkullimi i automjeteve

Publikuar

-

Nga

cna sociale

Në periudhën 16-22 Shtator të çdo viti, me nismën e Bashkimit Europian, organizohet “Java Europiane e Qarkullimit”, e cila finalizohet me datën 22 Shtator, me ditën “Në qytet pa makinën time”.

Në kuadër të kësaj jave edhe Bashkia e Tiranës ka rikthyer më 22 shtator nismën “Dita pa Makina”, për të ndërgjegjësuar qytetarët që të shmangin të paktën për një ditë përdorimin e automjeteve të tyre.

Për një aktivitet të qetë janë marrë masa  për kufizimin e qarkullimit të automjeteve nga ora 08:00 deri në orën 14:00, në disa prej rrugëve të qytetit.

Kjo nismë europiane e ka zanafillën në Francë në 1998. U deshën vetëm katër vjet që ajo të bëhej një nga manifestimet me përfshirjen më të madhe në fushën e mbrojtjes së mjedisit.



Qëllimi i nismës evropiane është pikërisht ndërgjegjësimi për ndërmarrjen e politikave të sukseshme urbane nga vendimamrrësit për të mundësuar rritjen e vëllimit të transportit me mjete miqësore me mjedisin.

LEXO EDHE:  Dalin faktet/ Diskreditohet përfundimisht sindikata me 4 veta e Arlind Qorrit

LEXO EDHE:  Skandali i “helmimit” të 24 punonjësve/ Fasoneria i injoron?

 Kufizimi i qarkullimit të automjeteve do bëhet si më poshtë:

  • Rruga “Luigj Gurakuqi”, duke filluar nga kryqëzimi me rrugën “Xhorxh Bush” deri në sheshin “Avni Rustemi”.
  • Rruga “Kostandin Kristoforidhi” deri në kryqëzimin me rrugën “Luigj Gurakuqi”

2.Qarkullimi i mjeteve të emergjencës dhe Policisë së Shtetit do të vazhdojë normalisht në segmentet rrugore sipas pikës 1.

3.Qarkullimi i mjeteve të tjera do të vazhdojë në segmentet e mëposhtme:

  • Rruga “Xhorxh Bush” – Rruga -Barikadave”
  • Rruga “Hoxha Tahsim”,- “Rruga “Tefta Tasho Koço”

4.Qarkullimi i mjeteve të transportit publik linja -Porcelan – Qendër- do të devijojë në sheshin “Avni Rustemi” dhe do të stacionohet pranë tij./CNA.al

LEXO TE PLOTE

Sociale

Rikthehen vranësirat/ Ulen ndjeshëm temperaturat

Publikuar

-

Nga

cna lajme sociale

Vendi ynë vijon të jetë me alternime kthjellimesh dhe vranësirash, ku më të theksuara do jenë gjatë mesditës dhe lagështira e lartë në ajër do të ndihmojë në krijimin e shirave të afatshkurtër në zona të izoluara.

Por paraditja dhe mbrëmja do të jenë kryesisht në ndikimin e motit të kthjellët dhe vanësirave kalimtare.

LEXO EDHE:  Ndodh në qendër të Tiranës/ Punëtorët pa asnjë masë sigurie

LEXO EDHE:  Kujdes nga kleçkat/ Hyn në fuqi ligji i ri i fuqisë punëtore në Gjermani



Sipas MeteoAlb, Temperaturat e ajrit do të bien në mëngjes, dhe mesditë duke luhatur vlerat ditore nga 10°C deri në 28°C.

Era do të fryjeë mesatarisht me shpejtësi mbi 45 km/h nga drejtimi  Verior – Veriperëndimor duke krijuar në brigjet detare dallgëzim 4 ballë./CNA.al

LEXO TE PLOTE

Sociale

Rriten sërish temperaturat/ Njihuni me parashikimin e motit për ditën e sotme

Publikuar

-

Nga

cna lajme sociale

Mbetemi mes kthjellimeve dhe vranësira, ku në veri dhe në zona të izoluara të qendrës së vendit të rrezikohen momente me pika shiu.

Orët në vijim sjellin përmirësim të dukshme, duke bërë që kthjellimet të dominojnë në një pjesë të mirë të territorit.



Sipas MeteoAlb, temperaturat e ajrit do të ulen në mëngjes por, mesdita do te ruaje vlera konstante duke u luhatur nga 12°C deri në 31°C.

LEXO EDHE:  Ndodh në qendër të Tiranës/ Punëtorët pa asnjë masë sigurie

LEXO EDHE:  Koronavirusi pengon punëtorët europianolindorë të vijnë në perëndim

Era do të fryjë mesatarisht me shpejtësinë mbi 35 km/h nga drejtimi  Veriperëndimor duke krijuar në brigjet detare dallgëzim mbi 3 ballë./CNA.al

LEXO TE PLOTE