Connect with Us

Rritja e rasteve me Covid, tregues që ‘Delta” është në Shqipëri/ Brataj: Njerëzit e ngatërrojnë me ftohjen

Shëndeti

Rritja e rasteve me Covid, tregues që ‘Delta” është në Shqipëri/ Brataj: Njerëzit e ngatërrojnë me ftohjen

Publikuar

-

cna news, cna lajme, lajme cna, lajme flash cna, cna.al, cna lajme politike, cna kronike, cna lajme bote, cna show

Kreu i Urgjencës Kombëtare Skënder Brataj, teksa ka folur për rritjen e rasteve me Covid ditë e fundit në vendin tonë, është shprehur se shifrat janë më të larta se ato që raportohen zyrtarisht.

Në një prononcim për ABC news, ai shtoi se të prekurit  ngatërrojnë shenjat me ato ftohjes nga kondicioneri dhe neglizhojnë kryerjen e testit për Covid.

Ndërkohë  të konfirmuarit pozitiv sipas mjekut Skënder Brataj po shfaqin simptoma të variantit “Delta”.

“Shenjat kryesore ngatërrohen më shumë me ftohjen, sidomos që tashmë njerëzit mendojnë se ajri i kondicionuar jep ato shenja që janë dhe tipike për variantin delta. Një gjë tipike është edhe diarreja. Për fatin e mirë nuk ka forma të rënda.

LEXO EDHE:  Universiteti Amerikan publikon shifrat/ Ja sa njerëz e kanë fituar betejën me COVID-19 në botë

Shpejtësia e përhapjes së tij është më e madhe dhe ka një % shumë të lartë si virus krahasuar me variantet e tjera duke e bërë dhe më të rrezikshëm në përhapje. Mund të jetë prezent në Shqipëri këtë e tregon dhe numri i rasteve të reja në vendin tonë”, është shprehur ndër të tjera Brataj./CNA.al

 

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Shëndeti

Varianti “Delta” më i rrezikshëm se varianti “MU”/ Virologu këshillon qytetarët

Publikuar

-

Nga

cna lajme shendet

Virologu shqiptar, Arban Domi, ka shpjeguar se sipas tij varianti Delta i Covid-19 është më shqetësues sesa varianti “Mu”.

Sipas  tij në ndryshim me “Deltan” varianti “Mu” është më rezistent ndaj vaksinave.

“Varianti “MU” ka mutacione shtesë në proteinë. Nga analizat laboratorike tregon që ka një rezistencë më të lartë ndaj vaksinave. Por për këtë variant nuk ka ndonjë shqetësim të madh se nuk është në nivel të lartë infektimesh si varianti Delta”, shprehet ai për abc news.

Domi është shprehur se tashmë variati “MU”, është tashmë i pranishëm në 39 shtete, por janë shumë pak raste dhe nuk e dominon Deltën. Ai gjithashtu ka një rezistencë më të madhe ndaj vaksinës.



Duke u ndalur tek vaksinat, virologu ka këshilluar qytetarët, duke thënë se vaksinat kryesore ndihmojnë shumë që sëmundja të kalojë me qetësi, edhe pse secila prej vaksinave, pas disa muajsh e humbet efikasitetin. Ndërsa për imunizimin natyral ai ka thënë se është më i forti kundër Covid.

LEXO EDHE:  Situata jashtë kontrollit në Berat/ Flet mjekja: Brenda ditës mbi 30 raste, kemi vetëm 19 shtretër

LEXO EDHE:  Universiteti Amerikan publikon shifrat/ Ja sa njerëz e kanë fituar betejën me COVID-19 në botë

Mjeku ka shpjeguar se pavarësisht se niveli i antitrupave mund të ulet pas 6 muajsh janë qelizat memorizuese dhe mbrojtja qelizore ato që luftojnë Covid-19 në rastet e riinfektimit.

Edhe tek të vaksinuarit niveli i antitrupave është në nivel të ulët. Mbrojtja do vijë nga qelizat e kujtesës dhe jo nga antitrupat.

“Varianti “Mu” nuk me shqetëson fare. Ndërsa për Deltën ka publikime serioze nga Izraeli dhe Britania. Tregojnë se efikasiteti i vaksinës bie në muajit e gjashtë. Por vaksinat kryesore ndihmojnë shumë dhe që sëmundja të kalojë me qetësi. Por 95-97% e të vaksinuarve do e kenë të lehtë”, sqaron mjeku Domi./ CNA.al

LEXO TE PLOTE

Shëndeti

“Nuk ndikon në fertilitet”/ Alimehmeti tregon nëse duhet të vaksinohet gratë shtatzënë  

Publikuar

-

Nga

“Nuk janë studiuar efektet afatgjata”/ Alimehmeti kundër vaksinimit të fëmijëve

Epidemiologu Ilir Alimehmeti ka dhënë një mesazh për skeptikët që refuzojnë të bëjnë vaksinën, mbi pasojat që ajo mund të ketë në të ardhmen.

Në studion e Report Tv, ai tha se nga studimet e deri tanishme, nuk ka të dhënë që vaksina shkakton probleme për fertilitetin te gratë dhe burrat, e ndërsa e rekomandon marrjen e vaksinës edhe për gratë shtatzëna, por pas muajit të tretë.



“Kemi studime mbi Pfizer dhe Astrazeneca. Po t’ia japim grave shtatzënë, nuk ka risk, është studiuar dhe fertiliteti dhe nuk është parë ndonjë problem. Ne e dimë që tre muajt e parë duhet të kemi shumë kujdes, a kemi mundësi ta bëjmë nga muaji 4-5, por nga ana tjetër nëse nuk janë ende shtatzënë, më mirë të vaksinohet tani dhe ta shtyjnë shtatzëninë pas 6 muajsh, se vaksina qëndron 10 orë në trup”, tha Alimehmeti.

LEXO TE PLOTE

Shëndeti

Alarmi nga variantet e reja të Covid-19/ Epidemiologu qetëson qytetarët

Publikuar

-

Nga

cna news, cna lajme, lajme cna, lajme flash cna, cna.al, cna lajme politike

Në një kohë që varianti MU ka përhapur frikë se do të përsëritet një skenar i ngjashëm me DELTA,  epidemiologu Ilir Alimehmeti ka “qetësuar” qytetarët, duke thënë se e gjitha është një alarm fals.

Nga studio e Report tv, Alimehmeti  ka dhënë argumente shkencore, ndërsa thekson se 98.1% e rasteve të reja në Europë, pjesë e të cilave është Shqipëria, janë të prekur me Delta.

“Ne po infektohemi me Delta, 98.1% e rasteve të reja janë Delta, MU për momentin duket në alarm flas, sepse në mënyrë paradoksale mbrojtësi jonë është Delta, ai duhet të mbizotërojë Deltën, ndërkohë që është e kundërta, Anglia që e deklaronte në Europë, janë vetëm prej udhëtarë , pra po të kishte MU, do i gjente Anglia”, tha Alimehmeti.

Për shkak të rritjes së rasteve të reja, vendi ynë, si edhe disa shtete në botë, kanë shtrënguar masat anti-COVID, por për Alimehmetin, është e gabuar! Kjo sepse sipas tij, në këtë fazë të pandemisë, nuk duhet t’u jepet më rëndësi rasteve të reja, por shtrimeve në spitale që aktualisht në Shqipëri janë në gjendje stabël. Ai këmbëngulë që masat e reja duhet të bazohen mbi shtrimet në spitale dhe jo rastet e reja.

LEXO EDHE:  Greqia shtyn “lockdown-in”/ Athina dhe zonat përreth saj sërish në izolim

LEXO EDHE:  Dy të rinj humbën jetën nga Covid/ Balla i alarmuar: Ky armik duhet luftuar



“Ne shohim qartë që është i njëjti virus, Delta si këtu në rajon dhe nuk duhet të shohim më rastet e reja, të ruajmë infektimet nuk duhet të shihen më, duhet të shohim rastet e rënda, ne këtu kemi më pak të shtruar. Dhe ditën kur të gjithë të jenë të imunizuar, e dimë që grafiku i personave të shtruar duhet të jetë sa më i ulët, pa i dhënë rëndësi rasteve të reja. Masat e reja të bëhen mbi shtrimet në spitale, dhe jo raste të reja, kështu e ka Gjermania, Anglia, Italia”, tha ai.

Një problematikë është që është hasur jo pak gjatë këtyre muajve, ku vendi ynë është nën “pushtetin” e virusit, është marrja e antibiotikëve nga qytetarët si një masë paraprake.

Alimehmeti tha se ky vendim sjell më shumë pasoja negative nga sa mund ta mendonim.

“74% e qytetarëve kanë marrë antibiotik kot, me parimin do i dal para, por kjo ul forcën imunitare, dhe s’po e lë trupin të bëjë luftën që trupi do e bënte natyrshëm, pjesa tjetër i ka pasur të nevojshme”, tha Alimehmeti.

LEXO TE PLOTE