Connect with Us

Robert Berisha e thotë troç/ “Gocat në Kosovë e Shqipëri përfundojnë me burra të vjetër”

Showbizz

Robert Berisha e thotë troç/ “Gocat në Kosovë e Shqipëri përfundojnë me burra të vjetër”

Publikuar

-

Robert Berisha e thotë troç/ "Gocat në Kosovë e Shqipëri përfundojnë me burra të vjetër"

Këngëtari Robert Berisha ka folur për një nga fenomente që prek shoqërinë tonë. I ftuar në “Breaking”, këngëtari është shprehur se vajzat e reja në Kosovë dhe Shqipëri përfundojnë në një marrëdhënie me burra të vjetër dhe nga pikëpamja e tij, ka dhënë një arsye pse ndodh kjo.

Sipas Robertit, kjo ndodh pasi vajzat rriten pa dashurinë e babait.

Unë i sugjeroj prindërve që t’i ofrojnë fëmijëve të tyre sa më shumë dashuri, që të mos përfundojnë keq. Sidomos me gocat ndodh kjo. Kur nuk kanë dashurinë e prindit përfundojnë edhe me burra më të vjetër siç po ndodh në Kosovë dhe Shqipëri. E kanë vetëm nga mungesa e dashurisë së babait 100%”, tha Roberti./ CNA.al

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania

Komentoni

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Showbizz

FOTOT- Jasmina e “Përputhen” “thyen” rrjetin/ Poston foton me veshjen minimaliste

Publikuar

-

Nga

cna lajm show

Edhe pse edicioni i ri i “Përputhen” ka nisur dhe personazhet e rinj po marrin vëmendje maksimale, duhet ta pranojmë se edhe ata të vjetrit vazhdojne të jene kryefjale e medias rozë.

Nje prej tyre është edhe ish konkurrentja Jasmin Kadriu. Bukoroshja ka postuar së fundmi nje foto në Instagram që i le shumë pak vend imagjinatës. Me nje fustan pas trupit ngjyrë portokalli, shumë i shkurtër dhe me dekoltenë të hapur, Jasmin është siguruar të “thyej rrjetin”.

Komente të shumta që e komplimentojnë për look-un e saj kanë vërshuar në profilin e Jasminës.



Kujtojmë se ish konkurrentja doli çift me Andin, djalin nga kosova dhe vendosën të vazhdonin njohjen e tyre jashtë programit, por si duket kjo njohje nuk u finalizua dhe ata nuk janë më bashkë.

Për më shumë ndiqni galerinë mëposhtme./CNA.al

 

LEXO TE PLOTE

Showbizz

“Dashuria nuk njeh moshë”/ Rita Ora më në fund flet për lidhjen e saj me regjizorin e famshëm

Publikuar

-

Nga

cna lajm show

Këngëtarja me origjinë shqiptare Rita Ora, kur vjen puna tek jeta private preferon mos japë shumë detaje. Edhe pse kameramanëve nuk ju shpëton ndonjë foto e saj me partnerin, nga vet Rita ka shumë pak daklarata apo intervista ku shprehet për jetën e saj jashtë punës.

Në një intervistë për “Vogue Italia” ajo ka përmendur pak edhe aspektin e jetës personale.

Jam në një vend të mrekullueshëm të jetës sime, dhe vetëm kaq do të them tani për tani. Mendoj, me gjithë respektin, se privatësi është shumë e rëndësishme. Po… kam mësuar shumë gjatë të 20-tave të mia”, tha ajo.

Me këtë deklaratë Rita ka lënë të kuptohet se është në nje fazë shumë të lumtur me regjizorin e njohur Taika Waititime të cilin ka 16 vite diferencë dhe nuk dëshiron të ketë ndërhyrje.



Gjithashtu, është përfolur se çifti kanë marrë hapin e radhës dhe janë fejuar, ndonëse nuk ka ende një konfirmim publik.

Për herë të parë, çifti është parë bashkë në tapetin e kuq të “Met Gala”.

Ndiqni galerinë e mëposhtme./CNA.al

LEXO TE PLOTE

Showbizz

“Turp, ul një femër për një mashkull”/ Ndjekësit nuk kursehen me Alvisën, e “kryqëzojnë” pas debatit për Edin

Publikuar

-

Nga

cna news, cna lajme, lajme cna, lajme flash cna, cna.al, cna lajme politike, cna kronike, cna lajme bote, cna show

Në Përputhen kanë shpërthyer debatet dhe ofendimet e konkurrentëve ndaj njëri-tjetrit. Pas përplasjes së Argjendit me Julin, një tjetër debat që ka marrë të gjithë vëmendjen e ndjekësave ka qenë ai mes, Adës, Edit dhe Alvisës.

Edi ka folur me një gjuhë shumë të ashpër dhe paragjykuese ndaj Adës, duke thënë shprehje të tilla si: “Je si burrë, nuk je natyrale, je e tëra e bërë, hiq silikonat” e shumë të tjera që u dëgjuan sot gjatë emisionit.

Nga ana tjetër nuk ka mbetur jashtë vëmendjes as reagimi i Alvisës, në mbrojtje të Edit.



Sjellja e saj dhe Edit nuk janëpëlqyer aspak nga ndjekësit të cilët kanë shpërthyer në komente në rrjetet sociale, ku më shumti kritikojnë Alvisën, për faktin se nuk e mbrojti Adën ndaj ofendimeve dhe paragjykimeve të Edit.

Ata e quajnë një turp dhe vënë në dukje se Alvisa po hedh poshtë një femër, për një mashkull.

Komentet kanë qenë të shumta por më poshtë mund të lexoni disa prej tyre./ CNA.al

LEXO TE PLOTE