Connect with Us

Njohja e patentave në Itali/ Ambasada jep lajmin e mirë për shqiptarët

Lajme

Njohja e patentave në Itali/ Ambasada jep lajmin e mirë për shqiptarët

Publikuar

-

Njohja e patentave në Itali/ Ambasada jep lajmin e mirë për shqiptarët

Ambasada Italiane në vendin tonë ka reaguar në lidhje me çështjen e njohjes së patentave shqiptare në vendi fqinj.

Në një postim në faqen zyrtare në Twitter njofton se marrëveshja e firmosur mes dy vendeve në mars të këtij viti dhe që hyri në fuqi në 12 korrik shumë shpejt do të nisë zbatimin.

“Lidhur me Marrëveshjen mbi patentat, e cila ka hyrë në fuqi më 12 korrik, ju informojmë se janë duke u kryer verifikime për të zgjidhur disa probleme teknike për të bërë të mundur që të interesuarit të mund të paraqesin sa më shpejt kërkesë për konvertimin e patentave të tyre” shkruan ambasada.

LEXO EDHE:  Vjen në Shqipëri gjiganti italian i call center/ Drejt finalizimit shitja e IDS

Kjo do të thotë se shqiptarët që kanë marrë lejet e drejtimit në atdheun e tyre pas marrëveshjes mes dy vendeve nuk kanë nevojë për provime teorike apo praktike në Itali pasi konvertimi do të bëhet automatikisht./ CNA.al

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania

Komentoni

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lajme

Gazetari Dhimitër Gjoka nderohet me titullin e lartë “Mjeshtër i Madh”

Publikuar

-

Nga

cna news, cna lajme, lajme cna, lajme flash cna, cna.al, cna lajme politike, cna kronike, cna lajme bote, cna show

Gazetari dhe moderatori i njohur Dhimitër Gjoka, është nderuar me titullin e lartë “Mjeshtër i Madh” nga presidenti Ilir Meta.

Gjoka ka një karrierë të gjatë në fushën e medias, është autor i dhjetëra skenare filmash, programesh dhe dokumentarësh.

Duke ndarë me të gjithë ndjekësit këtë moment të veccantë, Gjoka falenderon teleshikuesit, kolegët dhe bashkëpunëtorët që kanë ndarë së bashku kohën e vyer televizive.



“Miq ,sot eshte nje nga ditet e lumtura te jetes time. Presidenti i Republikes Z. Ilir Meta me vleresoi per karriren time 45 vjecare ne mikrofonin e Radio Tiranes dhe ne ekranet televizive shqiptare me titullin Mjeshter i Madh. Dua te falenderoj me kete rast ju teleshikues te dashur qe me keni pranuar neper cdo mbremje ne familjet tuaja nga ekrani televiziv. Dua te falenderoj gjithashtu gjithe koleget dhe bashkpuntoret e mi qe kemi ndare se bashku kohen e vyer televizive. Perqafime te gjitheve.”/CNA.al

LEXO TE PLOTE

Lajme

KLGJ me paga mbi 400.000 lek në muaj/ ‘Nuk na mjaftojnë që të bëjmë punën e KPK’

Publikuar

-

Nga

cna news, cna lajme, lajme cna, lajme flash cna, cna.al, cna lajme politike, cna kronike, cna lajme bote, cna show

Në qershor 2022 përfundon mandati i Anëtarëve të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit dhe Komisionerëve Publikë. Trupa e shkallës së parë të Vettingut sipas Kushtetutës, pas Qershorit pushon së ekzistuari.

Kushtetuta që parashikoi ngritjen e organeve të reja të drejtësisë në pjesët që i takojnë organeve të vetingut ka parashikuar përfunfimin e mandatit të KPK dhe Komisionerëve Publikë. Pavarësisht përfundimit të afatit të KPK, Komisioni i Pavarur i Apelimit (KPA) do të vazhdojë punën si niveli më i lartë i ankimimit.

Përfundimi i afatit të llogaritur të Kushtetutës, kish lidhje sigurisht me bërjen funksionale të 2 organeve të reja të drejtësisë, KLGJ dhe KLP.

Nuk ka lajthitje në afatet e parashikuara nga ligji për përfundimin e misionit të KPK dhe eventualisht edhe Komisionerëve publikë.

Ligji e ka të qartë që me përfundimin e afatit të veprimtarisë së KPK (dhe ky afat nuk u zbulua sot, nuk ishte sekret), kompetencat i kalojne përkatësisht KLGj (Këshillit të Lartë Gjyqësor) për trupën e gjyqtarëve dhe KLP (Këshillit të Lartë të Prokurorisë) për trupën e prokurorëve.

Ndryshe nga KPK, KLGJ dhe KLP jane organe të përhershme dhe pjese e strukturës së reformës në drejtësi. Të dy organet janë tashmë funksionale prej gati 3 vjetësh.Nuk ka asnjë surprizë për asnjerin që mandati i KPK, do të përfundonte ne qershor 2022! Siç dihej qe me përfundimin e atij mandati, kompetencat do të duhej ti kalonin KLGJ-së dhe KLP-së.

Organet e drejtësisë së re që prej krijimit kanë sistemuar pagat, zyrat, makinat, kanë marrë nga Kuvendi gjithë strukturat, benefitet financiare dhe burimet njerëzore që kanë kërkuar, pensione suplementare, asistencë dhe gjithshka që kanë kërkuar.

Nëse pas pothuajse 3 vitesh nëpër zyra, tani po pretendojnë që nuk paskan kapacitete të ushtrojnë funksionet e ngarkuara nga Kushtetuta dhe Ligji, atëherë këtu ngrihen dilema të mëdha.

Ose organet janë ideuar gabim, ose njerëzit që janë zgjedhur në to, janë atje gabimisht.

Mbajtja gjallë e strukturave paralele, si KPK, me benefite të krahasueshme me KLGJ dhe KLP, përveçse flet për paaftësinë e anëtarëve dhe drejtuesve të KLP dhe KLGJ, mund të dëshmojë paaftësinë e baballarëve të reformës që pasi sitemuan veten brenda sistemit, tani heshtin të rehatuar dhe pa asnjë ndjenjë faji.

Pse KLGJ dhe KLP nuk bëjnë dot funksionin e ngarkuar nga Kushtetuta?

Pse duhet zgjatur afati i KPK dhe sa kohë do i duhet KLP dhe KLGJ që të bëhen gati për të ushtruar të gjitha funksionet që ju ngarkon Kushtetuta?

LEXO EDHE:  Vjen në Shqipëri gjiganti italian i call center/ Drejt finalizimit shitja e IDS

LEXO EDHE:  Rreziku nga Covid, Italia, Spanja dhe Gjermania me popullsinë më të plakur në Europë/ Shqipëria më shumë të rinj



Kush mban përgjegjësi për faturën që zgjatja, (cilado qoftë ajo), i ngarkon buxhetit të shtetit?

KLGJ dhe KLP në çdo raport përgëzojnë veten për sukseset e arritura! Çfarë duhet të thonë sot, kur deklarojnë se nuk paskan staf të mjaftueshëm për të ushtruar funksionet e tyre Kushtetuese?

Secili organ ka nga 100 deri ne 130 persona të parashikuar në strukturë. Aq kanë kërkuar! Aq kanë marrë!

Turpin nuk e njohin me sa duket!

Gjithë sa kërkojnë realizohet vetëm me shtesën e një fjalie të vetme në Kushtetutë.

Për publikun duhet të jetë e qartë se nuk ka asnjë rrezik vakance funksionesh, në rastin që KPK shpërndahet.

Vettingu sipas ligjit vijon normalisht, nga 2 trupa të tjera, secila me më shumë anëtarë sesa KPK.

Në nivel numrash, pas përfundimit të afatit të mandatit të KPK, dhe kalimit të kompetencave tek KLGJ dhe KLP, katër deri në pesëfishohet numri i personave (të bordeve drejtuese) që do duhet të angazhohen pas kësaj me procesin e mbetur të vetingut. Por çuditërisht të gjithë po kërkojnë zgjatjen e mandatit të atyre 7 vetave tek KPK! Dhe jo vijimin e procesit me dy trupa që së bashku shkojnë deri ne 40 persona! Të gjithë të zgjedhur atje si rezultat i zbatimit të refoës në drejtësi!

Rama do zgjatjen e mandatit të anëtarëve të KPK megjithëse nuk ka asnjë hatërmbetje me KLGJ dhe KLP dhe këta nuk ja kanë prishur kurrë humorin. Thjesht “preferon” KPK-në! Për këtë i duhen votat e Luli Bashës sepse fjalia që duhet ndryshuar ka nevojë për më shumë vota sesa ka Edi Rama.Dhe ato vota do duhet t’ ja japi Luli Basha. As Luli Basha nuk ka gjë as me KPK, as me KLGJ e as me KLP.

Mbase Luli, përveç kuptimit që ka akronimi “SPAK”, nuk i ia interesuar kurrë të pyesë se si zberthehet lumi i akronimeve që mbushin paketën e drejtësisë së re!

Dhe si për çudi pasi të dy këta deklarojnë që duan më shumë KPK-në sesa KLGJ dhe KLP, del KLGJ-ja dhe thotë: nuk na mjafton rroga që marrim për të ushtruar funksionet kushtetuese, ndaj shikoni ti zgjasni pak mandatin atyre te KPK!

Këtë po e shesin si reformë e reformës!Ndërkohë shqiptarët paguajnë!

LEXO TE PLOTE

Lajme

Prej ditësh i shtruar në spital/ Humb jetën nga Covid ‘Mjeshtri i Madh i Punës’ Vehap Xhindolli

Publikuar

-

Nga

Është ndarë nga jeta “Mjeshtri i Madh i Punës”, Vehap Xhindolli. Ai  ishte shtruar në spital, pasi ishte i prekur nga koronavirusi, ndërsa ndërroi jetë mbrëmjen e sotme në moshën 80-vjeçare.

Xhidoli është një emër i shquar i peshngritjes ku për 10 vite ai ka mbajtur titullin si ‘kampion absolut’, dhe ai di 5 gjuhë të huaja.

Në moshën 70-vjeçare Xhindolli nisi të mësojë gjuhën angleze dhe brenda një viti arriti të përkthente libra nga anglishtja, e cila ishte gjuha e pestë që njihej shkëlqyer prej tij.

LEXO EDHE:  Kërkohej nga Interpoli/35 vjeçari arrestohet në Vlorë

LEXO EDHE:  Kërkohej nga Interpoli/35 vjeçari arrestohet në Vlorë



Në rini kishte mësuar rusishten, frëngjishten, gjermanishten.

Xhindolli njihej nga elbasanasit për kontributin e tij të çmuar në disa fusha dhe i ishte akorduar edhe titulli “Qytetar Nderi” i Elbasanit./CNA.al

LEXO TE PLOTE