LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Nikoll Lesi zbulon detajet e marrëveshjes Rama-Basha/ Berisha prishi planet për koalicion

24 Korrik 2021, 11:46, Politikë CNA
Nikoll Lesi zbulon detajet e marrëveshjes Rama-Basha/ Berisha prishi planet

Gazetari Nikoll Lesi së fundi në një editorial të publikuar në gazetën e tij, i ka thurur laved ish-kryeministrit dhe liderit historik të demokratëve, Sali Berisha.

Në video-editorialin e publikuar në ?Koha Jonë?, kreu i PD, Lulzim Basha lihet në ?hije?, ndëra thekson se pa Sali Berishën, ?PD do të kishte vdekur?. Sipas tij, Berisha është inspiruesi i demokratëve.

Por, gjithashtu Lesi tregon edhe një tjetër detaj, të marrëveshjes mes kryeministrit Edi Rama dhe kreut të PD, Lulzim Basha.

Sipas Lesit, PD dhe PS do të ishin në koalicion, nëse nuk do të kishte qënë kundërshtimi i Sali Berishës.

?PD do të ishte në koalicion me Partinë Socialiste nëse nuk do të ishte kundërshtimi i liderit të demokratëve, Sali Berisha, që në fakt është edhe inspiruesi i krejt demokratëve.?-thuhet në editorial.

Më tej, risjell ne vemendje zgjedhjet e vitit 2005, ndërsa thotë se ?Në vitin 2005 PD erdhi e vetme në pushtet, pasi ishte djegur dhe rrënuar. Dhe kjo seps eish-lideri demokrat krijoi frymë, besim dhe ishte i vendosur të hapej si parti. Ndërsa Basha mbetet kryetar europian, i butë por pa zjarr.?

Po ashtu ai thekson se ?Demokratët pa Sali Berishën do të ishin krejt të mbaruar. Është ai që mban gjallë Partinë Demokratike.?

Sipas Lesit, ?Kur ne themi Partia Demokratike dhe nënkuptojmë Saliun?./CNA.al

Lajmet e fundit nga