Connect with Us

“Neveri për njerëzit që abuzojnë”/ Eli Fara hedh poshtë akuzat: Nuk kam mashtruar kurrë

Politikë

“Neveri për njerëzit që abuzojnë”/ Eli Fara hedh poshtë akuzat: Nuk kam mashtruar kurrë

Publikuar

-

“Neveri për njerëzit që abuzojnë”/ Eli Fara hedh poshtë akuzat: Nuk kam mashtruar kurrë

Këngëtarja Eli Fara ka reaguar për herë të parë publikisht pas akuzave të publikuara në disa media, ku ajo akuzohet se ka qënë punësuar për tetë vite si drejtoreshë në dy ministri.

Në një postim në rrjetet sociale, Eli Fara hedh poshtë çdo akuzë, ndërsa thekson se çdo gjë që ka në jetë, e ka arritur me djersën e saj.

Ajo thekson se ndjen neveri për abuzuesit, dhe shton se nuk ka  firmosur kurre ne asnje bordero si drejtoreshe dhe ska marrë kurrë një pagë si e tillë.

Zoti me ka bekuar me zerin qe me fali , gjith jeten time ia kam kushtuar artit te kenges! Ndjej neveri te pa fund per njerezit qe abuzojne me jeten e te tjereve duke shpifur pafytyresisht!!!

Ndjej detyrim moral te sqaroj opinionin publik mbi lajmet e rreme nga disa portale keto dite! Nuk di te kem mashtruar apo vjedhur askend kurre ne jeten time! Kam punuar fort dhe jam krenare per rrugen qe kam ndjekur per te perballuar çdo gje me djersen time, jam krenare per edukaten qe me kane dhene prinderit e mi te mrekullueshem larg te keqiave, mashtrimeve, vjedhjeve! Deri tani nuk e kam besuar se ne bote ka njerez kaq te ligj, te paskrupullt dhe abuzive! Perse i ka sjelle zoti ne kete bote? Duke shkruar tani po shoh babain tim 88 vjeçar duke shkulur barishtet e keqia ne oborr, si mendoni do shpetoje nga ato? Zoti e befte mire per te gjithe ne!

Nuk kam firmosur kurre ne asnje bordero si drejtoreshe!!!Nuk di te kem marre ndonjehere rroge si drejtoreshe!!!! Nuk di te kem udhetuar ndonjehere si drejtoreshe!!! Kam udhetuar vetem per koncerte dhe nuk kam pasur nevoje per shoqerues! Kjo eshte e verteta!

Thone qe ne ditet me te veshtira njeh ata qe te duan por edhe ata qe mezi presin te marrin gurin e pare e te te godasin. Per keta te fundit nuk dua te flas me shume, disa prej tyre do te kene perballje ligjore. Ndersa per ata qe u shqetesuan njesoj si une dhe besojne te e verteta ime, dua ti Falenderoj pa fund!”-shkruan këngëtarja Eli Fara./CNA.al

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Politikë

“Mbrojtja” e Berishës/ Bushati: Ambasadat të nxjerrin faktet nëse duan vërtetë demokracinë

Publikuar

-

Nga

Andi Bushati: Kandidatët s’janë fake, por gara brenda PD nuk është reale

Analisti politik, Andi Bushati, është i mendimit se ambasada e SHBA do të bënte mirë të nxirrte faktet ndaj Sali Berishës.

Në emisionin “Shock” me Bruna Çifligun dhe Baton Haxhiun në Euronews Albania, Bushati theksoi se nga ana morale Berisha do të duhej ta kishte shmangur debatin duke u larguar vetë më parë. Por në aspektin juridik, pa u treguar faktet, nuk mund të krijohet precedenti.

“Nëse ambasadat duan demokracinë, na bëjnë mirë t’i nxjerrin këto dosje. Por nuk mund të krijojnë standardin që një njeri që votohet nga shqiptarët del një ambasadë dhe thotë unë nuk e dua. O jemi në ambasadokraci, ose në demokraci,” – tha Bushati.



Bushati tha se PD është në një pozitë të rëndë për sa i përket kësaj çështjeje, pasi në mes është historia e saj.

LEXO EDHE:  Dosja italiane e drogës/Të gjitha akuzat për Saimir Tahirin

LEXO EDHE:  Akuzat e Bashës/ Përgjigjet “dhëmbë për dhëmbë” Rama

“PD-ja është në një dilemë të madhe, ose të thotë se ne jemi lakej të ambasadës, ose duhet të ridimensionojë historinë e saj të 30 viteve, sepse nëse Berisha është minus i demokracisë dhe vjedhës i fondeve publike kjo rrënon 30 vite të PD-së, sepse të gjithë e dinë që PD-ja ka qenë ai,” – u shpreh Bushati.

“Të kërkosh të bësh drejtësinë e munguar, përmes një drejtësie të shtrembëruar, që ne na e kanë thënë diplomatët kështu na e do Amerika… po të shohim edhe debatin, nuk thonë ‘po dënojmë Berishën se i ka bërë dëm vendit’, por thonë ‘PD-ja nuk e ka luksin të prishet me Amerikën’, por çfarë të prishet me të vërtetën?” – vijoi Bushati./euronews

LEXO TE PLOTE

Politikë

Mbledhja e kryesisë së PD ende pezull/ Basha në dilemë mes presionit të amerikanëve dhe Berishës

Publikuar

-

Nga

cna news, cna lajme, lajme cna, lajme flash cna, cna.al, cna lajme politike, cna kronike, cna lajme bote, cna show

Kur duhen vetëm pakditë nga nisja e sezonit të ri parlamentar ende nuk ka një njoftim se kur Partia Demokratike do të mbledhë kryesinë e re, nga e cila pritet një qëndrime dhe për marrëdhënien që Basha dhe ekipi i tij do të mbajnë me ish-liderin historik të shpallur non grata nga SHBA.

Burime nga strukturat drejtuese të PD i thanë A2 CNN se mbledhja po shtyhet për shkak të problemeve shëndetësore të njerëzve të afërt të kryetarit. Basha po qëndron gjithnjë e më shumë pranë të atit, që po kalon momente të vështira me shëndetin, pohuan burimet.

Përtej këtyre momenteve jo të lehta familjare, kryedemokrati është edhe nën presion nga partnerët amerikanë, që qartësisht i kishin lënë kohë deri në shtator për t’u distancuar nga Berisha.

Nesë brenda PD ka paqartësi dhe ende nuk kanë një përgjigje krejt e kundërta ndodh me Sali Berishën. Ish-kryetari i PD e ka bërë të qartë se nuk u trembet amerikanëve të cilët e shpallen Non Grata dhe se në datën 10 shtator do jëtë ne seancën plenare.

LEXO EDHE:  Ish-deputeti i Ramës lëshon “bombën”/ Zbulon prapaskenat e zgjedhjeve në Shqipëri

LEXO EDHE:   “Zullumqarët e gjejnë një mënyrë për ta rikthyer”/ Aleanca për Teatrin reagon pas Ndrenikës: E di profesori se...



Për të përforcuar qëndrimin e tij, lideri historik i demokratëve kërciti dhëmbët edhe ndaj pasardhësit të tij në karrigen e kryetarit të PD si të për treguar se ende e ka hijen e rëndë në oborrin e forcës më të madhe të së djathtës shqiptare, shkruan A2.

“Nëse PD apo kushdo tjeter merr nje vendim jo parimor, do bejë cfarë është e mundur ta kthej PD aty ku ka qenë”, u shpreh Berisha.

Një deklaratë kjo që vendos mes 2 zjarreve Lulzim Bashën i cili ka përpara një zgjedhje shumë të vështirë, të mbrojë atin e tij politikdhe të rrezikojë krisjen e marrëdhenieve me SHBA ose të përjashtojë Berishën nga grupi parlamentar dhe të rrezikojë të humbasë mbështjejten e bazës së gjerë të demokratëve.

LEXO TE PLOTE

Politikë

Reforma në Drejtësi/ Kim takim me Etilda Gjonajn: Me kontributin e saj ka filluar të japë rezultate

Publikuar

-

Nga

cna news, cna lajme, lajme cna, lajme flash cna, cna.al, cna lajme politike, cna kronike, cna lajme bote, cna show

Ambasadorja e SHBA, Yuri Kim ka falenderuar ministren e Drejtësisë Etilda Gjonaj për kontributin e saj për Reformën në Drejtësi.

Ndër të tjera Kim u shpreh se SHBA do të vazhdojë të mbështesë fuqishëm zbatimin e Reformës në Drejtësi në Shqipëri.

Ambasadorja thekson se drejtuesit dhe institucionet e drejtësisë duhet të vazhdojnë përpara për të dhënë më shumë rezultate që i shërbejnë popullit.



U takova Etilda Gjonaj për ta falënderuar ndërsa përfundon mandatin e saj të jashtëzakonshëm si Ministre e Drejtësisë, personi me jetëgjatësinë më të madhe dhe gruaja e parë në këtë pozicion kyç. Ne vërejmë veçanërisht udhëheqjen e saj mbi reformën në drejtësi, e cila – me kontributin e saj – ka filluar të japë rezultate.

SHBA do të vazhdojë të mbështesë fuqishëm zbatimin e reformës në drejtësi në Shqipëri. Shpresojmë që të gjithë drejtuesit dhe institucionet e drejtësisë do të vazhdojnë të ecin përpara për të dhënë më shumë rezultate që i shërbejnë popullit të Shqipërisë, që plotësojnë standardet e BE dhe që Shqipëria të afrohet me SHBA”, shkruan Kim në Twitter./ CNA.al

LEXO TE PLOTE