Connect with Us

Manastirliu inspekton qendrën shëndetësore në Durrës/ Mbi 14 mijë pushues vendas e të huaj kanë marrë shërbim në zonat turistike

Shëndeti

Manastirliu inspekton qendrën shëndetësore në Durrës/ Mbi 14 mijë pushues vendas e të huaj kanë marrë shërbim në zonat turistike

Publikuar

-

Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Ogerta Manastirliu ka inspektuar qendrën e plazhit të vjetër në Durrës, një nga 29 qendrat shëndetësore verore të hapura për pushuesit përgjatë zonave turistike.

“Nga 15 qershori deri më sot janë më shumë se 14 mijë vizita dhe shërbime që janë ofruar për pushuesit vendas dhe të huaj. Janë më shumë se 10 mijë pushuesit vendas që kanë marrë shërbime në këto qendra shëndetësore verore, ndërkohë që më shumë se 4 mijë janë pushues të huaj, turistë, të cilët kanë ardhur dhe kanë marrë shërbime falas në këto qendra”, bëri me dije Manastirliu.

Ministrja e Shëndetësisë tha se programi i qendrave shëndetësore verore ka lehtësuar shumë punën në spitale.

“Ky program, tashmë funksional prej 7 vitesh, ka lehtësuar shumë punën në spitale. Sepse gjithë ky fluks i madh pacientësh që kanë marrë shërbim, nuk janë drejtuar dyerve të spitaleve, por i kanë marrë këto shërbime pranë zonave të pushimit. Qendrat shëndetësore verorë janë rritur në numër vit pas viti, duke mbuluar me shërbim dhe ato zona të pambuluara më parë”, tha Manastirliu.

LEXO EDHE:  Përfundon numërimi në Durrës, Dako rizgjidhet kryebashkiak i qytetit

Gjatë inspektimit në qendrën shëndetësore verore në Durrës, Manastirliu tha se fokusi është tek vijimi i programit të vaksinimit, me qëllim për të rritur mbulesën vaksinale.

“Prej disa ditësh dhe përgjatë gjithë javës ne kemi mundësuar që të realizohet vaksinimi në +18 vjeç, në çdo qendër shëndetësore dhe në çdo pikë të vaksinimit të përqendruar dhe gjithashtu nëpërmjet njësive lëvizëse të vaksinimit, që tashmë janë në të gjithë vendin”, tha Manastirliu, duke u bërë thirrje qytetarëve që të vaksinohen sa më parë, për t’u mbrojtur nga Covid19.

Rreth 130 mjekë dhe infermierë në qendrat shëndetësore verore ofrojnë shërbim 24/7 për emergjencat në 29 pika turistike nga veriu në jug. Në çdo qendër shëndetësore verore ofrohet falas edhe testi i shpejtë i Covid19, me synim identifikimin e hershëm dhe izolimin e rasteve të dyshuara me virusin e rrezikshëm./ CNA.al

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania

Komentoni

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Shëndeti

MSH nxjerr shifrat/ Rritet numri i viktimave, ja sa raste pozitive me Covid janë regjistruar në 24 orë

Publikuar

-

Nga

cna news, cna lajme, lajme cna, lajme flash cna, cna.al, cna lajme politike, cna kronike, cna lajme bote

Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale ka publikuar të dhënat e 24 orëve të fundit sa i përket situatës së pandemisë në vendin tonë.

Sipas të dhënave mësohet se në 24 orët e fundit janë kryer, 4081 testime, nga të cilat kanë rezultuar pozitivë me COVID19, 451 qytetarë, në këto bashki:

227 raste në Tiranë, 38 në Fier, 31 në Durrës, 21 në Korçë, 17 në Berat, 12 në Sarandë, nga 11 raste në Shkodër, Kavajë, 10 në Pogradec, 9 në Pukë, nga 6 raste në Kukës, Krujë, nga 5 raste në Lezhë, Dibër, Delvinë, nga 4 raste në Tropojë, Lushnje, Divjakë, nga 3 raste në Has, Kamëz, nga 2 raste në Librazhd, Gramsh, Kuçovë, Vlorë, Vorë, Malësi e Madhe, nga 1 rast në Mirditë, Kurbin, Mat, Libohovë, Përmet, Tepelenë, Kolonjë.

Janë 12,700 pacientë aktivë me COVID19 në të gjithë vendin.

Aktualisht në Spitalet COVID po marrin trajtim 242 pacientë, nga të cilët 22 janë në gjendje më të rënduar. Me gjithë përpjekjet e mjekëve, në 24 orët e fundit nuk e kanë fituar betejën me COVID19 7 qytetarë: 2 qytetarë nga Fieri të moshave 49-62 vjeç, 1 qytetare 58 vjeçe nga Elbasani, 1 qyterare 64 vjeçe nga Vlora, 1 qytetar 70 vjeç nga Kavaja, 1 qytetar 78 vjeç nga Tirana, 1 qytetar 85 vjeç nga Gjirokastra.

LEXO EDHE:  Rritja e numrit të infektuarëve/ Hapet spitali Covid 4, shtrohen pacientët e parë

LEXO EDHE:  Ministria e Brendëshme bën bilancin/ Në Durrës do të shemben 22 banesa të dëmtuara

Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale u shpreh ngushëllimet familjarëve.

Janë shëruar 533 qytetarë gjatë 24 orëve të fundit, duke e çuar numrin e të shëruarve në 148,117 që nga fillimi i epidemisë.

 

Statistika (20 Shtator 2021)

 

Raste të reja ditore        451

Të shëruar në 24 orë      533

Të shtruar në spitale       242

Humbje jete në 24 orë     7

Testime ditore                 4081

 

Testime totale              1,155,721

Raste pozitive               163,404

Raste të shëruara           148,117



Raste Aktive                   12,700

Humbje jete                     2,587

 

 

Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:

 

Tiranë             5410

Shkodër          1351

Fier                  1197

Durrës             1185

Vlorë               742

Lezhë              599

Elbasan           627

Berat               500

Kukës              307

Korçë              306

Gjirokastër      259

Dibër                217../ CNA.al

LEXO TE PLOTE

Shëndeti

Pfizer do të kërkojë miratimin e vaksinës për moshat 5 deri në 11 vjeç

Publikuar

-

Nga

cna news, cna lajme, lajme cna, lajme flash cna, cna.al, cna lajme politike, cna kronike, cna lajme bote, cna show

Kompanitë Pfizer dhe BioNTech thanë se do të kërkojnë miratimin e rregullatorve për vaksinimin e fëmijëve të moshës nga 5 deri në 11 vjeç.

Rezultatet e provave klinike të vaksinës së tyre kanë treguar se ajo është e sigurtë dhe pranohet mirë nga kjo grupmoshë duke nxitur një përgjigje imune të “fuqishme”.

Prandaj përmes një komunikate, Pfizer dhe BioNTech thanë se do të kërkojnë një miratim sa më të shpejt.

Kompanitë thanë më 20 shtator se vaksina do të injektohet me një dozë më të ulët se ajo që jepet për personat 12 vjeç e lart.

“Rezultatet janë një bazë e fortë për të kërkuar autorizimin e vaksinës sonë për fëmijët 5 deri në 11 vjeç dhe ne planifikojmë ta dorëzojmë kërkesën me urgjencë në FDA (Administrata e Ushqimit dhe Barnave në SHBA) dhe rregullatorët e tjerë”, tha kryeshefi Ekzekutiv i Pfizer, Albert Bourla.

LEXO EDHE:  177 kuti votimi të numëruara/ Në Durrës kryeson PS

LEXO EDHE:  177 kuti votimi të numëruara/ Në Durrës kryeson PS



Më vonë këtë vit këto kompani do të shpallin edhe rezultatet e testimit të vaksinës për fëmijët nën moshën pesë vjeç.

“Që nga muaji korrik, rastet e fëmijëve me COVID-19 janë rritur me rreth 240 për qind në SHBA-duke nënvizuar nevojën e për vaksinim”, tha Bourla.

Zyrtarët kryesorë shëndetësorë amerikanë besojnë se rregullatorët mund të marrin një vendim brenda tre javësh nga paraqitja e kërkesës për autorizim nga kompanitë, thanë dy burime për Reuters.

Muajt e fundit shtrimet në spital dhe vdekjet nga COVID-19 janë rritur në Shtetet e Bashkuara për shkak të variantit shumë ngjitës Delta.

Një autorizim i shpejtë mund të ndihmojë në zbutjen e një rritjeje të mundshme të rasteve në vjeshtë, veçanërisht pasi shkollat tashmë janë hapur./rel

LEXO TE PLOTE

Shëndeti

Universitetet hapin dyert për vaksinimin anti-Covid/ Manastirliu: Do të vijojmë edhe në tetor

Publikuar

-

Nga

cna news, cna lajme, lajme cna, lajme flash cna, cna.al, cna lajme politike, cna kronike, cna lajme bote, cna show

Ministrja e Shëndetësisë ka parë nga afër procesin e vaksinimit të studentëve në Fakultetin Ekonomik të Tiranës. Gjatë bisedës me përfaqësues të këtij fakulteti, Manastirliu bëri me dije se 66% e pedagogëve, mësuesve dhe edukatorëve janë vaksinuar me dy doza duke theksuar domosdoshmërinë e shtrirjes së procesit të vaksinimit për mësues, pedagogë e studentë, në mënyrë që mësimi të nisë fizikisht në auditore dhe për një mbarëvajtje sa më të mirë të vitit të ri akademik.

Kemi deri më sot më shumë se 66% të pedagogëve, mësuesve dhe edukatorëve të vaksinuar me dy doza. Pra jemi në një përqindje relativisht të mirë të mbulesës vaksinale për kategorinë e arsimtarëve. Por fokusi është që të rrisim mbulesën vaksinale sepse vaksinat shpëtojnë jetën. Reduktojnë dhe ulin fatalitetet deri në 100%, ulin rastet e hospitalizimeve, pasi shmangin rastet e rënda apo format e rënda të sëmundjes dhe gjithashtu edhe krijojnë uljen e transmetueshmërisë”, tha Manastirliu.

Teksa u shpreh se ditën e sotme vijnë 30 mijë doza nga Pfizer, Manastirliu tha se qeveria do të sigurojë vazhdimësinë e furnizimit me vaksina.



Sot mbërrijnë më shumë se 30 mijë vaksina të Pfizer në Shqipëri. Qeveria është duke punuar për të rritur mbulesën vaksinale, por për të rritur edhe disponibilitetin në vaksina. Ndaj jemi duke punuar për të përfunduar dhe për lidhjen e kontratës së re me kompaninë Pfizer për mbi 500 mijë doza vaksine, të cilat dhe këto pritet të vijnë në këtë tremujor të fundit të këtij viti. Pra deri në dhjetor do të kemi edhe 500 mijë vaksina të tjera të kompanisë Pfizer që do të vijnë”, u shpreh Manastirliu.

LEXO EDHE:  VIDEO/ Ja ku ishte e fshehur droga e kapur në portin e Durrësit

LEXO EDHE:  Ministria e Brendëshme bën bilancin/ Në Durrës do të shemben 22 banesa të dëmtuara

Duke folur për njohjen e pasaportës së vaksinimit, Ministrja e Shëndetësisë u shpreh:

Pasaporta e vaksinimit apo “green pass” është një pasaportë e cila është e vlefshme edhe për në vendet europiane. Pra mjafton që nëpërmjet e-Albania të kesh dhe të marrësh atë “green pass” dhe te aksesosh edhe në vende të tjera. Sepse është vënë tashmë kufizim, por fatmirësisht ne e kemi të njohur në sistemet tona elektronike bashkë me ato sisteme të Bashkimit Europian. Jemi duke punuar gjithashtu edhe përsa i përket çertifikatës së shërimit dhe çertifikatës së testit, që dhe këto janë paralel dhe jemi duke punuar për t’i realizuar edhe këto njohje nëpërmjet sistemeve të përbashkëta që BE edhe me sistemin tonë të e-Albania janë duke u integruar” deklaroi Manastirliu./ CNA.al

LEXO TE PLOTE