LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

“Kërkoi 200 mijë euro”/ Plas lufta në PS, socialisti tregon parapaskenat e sulmeve të Koçit

24 Korrik 2021, 06:57, Denoncim CNA
“Kërkoi 200 mijë euro”/ Plas lufta në PS, socialisti

Ish-kryeministri Sali Berisha ka publikuar denoncimin e një socialisti nga Fieri, i cili thotë se në degën e PS në këtë qytet ka plasur sherri.

Denoncuesi, ndërsa i referohet disa qëndrimeve publike të deputetit të zgjedhur të PS, Petro Koçi, i cili ka thënë se krimi po merr tendera dhe kundërpërgjigja nga ish-kreu i Hipotekës, tregon edhe detajin që sipas tij është bërë shkak për përplasjet.

Sipas denoncuesit, Petro Koçi i ka kërkuar 200 mijë euro ish-drejtorit të Kadastrës, Ervin Bushi, por ky i fundit nuk ia ka dhënë.

Po ashtu, ai shkruan se edhe kryebashkiakun e Fierit, Armando Subashi, e sulmon ngaqë nuk i jep perqindje tek tenderat.

?Jam një socialist nga Fieri dhe dua te denoncoj tek ju te verteten cfare po ndodh brenda PS ne Fier.

Petro Koci sulmoi ish drejtorin e kadastres Ervin Bushi se i kerkoi 200 mije euro dhe ky Bushi nuk ia dha dhe i tha ?skam pse ti jap se nuk me ke vene ti drejtor tek Kadastra?. Taulant Balla ishte ne Fier per te zgjidhur konfliktin dhe i doli ne mbrojte ketij Bushit.

Dhe Petro ngaqe nuk i mori gjoben e sulmon kete Bushin. PS e Fierit ka bere nje peticion per largimin e Petro Kocit nga kryetar i PS. Nga 12 kryetar organizatash, 10 kryetar kane firmosur pro shkarkimit te Petros dhe ia kane nisur Edi Rames. Edhe Subashin e sulmon ngaqe nuk i jep perqindje tek tenderat. Ka filluar nje lufte e forte per lek brenda PS, jane bere si te babzitur dhe po luftojne te kapin sa me shume lek.

Bushi i tha publikisht Petro Kocit fyen per interesa personale gati sa nuk i tha hapur qe me ke kerkuar 200 mije euro?-shkruan denoncuesi.

Lajmet e fundit nga