LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Kampion me Kukësin, mesfushori brazilian firmos në Superligë

24 Korrik 2021, 10:53, Sport CNA
Kampion me Kukësin, mesfushori brazilian firmos në Superligë

Jean Carioca është lojtari më i ri i Dukagjinit. Klubi i Superligës së Kosovës përmes një njoftimi në kanalin zyrtar bën me dije arritjen e marrëveshjes me mesfushorin që ka luajtur edhe në elitën tonë.

Prej 3 vitesh pjesë e Feronikelit, 33-vjeçari ka zgjedhur të vijojë aventurën po në Kosovë. Në lajmërimin për mediet të klubit kosovar thuhej:

?Futbollisti brazilian, Carioca, nga tani e tutje magjinë e tij do ta vazhdojë në stadiumin ?18 Qershori? në Klinë. Mesfushori me tipare ofensive edhe zyrtarisht është pjesë e Dukagjinit. Jean Carioca vjen nga klubi i Feronikelit, ku ishte aktivizuar për tre vjet.

I lindur më 1 qershor 1988, tridhjetetrevjeçari ka një bagazh të madh në futbollin brazilian, ku është aktivizuar në disa klube të ndryshme. Da Silva Carioca gjithashtu ka luajtur edhe në Shqipëri, ku është shpallur fitues i Kupës me klubin e Kukësit dhe njëkohësisht është paraqitur me këtë klub në garat europiane.

Carioces i urojmë mirëseardhje dhe shumë suksese me logon e klubit të Dukagjinit!?

Lajmet e fundit nga