Connect with Us

Griezmann i gatshëm të lërë Barçën, por vetëm për…

La Liga

Griezmann i gatshëm të lërë Barçën, por vetëm për…

Publikuar

-

Emri i Antoine Griezmann po përflitet gjithnjë e më shumë për t’u larguar nga Barcelona në këtë merkato verore. Blaugranat kanë probleme të theksuara ekonomike dhe e shikojnë te shitja e sulmuesit francez zgjidhjen e një pjese të tyre. Në këtë merkato Barcelona ka afruar me parametër zero dy sulmues të njohur si Sergio Aguero dhe Memphis dhe për të rinovuar me Messin drejtuesit e klubit spanjoll po mendojnë të largojnë Griezmann i cili tashmë që ka mbipopullim në sulm duket i tepërt në skuadër dhe për më tepër do ta lironte klubin blaugrana nga paga e larta prej 17 milionë eurosh në sezon. Vetë 30-vjeçari francez i ka dhënë ok-in klubit për t’u larguar por vetëm me një kusht që të rikthehet te Atletico Madrid.

Barcelona e cila pagoi klauzolën duke e blerë sulmuesin nga Atletico Madrid 2 vite më parë për 120 milionë euro kërkonë të arkëtojë sa më shumë nga shitja e francezit ndërkohë që për momentin oferta e Atleticos vazhdon të jetë ajo e shkëmbimit  me Saul Niguez, por mesfushori i talentuar nuk ngroh plotësisht drejtuesit e Barçës të cilët po kërkojnë të tjera zgjidhje. Gjithsesi dëshira e futbollistit për t’u rikthyer te Atletico Madrid mund të kthehet në një problem për Barçën e cila synon ta shesë futbollistin në një tjetër kampionat.

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania

Komentoni

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

La Liga

Ronaldo ishte pranë transferimit te Atletico Madridi, ja pse dështoi marrëveshja

Publikuar

-

Nga

Kristiano Ronaldo la Juventusin në verë për t’u kthyer në Mançester te Junajtidi, ku i ka bërë një nisje të shkëlqyer aventurës së tij të dytë në “Old Trafford”. Gjithsesi përpara se të shkonte te Junajtidi, e ardhmja e tij mund të kishte qenë në Spanjë, por me një ndryshim, në verë ai mund të kishte veshur fanellën e Atletikos së Madridit.

Lajmin e ka bërë me dije tabloidi anglez “The Sun”, që nënvizon se menaxheri i lojtarit Zhorzh Mendesh ia pat ofruar yllin portugez disa klubeve në Europë. Dhe më i favorizuari dukej Atletiko e Diego Simeones.  Por, gjithnjë siç bën me dije “The Sun”, ka qenë vetë klubi kampion në Spanjë që ka refuzuar të firmosë me Kristianon duke parë të kaluarën e tij te Reali.



Dhe në fund Atletiko vendosi të shkojë për Grizmanin e jo të ndiqte Ronaldon. Sipas “Cadena SER”, Mendeshi ka kontaktuar drejtpërdrejt me drejtuesit e Atletikos duke i kërkuar nëse ishin të interesuar për Kristiano Ronaldon. Por refuzimi i tyre ka qenë i menjëhershëm.

Ka qenë pikërisht e shkuara e tij me Realin e Madridit shtysa kryesore për drejtuesit e Atletikos për të refuzuar firmën me portugezin. Në këtë mënyrë në fund të merkatos së verës Ronaldo u transferua te Junajtidi.

LEXO TE PLOTE

La Liga

Spektakël i Atletiko Madridit, bën përmbysjen e çmendur në minutën e 90

Publikuar

-

Nga

Atletiko Madrid është rikthyer tek fitorja në kampionat duke mundur 1-2 në transfertë Getafen.

Vendasit kaluan të parët në avantazh me Mitroviç në fundin e pjesës së parë, por për Atletikon mendoi Suarez. Sulmuesi uruguaian u bë i gjallë më në fund në La Liga duke u rikthyer të jetë protagonist.



Suarez shënoi golin e barazimit në minutën e 78-të, ndërsa në të 90-të shënoi dhe të dytin personal dhe golin e fitores për Atletikon.

Një 3 pikësh mjaft i vlefshëm për Atletikon që e ngjit në vendin e parë në kuotën e 14 pikëve.

LEXO TE PLOTE

La Liga

E bujshme nga Italia, Barcelona zëvendëson Koeman me ish-trajnerin e Juventus

Publikuar

-

Nga

Barcelona barazoi dje 1-1 me Granadan në Camp Nou, me sfidën që për vendasit ishte poshtë pritshmërive. Për katalanasit barazoi Araujo në të 90 minutë, ndërsa e ardhmja e Koeman është në “fije të perit”. Nga Italia, gazetari Gerard Romano bën me dije se drejtuesit e Barcelonës janë duke menduar shkarkimin e trajnerit hollandez.



Në media qarkullojnë edhe emrat për zëvendësuesin e Koeman, me Pirlon dhe Conten që janë në pole-position. Refuzimi që Xavi i ka bërë dy herë drejtuesve, ka sjellë edhe idenë e trajnerëve nga Italia. Veç Pirlos dhe Contes, një tjetër emër që qarkullon për pankinën e Barçës është edhe ish-futbollisti i tyre, Philipe Cocu.

LEXO TE PLOTE