Connect with Us

Goditi arbitrin në Kategorinë e Dytë, gjykata dënon me burg tifozin

Sport

Goditi arbitrin në Kategorinë e Dytë, gjykata dënon me burg tifozin

Publikuar

-

Gjykata e Sarandës ka dënuar me 10 muaj burg Angjelo Hamitin, 30-vjeçarin që goditi arbitrin në Delvinë. Ai është shpallur fajtor për veprat penale: “Goditja e sportistit, trajnerit, arbitrit, ndërmjetësit sportiv, kryer në ambiente sportive dhe në rrethana rënduese” dhe “veprime të dhunshme në aktivitetet sportive me pasojë moszhvillimin e aktivitetit sportiv, kryer në rrethana rënduese”.

Ai u akuzua për ngjarjen e ndodhur në 20 dhjetor të vitit të shkuar, në ndeshjen e vlefshme të Kategorisë së Dytë të Futbollit. Luhej sfida Delvina – Albpetrol në kuadër të javës së shtatë, teksa në minutën e 12-të të takimit, tifozët nisin të gjuajnë me gur pas një goditje këndi të akorduar për Albpetrolin.

Njëri prej tyre, konkretisht Hamiti, kapërcen rrethimin e fushës dhe godet arbitrin. Ndeshja u ndërpre ndërsa autori u procedua penalisht. Së fundmi Gjykata e Sarandës ka dhënë verdiktin përfundimtar duke e dënuar me 10 muaj heqje lirie.

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania

Komentoni

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Sport

Uli Messin në stol, drejtuesit e PSG-së kërcënojnë Poçetinon me largim

Publikuar

-

Nga

Pavarësisht se Poçetinos, zgjedhja për të ulur Mesin dhe të tjerë në stol e duke hedhur në fushë Hakimin e Ikardin i dha të drejtë, sërish në familjen mbretërore të Katarit, AlThani, e cila është edhe padronia e PSG-së nuk ka munguar së reaguari, më saktë së kërcënuari trajnerin argjentinas. Protagonist ishte 84-vjeçari Khalifa Bin Hamad Al Thani, babai i emirit të vendit, i cili duket qartë se është një tifoz i madh i Lionel Mesit. Dhe dy postimet e tij ishin vërtet domethënëse:



“Timonieri i trenit tonë paska një patentë të vogël taksie” ishte shfryrja e parë, ndërsa më pas duket se i tregoi edhe mundësinë e shkarkimit, pse jo për t’u rikthyer andej nga erdhi: “Jam i sigurt që e di se Londra është një qytet shumë i bukur”. Një paralajmërim i qartë, nëse Poçetino e largon edhe njëherë tjetër Mesin nga fusha e lojës, aq më shumë kur skuadra luan në shtëpi përpara tifozëve të PSG-së.

LEXO TE PLOTE

Sport

Po shkëlqen te Legia, Ernest Muçi zgjidhet në formacionin e javës

Publikuar

-

Nga

Ernest Muçi po fillon dalëngadalë të zërë vendin e tij në radhët e Legias së Varshavës. Talenti i dalë nga akademia e Tiranës po merr gjithnjë e më shumë hapësira me kampionët e Polonisë, me të cilët po arrin të lërë edhe shenjë në fushën e lojës. Pas atij driblimi në stilin “Bejl“ në Ligën e Europës, erdhi dhe një gol fantastik në kampionat, ku ia doli të bënte mrekullinë mes 5 lojtarëve.



Kaq ka mjaftuar që Ernest Muçi të sigurojë një vend në 11 më të mirët e Ekstraklasas. Faqja zyrtare e ligës polake të futbollit ka shpërndarë sot formacionin me lojtarët më të vlerësuar për javën që shkoi pas dhe në të gjendet edhe emri i lojtarit shqiptar.

LEXO TE PLOTE

Sport

Babai nuk e aktivizonte te Vllaznia, djali i Brdaric gjen ekip të ri

Publikuar

-

Nga

Tim Brdaric ishte një nga afrimet e Vllaznisë, me trajnerin Thomas Brdaric që zgjodhi ta merrte djalin e tij në Shqipëri. Për të shuar çdo dyshim mbi favorizimet e mundshme te shkodranët, koha vërtetoi gjithçka.



Kështu futbollisti 21-vjeçar nuk gjeti dot hapësirat në ekipin e parë të Vllaznisë, ndërsa do të kujtohet goli i tij ndaj Apolonisë në sezonin e shkuar. Tim Brdaric ka zgjedhur që të largohet në drejtim të Gjermanisë ku do të jetë pjesë e Bundesligës 3 me FC Rot Vaiz Koblenz.

LEXO TE PLOTE