LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

"Gjykata na ka urdhëruar të heqim kangjellat"/ Manjani ‘masakron’ Veliajn: Mamluk i Rilindjes!

24 Korrik 2021, 16:35, Politikë CNA
"Gjykata na ka urdhëruar të heqim kangjellat"/ Manjani

Krybashkiaku Erion Veliaj ka përmendur sot një vendim të gjykatës, për të hequr rrethimet mbrojtëse anash rrugëve të Tiranës, çka ai e ka quajtur skandaloz dhe të marrë nën lobimin e pronarëve të lokaleve apo lavazheve.

Lidhur me këtë ka reaguar dhe ish ministri i Drejtësisë Ylli Manjani, i cili teksa e quan Veliajn mamluk i Rilindjes, me tone të forta shton se duhet të zbatojë vendimin e gjykatës dhe mos e zgjasë shumë.

?Një gomisteri e një lavazh në Laprakë na paskan arritur të lobojnë një vendim gjykate.- thotë bashibozuku i bashkisë që bën si pronari i Tiranës.

Ejj një gomist e një lavazhier..!!

Po për shëmbjen e Teatrit Kombëtar cili lavazh e cili gomist lobboi?!

Bahhh! Fjalë e mashtrim është ky mamluk i Rilindjes!

Zbato mor vendimin e gjykatës e mos e zgjat! Siç nuk guxon askush në Paris e Londër të mos e përflasë gjykatën.

Por kam idenë se do ti gjendet një gjykatës edhe këtij bashibozuku, që do dijë ku tja vendosë hekurat? Një gjykatës që e ka vëllain gomist dhe çunin e xhajes lavazhier?

Kështu e kanë ngrënë edhe të tjerë??/CNA.al

Lajmet e fundit nga