Connect with Us

Garon sportisti i parë me flamurin e Shqipërisë në “TOKIO 2020”, ja sa pikë mori Matvei Petrov në start

Sport

Garon sportisti i parë me flamurin e Shqipërisë në “TOKIO 2020”, ja sa pikë mori Matvei Petrov në start

Publikuar

-

Sportisti rus që garon për Shqipërinë, Matvei Petrov ka grumbulluar 14,733 pikë në garën kualifikuese në divizionin e dytë në kaluç me doreza.

Rusi Petrov aktualisht renditet në vendin e 9 me 14,733 pikë dhe ishte i pari që përfaqësoi Shqipërinë në këto Lojëra Olimpike.

Aktualisht është në pritje të renditjes për të mësuar nëse është në finale sapo të mbarojnë të gjitha kualifikueset.

Lojërat Olimpike e kanë ngritur dje siparin dhe gjtihçka do të përfundojë në 8 gusht.

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Sport

ZYRTARE/ Afrimi i fundit i Dinamos, “nëndetësja” prezanton futbollistin e Lokomotivës së Zagrebit

Publikuar

-

Nga

Dinamo firmos me mbrojtësin e Lokomotiva Zagreb, Edis Maliqi dhe mbyll merkaton e verës me rekord lëvizjesh, 23 në hyrje dhe 17 në dalje.  Ndërkohë që ditën e sotme, klubi kryeqytetas ka dalë me njoftim zyrtar në lidhje me afrimin e Edis Maliqit.

“Mbrojtësi shqiptaro-maqedonas, Edis Malikji rikthehet në Kategorinë Superiore tek Dinamo. 25-vjeçari, me një eksperiencë në kampionatin maqedonas, shqiptar dhe atë kroat, është vlerë e shtuar kontigjentit të trajnerit Shkëmbi. Futbollisti është vënë sot menjëherë nën urdhrat e stafit teknik”, shkruan Dinamo në faqen zyrtare.



 

LEXO TE PLOTE

Sport

Zbulohet detaji interesant, Neymar paguhet 6 milionë euro në vit për t’u përshëndetur me tifozët

Publikuar

-

Nga

Pas publikimit të kontratës 19-faqëshe të transferimit të Neymar nga Barcelona te Paris Saint Germain, sot kanë dalë në dritë të tjera klauzola të saj, që lidhen pikërisht me sjelljen në publik të sulmuesit të talentuar brazilian.

Kështu klubi i PSG-së ka marrë përsipër t’i paguajë brazilianit një pagë mujore bruto prej 541.680 eurosh në muaj, ose rreth 375 mijë euro neto, në këmbim të sjelljes së mirë ndaj tifozëve dhe përshëndetjes me ta në përfundim të çdo ndeshjeje.



Gjithashtu në këtë mënyrë drejtuesit e Paris Saint Germain është siguruar që sulmuesi brazilian të përmbahet nga shprehja e çdo pikëpamjeje politike a fetare, që mund të dëmtojë interesat e klubit në tërësi.

Kujtojmë që në dokumentin e zbuluar dje nga El Mundo Deportivo, përveç 222 milionë eurove që shkojnë në arkat e Barcelonës për prishjen e kontratës me Neymar, u zbulua edhe paga e këtij të fundit, që e çonte koston totale të PSG-së në afërsisht 500 milionë euro.

LEXO TE PLOTE

Sport

Mohoi zërat se i ra të fikët, legjenda Pele prej 6 ditësh në spital

Publikuar

-

Nga

Legjenda e futbollit, Pele prej gjashtë  ditësh është i shtruar në spital për një problem shëndetësor ende të pazbuluar.

Mësohet se 80-vjeçari nuk është i sëmurë rëndë, por ka gati një javë në spital.

Faqja e lajmeve Globo tha se Pele po kryente ekzaminimet rutinë në Spitalin Albert Einstein të Sao Paulos.



Menaxheri i biznesit gjithashtu reagoi duke thënë se nuk kishte arsye për t’u shqetësuar.

Frika e madhe mbizotëron pasi disa ditë më parë u raportua se legjendës i kanë të fikët, por më pas zërat u mohuan.

LEXO TE PLOTE