Connect with Us

E bujshme, refuzoi 8 mln euro nga Milani, Donnarumma do fitojë më pak te PSG!

Sport

E bujshme, refuzoi 8 mln euro nga Milani, Donnarumma do fitojë më pak te PSG!

Publikuar

-

Largimi i Gianluigi Donnarummas nga Milani solli shumë pakënaqësi tek tifozët kuqezi, ajo c’ka i bëri të revoltoheshin akoma më tepër ndaj ish portierit të tyre ishte fakti që ai u largua me parametër 0 duke mos i dhënë as mundësinë klubit për të përfituar diçka.

Negociatat për rinovim kishin nisur prej kohësh, por në qershor nuk pati “tym të bardhë”  dhe 22-vjeçari e klubi që e bëri të debutonte në Serinë A firmosën divorcin.

U përfol shumë se shkaku i ndarjes ishte kërkesa e lartë e Donarummës siguriosht nëpërmjet menaxherit të tij Raiolës, ky i fundit kërkontë kontratë 1-vjeçare me 12 milion euro në sezon, në një kohë që Milani i propozonte 8 milion, marrëveshja nuk u arrit, Donnarumma u largua dhe firmosi me PSG, tani këtu qëndron e bukura.

Sipas francezes “L’Equipe” futbollisti më i mirë i Europianit në kontratën e tij me parizenët përfiton 7 milion euro në sezon, pa përfshirë bonuset, por që gjithsesi edhe me bonuse nuk do të shkonte asnjëherë tek 12 milion eurot.

Kontratë 5-vjeçare që portieri e firmosi në korrik.

Atëherë përse napoletani  nuk e nënshrkoi rinovimin me Milanin për 8 milion euro në sezon dhe pranoi të kalonte tek PSG duke përfituar 1 milion më pak, madje duke marrë edhe më pak se rivali i tij Navas që e ka rrogën 8.2 milion euro në sezon, për më tepër po shkon në një klub ku nuk e ka të sigurt vendin, ndërsa tek Milani jo vetëm që ishte titullar i padiskutueshëm, por mund të ishte edhe kapiten?!

Këto janë pyetje, përgjigjet e të cilave mund t’i japë një ditë vetëm Gigio, ose menaxheri i tij, Mino Raiola.

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania

Komentoni

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Seria A

“Divorci” erdhi për pikëpamje të ndryshme mbi projektin, Interi i detyrohet Contes gjysmën e pagës

Publikuar

-

Nga

Interi dhe Antonio Conte i thanë lamtumirë njëri-tjetrit për shkak të “vizioneve të ndryshme mbi projektin teknik për të ardhmen e klubit”. Kjo është ajo qe del nga procesverbali i mledhjes se aksionerëve të Nerazurri, i cili u zhvillua më 8 korrikun e kaluar.

Siç raportohet nga “Calcio e Finanza” i cila kishte akses në dokumente, për përfundimin e kontratës ish-trajnerit do t’i paguhet gjysma e pagës së kontratës për sezonin 2021-2022.



Nëse flasim me shifra, largimi i Conts i ka kushtuar Interit rreth 6.5 milion euro neto, gjysma e 13 të parashikuara në marrëveshje.

LEXO TE PLOTE

Sport

Tradhtia shokuese brenda familjes/ Historia e braziliani Hulk, tani pret një fëmijë me mbesën e ish-bashkëshortes

Publikuar

-

Nga

Hulk dhe bashkëshortja e tij Camila Angelo kanë njoftuar në rrjetet sociale se janë në pritje të fëmijës së tyre të parë. “Sot me një zemër plot mirënjohje ndaj zotit, vij të ndaj me ju se për herë të katërt jam bekuar me një fëmijë tjetër – shkroi sulmuesi brazilian në rrjetin social Instagram. “Zemra ime është e mbushur me kaq shumë lumturi dhe unë mundem të them vetëm faleminderit zot. Ne mezi po të presim, eja plot shëndet vogëlushi im”.

Hulk është duke pritur fëmijën e katërt: bashkëshortja është mbesa e ish-gruas



Marrëdhënia midis Hulk dhe Camila shkaktoi habi disa vite më parë, pasi Camila është në fakt mbesa e ish-gruas së sulmuesit të Atletico Mineiro, Iran Angelo. Të dy filluan të takoheshin në fund të vitit 2019-për t’u martuar në mars të vitit 2020-pasi 35-vjeçari brazilian përfundoi një lidhje 12-vjeçare me ish-gruan e tij vetëm disa muaj më parë.

Iran Angelo ka folur gjithmonë për “dhimbjen e madhe” që i shkaktoi marrëdhënia e ish-burrit me mbesën, duke akuzuar gjithashtu sulmuesin brazilian për tradhti. Ai gjithmonë i ka hedhur poshtë akuzat, duke e kritikuar gruan se “e ka trajtuar atë si një përbindësh”.

LEXO TE PLOTE

Sport

“Eksperienca që as nuk filloi”, ish-futbollisti i Juventusit tregon pse nuk firmosi me Apoloninë

Publikuar

-

Nga

Një nga lajmet më të bujshme të verës së fundit ishte afrimi i një emri të njohur në pankinën e skuadrës së Apolonisë. Klubi fierak kontaktoi me Manuele Blasin, ish-mesfushor italian me një karrierë të pasur në klubet e Serisë A, mes të cilave edhe Juventusin, si dhe pjesë e përfaqësueses italiane.

Ai duhej të merrte drejtimin e fierakëve dhe në klub e bënë fakt të kryer akordin me të. Por Blasi nuk mbërriti kurrë në Shqipëri për të drejtuar skuadrën dhe si përfundim, zgjedhja e klubit ra mbi një tjetër italian, Juri Kanarsa.



Vetë Blasi ka shpjeguar shkurtimisht çfarë ndodhi dhe se ai në të vërtetë nuk kishte gjetur kurrë akordin me Apoloninë për të marrë drejtimin e fierakëve.

“Nuk ishin kushtet e duhura për të mbyllur akordin, ndaj preferova të heq dorë. Në fakt, ishte një eksperiencë e cila as nuk filloi”, thekoi ai për mediat në vendlindje, duke i vënë kapakun aventurës shqiptare.

LEXO TE PLOTE