Biznesmeni gay befason me deklaratën e tij/ "Shyqyr nuk do të shkoj më me meshkuj shqiptarë"

24 Korrik 2021, 08:19, Lifestyle CNA
Biznesmeni gay befason me deklaratën e tij/ "Shyqyr nuk do të

Biznesmeni gay Elton Ilirjani, i ftuar në emisionin Zonë e Lirë, u shpreh se nuk dëshiron të ndryshojë gjini.

Përveç kësa Ilirjani u shpreh se është shumë i lumtur që është në Amerikë dhe nuk do të shkojë më me meshkuj shqiptarë.

Teksa Çani e pyet se nëse e ka ndryshuar gjininë pasi së fundi ka ndryshuar shumë në pamjen e jashtme, Ilirjani u përgjigj:

?Ndoshta mund të perceptohet kështu, por nuk dua që ta ndryshoj gjininë. Mendoj që njerëzit që ndryshojnë gjininë duhet të mendohen mirë. Të gjitha institucionet përgjegjëse për këtë duhet të sigurohen që këta persona që ndërrojnë gjininë, nuk e ndryshojnë këtë për të bërë para apo se meshkujt shqiptarë i duan ata femra.

Unë e kam thënë herë tjetër, ka shumë meshkuj shqiptarë, që unë shyqyr Zotit nuk do shkoj më me meshkuj shqiptarë, falenderoj Zotin që jam në Amerikë. Meshkujt shqiptarë edhe kur shkojnë me një mashkull duan ta kthejnë në një femër. Kam frikë që një transgjinor në Shqipëri bëhen të tillë se duan të kënaqin meshkujt. Kjo është gabim?, shprehet ai./ CNA.al

Lajmet e fundit nga