LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Bëjnë gjithçka për partnerin/ Tre shenjat e horoskopit që sakrifikojnë për dashurinë

24 Korrik 2021, 15:55, Horoskopi CNA
Bëjnë gjithçka për partnerin/ Tre shenjat e horoskopit

Në qoftë se partneri/-ja juaj i përket shenjës së dashit konsiderojeni veten me fat, pasi dashët janë ithtarë të dashurisë së vërtetë dhe duan të përjetojnë sa me shumë emocione pranë partnerit. Asgjë nuk i tremb për të pasur marrëdhënien e ëndërruar.

Virgjëresha

Virgjëreshat janë shumë pasionante në dashuri, por kur gjërat shkojnë keq ato braktisin menjëherë gjithçka. Vlerësojnë ndershmërinë më shumë se çdo gjë tjetër dhe presin që partneri i tyre t?ua kthejë me të njëjtën monedhë, sipas ?opinion?. Nuk u pëlqejnë lojërat, duan lidhje të qëndrueshme e të gjata, dashuria për ta është forca më e bukur që mund të udhëheqë jetën e një njeriu.

Peshorja

Peshoret janë pasionante të lindura, të gatshme për të bërë çdo gjë që lidhja të funksionojë siç duhet. Ato janë të gatshme të marrin avionin, trenin, biçikletën, madje të hipin edhe në shpinën e një deveje për të shkuar pranë dashurisë. Por, sakrificat në emër të dashurisë nuk nënkuptojnë vetëm zhvendosje fizike, por edhe të bësh kompromise duke hequr dorë shpeshherë edhe nga dëshirat e tyre./ CNA.al

 

Lajmet e fundit nga