LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

“Bashkia e Lezhës ndan paratë publike me bosët e drogës”/ Gazetari bën denoncimin e fortë

24 Korrik 2021, 18:31, Denoncim CNA
“Bashkia e Lezhës ndan paratë publike me bosët e

Petro Koçi i cili arriti të merrte mandatin e deputetit në Qarkun e Fierit, bëri pak ditë më parë, bëri një denoncim të fortë duke thënë se  ?duart e krimit? janë shtrirë në financat publike dhe sipas tij, paratë e përfituara nga trafiku i drogës po legalizohen duke u futur si subjekt biznesi në tendera publikë.

Ai u shpreh se gupet kriminale të drogës paratë e pista po i pastrojnë me anë të tenderave që marrin nga Bashkia e Fierit.

Por sipas gazetarit Adriatik Doçi, nuk është vetëm Bashkia e Fierit, por edhe ajo e Lezhës që ndan paratë publike me bosët ndërkombëtarë të drogës, prostitucionit dhe pastrimit të parave të pista në ndërtim.

Doçi shton se SPAK-u do të ketë shumë punë këtë vjeshtë.

?Jo vetëm Bashkia e Fierit, por edhe Bashkia e Lezhës ndan paratë publike me bosët ndërkombëtarë të drogës, prostitucionit dhe pastrimit të parave të pista në ndërtim.

Janë sot në burg për trafik droge, kanë qenë subjekte të OFL-së dhe ligjit anti-mafia, ndërkohë që kompanitë e tyre marrin tendera dhe lidhin kontrata me Bashkinë e Lezhës.

Duket se SPAK-u do të ketë shumë punë këtë vjeshtë!?/CNA.al

Lajmet e fundit nga