Connect with Us

Arritje e madhe për Kosovën, xhudistja Distria Krasniqi fiton medalje ari

Sport

Arritje e madhe për Kosovën, xhudistja Distria Krasniqi fiton medalje ari

Publikuar

-

Fitore e madhe për Kosovën në Lojërat Olimpike të “TOKIO 2020”, ku xhudistja Distria Krasniqi ka arritur të marrë medaje ari.

Arritje historike për Kosovën, ku xhudistja Krasniqi i fitoi të gjitha garat. Ndeshjen e parë Krasniqi mposhti brazilianen Gabriela Çibana. Në çerekfinale mundi Çen Hao Lin në kategorinë deri 48 kilogramë.

Në gjysmëfinale triumfoi ndaj mongolezes, Urantsetseg Munkhbat ku mori medalje Olimpike. Dhe në finale Krasniqi bëri krenare Kosovën dhe Shqipërinë ku fitoi ndaj japonezes Funa Tonaki duke marrë medaljen e artë.

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Sport

Gati edhe sfida Kukësi-Kastrioti, publikohen formacionet zyrtare

Publikuar

-

Nga

Do të luhet pas pak, në “Elbasan Arena”, sfida mes Kukësit dhe Kastrioti që do të përmbyllë javën e dytë të Kategorisë Superiore. Verilindorët e trajnerit Longo vijnë në këtë duel pas triumfit 1-3 ndaj Egnatias në javën e parë. Ndërkohë Kastrioti u mposht në Kamzë ndaj Dinamos. Krutanët e Ndreut do të tentojnë të marrin pikët e para në kampionat. Të dy trajnerët kanë bërë publike edhe formacionet zyrtare, ku nuk mungojnë surprizat.

FORMACIONET ZYRTARE:



KUKËSI: Tafa, Lulaj, Hila, Peposhi, Ndreca, Gj.Taipi, Sh.Taipi, De Lukas, Basha, Gashi, Daci. Trajner: D.Longo

KASTRIOTI: Sali, Reci, Neziri, Grgiç, Çela, Prodani, Onanuga, Basha, Karakaçi, Greca, Mudrazija. Trajner: R.Ndreu

LEXO TE PLOTE

Sport

Shehi: Mungon një penallti sade, na ka prishur shumë punë largimi i Çelhakës

Publikuar

-

Nga

Trajneri i Tiranës, Orges Shehi, foli pas barazimit në shtëpi ndaj Egnatias. Në prononcimin për “Gol pas Goli”, tekniku durrsakët, pretendoi se bardhebluve iu mohua një penallti sade në minutat e fundit, me Majkëll Ngo. Sipas Shehit ky moment hedh poshtë djersën e skuadrës.

Barazimi ndaj Egnatias- Nuk funksionoi rezultati. Meritonim më tepër me atë që prodhuam në fushë. Na penalizon disi tereni, më vjen bezdi që marrim gol në atë mënyrë, sapo shënojmë. Bëmë çfarë kishim në dorë. Është futboll dhe duhet të pranojmë rezultatin.

Vendimet e VAR-it – Nuk jam i qartë se çfarë ka ndodhur. Ne morëm informacion se për çfarë po vonte aq shumë, dhe ishte për Xhixhën, sepse ishte në rezen e portierit. Jam i paqartë për rastin e Ngosë. Kjo është penallti sade. Nuk ka rëndësi çfarë minute është, të hedh gjithë djersën poshtë. E shikojnë të gjithë, ishte penallti sade.



Gjendja e lojtarëve- Jo çdo lojtar është në ditën e tij më të mirë. Zëvendësimet janë për të futur forca të reja. Lojtarët që kanë ardhur kanë kohë që nuk kanë luajtur futboll rregullisht dhe duan kohë përshtatje. Xhixha aq sa ka, ka bërë mirë, nuk është se jam shumë i pakënaqur nga ai. Kush nuk shkon mirë zëvendësohet dhe shpresohet të ndryshojnë lojën.

Problemet në mesfushë- Filluam 4-3-3 pastaj dolëm 4-2-3-1. Kërkuam që të luanim duke futur dy uingerat nga brenda dhe të shfrytëzonim krahët. Na ka prishur punë shumë Çelhaka se na ka ikur në momentet e fundit. Limaj ka shumë cilësi, duhet të shtyjë përpara. Por do të përshtatemi me këta lojtarë që kemi.

Pse nuk i mori pikët maksimale Tirana? – Nuk mendoj që ishte ditë “jo”. Skuadra u përpoq, tereni është armiku jonë numër 1. Ne duhet të kishim bërë më mirë, episodi i fundit bën që të mos të marrësh fitoren. Në futboll nuk ka fitore me domosdo, sepse ngarkohesh nga koka dhe nuk je i qartë për të bërë veprime. Duhet t’i interpretojmë me dëshirë momentet që mund të ndryshojnë lojën.

LEXO TE PLOTE

Sport

I mori barazim Tiranës, Magani: Mund ta kishim fituar ndeshjen

Publikuar

-

Nga

Gugash Magani e sheh pikën e sotme të Egnatias ndaj Tiranës si një start në rrugëtimin e duhur drejt objektivave të skuadrës. Pas barazimit 1-1 ndaj bardhebluve, ai theksoi për “SuperSport” se ndeshja mund të ishte fituar me pak kujdes, ndërsa po punohej që të ndryshonte mentalitetin e një skuadre e cila ndonëse nuk kishte histori në elitë, mund të bënte gjera të mira me grupin që kishte.

“Të marrësh pikë në një transfertë përballë Tiranës është start pozitiv. Skuadra sot tregoi lojën e vet, shpresojmë të shkojë ku mendojmë. Mendoj se duhet të ishim pak më të kujdesshëm për disa episode që nuk duhej të kishin ndodhur.

Mendoj se ishte ndeshje e balancuar, se siç patëm ne raste, kishte edhe Tirana. Barazimi ishte rezultati më i drejtë, po të kishim patur pak fat, mund ta kishim fituar, por edhe humbu. Si pikë e parë është një pikë shprese, për vazhdimësinë, se kemi një skuadër që është riformatuar, kemi lojtarë që kanë ardhur në 10 ditët e fundit, kemi lojtarë nën kondicionin e duhur, si Telushi, Imeri e Valport. Ndaj balancat në fushë ishin ndryshe, ata treguan karakter dhe jam i kënaqur me pikën.



Rrugëtimi në Superiore është i vështirë, pasi janë skuadrat që kanë bërë histori në kampionat. Ne është e vërtetë që nuk kemi historikun e tyre, por organikën e kemi dhe mendoj se kushtet janë optimale për të bërë një kampionat të mirë, për të kapur objektivat. Dihet që kampionati do të jetë i egër, shihet që ka rezultate të ekuilibruara, do të punojmë të ndryshojmë mentalitetin, që jemi e të futemi në lojë si skuadër fituese.

Është herët për të folur për objektivat, po t’i referohemi edhe Kukësi para disa viteve erdhi nga kategoria e tretë dhe sot po bën historinë. Ka të bëjë organika dhe përkujdesja. Presidenti në Rrogozhinë ka bërë gjëra të madhërishme, të ndërtosh një stadium, fushë stërvitje, të marrësh lojtarë që kanë dalë kampionë, nuk është pak. Skuadra do të rritet dita-ditës dhe bashkërisht të rrimë me këmbë në tokë e të bëjmë më të mirën. Unë e di sa e fortë është Superiorja se pjesën më të madhe të karierës e kam këtu. Nuk jemi magjistarë, do punojmë kokulur siç kemi edhe karakterin dhe pastaj të shohim se edhe fati është pjesë e lojës”, tha Magani.

LEXO TE PLOTE