Connect with Us

Akordi është arritur, e hëna vendimtare për Michael Ngoo

Sport

Akordi është arritur, e hëna vendimtare për Michael Ngoo

Publikuar

-

Michael Ngoo pritet të vijë në kryeqytet të hënën. Siç është njoftuar më parë, marrëveshja me anglezin është arritur prej ditësh, tanimë pritet vetëm bashkimi i tij me skuadrën e Tiranës. Shtatlarti anglez vijon të shijojë pushimet verore, ndërsa stafi teknik e kërkon në ekip.

Megjithatë ai njihet për karakterin e vështirë dhe në këto kushte, drejtuesit e 25-herë kampionëve të Shqipërisë i kanë dhënë kohën e mjaftueshme për t’u kthyer në Shqipëri. Pritet vetëm firma e tij pasi parimisht palët janë dakordësuar.

Ngoo shihet si pikë e rëndësishme e skuadrës së Tiranës për sezonin e ri futbollistik. Cilësitë e tij pasi dy edicione më parë ndihmoi ekipin për arritjen e titullit kampion.

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania

Komentoni

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Sport

Penalltia e çuditshme në Korçë, Mara: Nuk e pengova lojtarin e Partizanit

Publikuar

-

Nga

Skënderbeu barazoi në ndeshjen e parë në shtëpi përballë Partizanit, e cila ishte e veçantë për mesfushorin Uerdi Mara. Në mungesë të Vangjel Zguros për shkak kartonësh, Mara mbajti edhe shiritin e kapitenit në këtë takim.

Numri 10 i Skënderbeut e quan rezultat pozitive pikën e marrë ndaj një rivali tepër të vështirë, që pretendimet i ka madhore. Veç kënaqësisë për barazimin në këtë takim, Mara nuk e fsheh aspak edhe mërzitjen për 11- metërshin e akorduar në favor të Partizanit, duke deklaruar se mes tij dhe Tedi Carës nuk ka pasur asnjë kontakt në zonë, paçka se korçari bëri sparkatë.



“Jemi të kënaqur me këtë barazim, pasi ishim përgatitur për një ndeshje shumë të vështirë dhe kjo ishte e pritshme kur kemi një kundërshtar si Partizani përpara. Goli i tyre duket se na ndëshkoi disi nga mënyra se si erdhi, pasi realisht nuk e kuptuam se çfarë ndodhi në ato momente.

Nuk kam pasur asnjë kontakt me Carën dhe nuk e di përse arbitri e akordoi penallti. Unë nuk e kam penguar, por për fat reaguam shpejt dhe gjetëm barazimin. Tani të mendojmë për ndeshjen e radhës, pa humbur kohë, pasi do të jetë një sezon i ngjeshur dhe i vështirë”, deklaroi Mara.

LEXO TE PLOTE

Në QYTETIN tim

REPORTAZH-Kampionati i 30-të ballkanik i atletëve master, në Korçë/ Mbi 700 atletë veteranë pjesëmarrës

Publikuar

-

Nga

cna lajme sporti

Sporti nuk njeh moshë ndaj mbi 700 atletë të grupmoshave të ndryshme nga Ballkani dhe Europa u bënë bashke tek Zona Sportive e Korçës për të garuar.

Korça në ambientin e saj sportiv ka mirëpritur kampionatin e 30-të Ballkanik të Atletëve Master, i cili u zhvillua për herë të parë në Shqipëri.

Nga më të rinjtë deri tek 80 vjeçarët nisën garat e këtij eventi që erdhi për herë të parë në Korçë. E  veçanta e këtij kampionati ishin atletët veteranë të cilët ishin po aq në formë, energjikë, ku dëshira dhe pasioni për sportin nuk kushtëzohen kurrësesi nga mosha. Sporti u fal adrenalinë dhe kënaqësi.

Ivanov Mihail është 68 vjeç, dhe prej një jete të tërë, i është përkushtuar sportit të hedhjes së çekiçit, më konkretisht që prej vitit 1966.

Po marr pjesë me kënaqësi të vecantë ketu. Ka 3 vite që behem pjese e këtij aktiviteti dhe më pelqen shume duke marre ne konsiderate edhe moshen time dhe gjendjen time është vertet dicka e bukur.

Përfaqësoj Bullgarinë dhe do të marr pjesë në hedhje çekiçi. Jam stervitur thuajse gjithe jeten time qe nga viti 1966 dhe vazhdoj ende të stërvitem mjaftueshëm e bëj për të qenë i shëndetshëm. Këtu ka atletë më të vjetër se unë në moshë por edhe më të rinj, është bukur të jesh mes tyre.” – shprehet Ivanov.

Agron Mucaku vjen nga Kosova dhe i është bashkuar këtij kampionati me garën 400 metra me pengesë. Rekordmeni i 110 metrave dhe i 400 metrave në pengesë , titull i marrë para 35 vitesh , vijon të jetë i tillë pasi askush në këto vite nuk nuk ka mundur të arrijë kohën dhe tia rrëmbejë tiltullin.

Ndjehem shumë mirë, vij nga Kosova dhe do të marr pjesë në një vrapim 400 metra me pengesa për grupmoshën 55 deri 59 vjeç. Ky është një shans që nuk e kam patur rastin të marr pjesë në gara ballkanike, dhe vendosa që në këtë moshë ta provoj dhe ja ku jam sot.



Është një kënaqësi e paparë, me njerëz shumë të mirë që marrin pjesë. Jam kampion i Kosovës, ku para 35 vitesh kam shënuar rekordin prej 15 sekondash në 110 metra dhe 58 sekonda në 400 metra me pengesa. Këto aktivitete duhet të përsëriten sa më shpesh”, tregon Mucaku.

Organizatori Rudi Bektashi tregohet entuziast që një kampionat i tillë zhvillohet për herë të parë në Shqipëri.

Pavarësisht situatës pandemike mbi 600 atletë të huaj janë pjesëmarrës dhe 100 atletë shqiptarë të ardhur nga të gjitha qytetet e vendit.

“Kampionati i 30-të Ballkanik i Atletikëve Veteranë që u bë për herë të parë në Shqipëri dhe në Korçë, ka një pjesëmarrje shumë të madhe, megjithëse është kohë pandemie.

Saktësisht janë 718 atletë të rregjistruar dhe që do të marrin pjesë në këtë kampionat. Mbi 600 prej tyre janë të huaj, por ka edhe atletë shqiptarë që kanë përfaqësuar të gjitha bashkitë e Shqipërisë. Ambjenti është shumë festiv, çdo gjë po shkon për së mbari e me një rritëm shumë të mirë”,  shprehet Bektashi.

Ballkanik i Atletëve Master ka sjellë një atmosferë ndryshe për qytetarët korçarë dhe për vetë qytetin e Korçës. Të interesuar për të parë garat, kanë qenë edhe banorët sportdashës të cilët kanë shijuar kampionatin e atletëve veteran, e arsyeja kryesore mbetet mosha e tyre./CNA.al

LEXO TE PLOTE

Sport

Uli Messin në stol, drejtuesit e PSG-së kërcënojnë Poçetinon me largim

Publikuar

-

Nga

Pavarësisht se Poçetinos, zgjedhja për të ulur Mesin dhe të tjerë në stol e duke hedhur në fushë Hakimin e Ikardin i dha të drejtë, sërish në familjen mbretërore të Katarit, AlThani, e cila është edhe padronia e PSG-së nuk ka munguar së reaguari, më saktë së kërcënuari trajnerin argjentinas. Protagonist ishte 84-vjeçari Khalifa Bin Hamad Al Thani, babai i emirit të vendit, i cili duket qartë se është një tifoz i madh i Lionel Mesit. Dhe dy postimet e tij ishin vërtet domethënëse:



“Timonieri i trenit tonë paska një patentë të vogël taksie” ishte shfryrja e parë, ndërsa më pas duket se i tregoi edhe mundësinë e shkarkimit, pse jo për t’u rikthyer andej nga erdhi: “Jam i sigurt që e di se Londra është një qytet shumë i bukur”. Një paralajmërim i qartë, nëse Poçetino e largon edhe njëherë tjetër Mesin nga fusha e lojës, aq më shumë kur skuadra luan në shtëpi përpara tifozëve të PSG-së.

LEXO TE PLOTE