LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Përndjekje dhe aksidente/ Arretsohen 4 persona për vepra të ndryshme penale

24 Korrik 2021, 12:30, Aktualitet CNA
Përndjekje dhe aksidente/ Arretsohen 4 persona për vepra të

Policia e Durrësit ka bërë me dije se janë arrestuar 4 persona për vepra penale të ndryshme.

Njëri prej tyre është kapur në flagrancë pasi përndiqte një të mitur.

Shtetasi P. K., 29 vjeç, banues në Tiranë, pasi ditën e djeshme  në Tapizë, Fushë Krujë, duke drejtuar mjetin tip “Benz”, është përplasur me mjetin tip “Volksëagen” me drejtues shtetasin Q. Sh., 60 vjeç, i cili për pasojë ndërroi jetë. Drejtuesi i mjetit P. K., dhe pasagjerja në mjetin tip “Volksëagen” shtetësja Sh. Sh., 49 vjeçe, ndodhen nën kujdesin e mjekëve.

Njoftimi i Policisë

Arrestohen në flagrancë 4 shtetas, për vepra të ndryshme penale .

Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Durrës, arrestuan në flagrancë shtetasin E. B., 19 vjeç, banues në Sukth, Durrës, pasi në banesë ka ushtruar dhunë fizike dhe psikologjike ndaj bashkëjetueses së tij.

Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Shijak, arrestuan në flagrancë shtetasin E. D., 18 vjeç, banues në Shijak, pasi ka përndjekur dhe shqetësuar në telefon një shtetase të mitur.

Specialistët e Qarkullimit Rrugor në Drejtorinë Vendore të Policisë Durrës, arrestuan në flagrancë shtetasit:

S., 57 vjeç, banues në Arapaj, Durrës, pasi duke drejtuar mjetin tip “Volkswagen” në gjëndje të dehur është përplasur me një tjetër mjet duke i shkaktuar dëme materiale.

K., 29 vjeç, banues në Tiranë, pasi ditën e djeshme në Tapizë, Fushë Krujë, duke drejtuar mjetin tip “Benz”, është përplasur me mjetin tip “Volkswagen” me drejtues shtetasin Q. Sh., 60 vjeç, i cili për pasojë ndërroi jetë. Drejtuesi i mjetit P. K., dhe pasagjerja në mjetin tip “Volkswagen” shtetësja Sh. Sh., 49 vjeçe, ndodhen nën kujdesin e mjekëve.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit  Gjyqësor Durrës dhe Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Krujë, për veprime të mëtejshme./ CNA.al

 

Lajmet e fundit nga