LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Zjarr në Sarandë/ Flakët rrezikojnë një shtëpi

23 Korrik 2021, 09:55, Aktualitet CNA
Zjarr në Sarandë/ Flakët rrezikojnë një shtëpi

Një kodër me ullinj në Shelegar në Sarandë është përfshirë nga flakët.

Kjo ka shkaktuar panik tek banorët , pasi zjarri ndodhet shumë pranë një banese duke e rrezikuar të digjet.

Mësohet se zjarrëfikëset janë në vendin e ngjarjes dhe sipas Report Tv automjeti nuk mund të afrohet në vatrat e zjarrit për shkak të terrenit.

Ndërkohë ende nuk dihen shkaqet e zjarrit./ CNA.al

Lajmet e fundit nga