Connect with Us

Varianti Delta ka hyrë në Shqipëri?/ Epidemiologu: Simptomat janë të lehta, kush ka kaluar Covid, ka pak gjasa të infektohet

Shëndeti

Varianti Delta ka hyrë në Shqipëri?/ Epidemiologu: Simptomat janë të lehta, kush ka kaluar Covid, ka pak gjasa të infektohet

Publikuar

-

Varianti Delta ka hyrë në Shqipëri?/ Epidemiologu: Simptomat janë të lehta, kush ka kaluar Covid, ka pak gjasa të infektohet

Megjithëse në Shqipëri nuk është konfirmuar zyrtarisht asnjë rast me variantin Delta, epidemiologu Ilir Alimehmeti mendon se rritja e të infektuarve ka ardhur për shkak të variantit Indian të Covid 19.

“Elementi kryesor është i qartë varianti Delta. Dhe nga krahu tjetër se simptomat janë të lehta dhe nuk e vënë re” tha Alimehmeti në një prononcim per ABC news.

Ndryshe nga më parë  shtimi i të infektuarve nuk po shoqërohet me rritje të atyre që kanë nevojë për trajtim spitalor. Për këtë mjeku mendon se ka disa arsye.

“Vaksinimet kanë ecur dhe ka një ndarje të kurbës së rasteve të reja. Të vaksinuar kanë klinikë të lehtë. Të pa vaksinuarit janë të rinjtë dhe e kalojnë më lehtë dhe kjo tendencë ka shkëputje më të madhe. Na bën të shpresojmë për mirë”

LEXO EDHE:  Kurimi i Covid/ Brataj thirrje qytetarëve: Kujdes me këtë ilaç! Mund të ketë efekte..

Ata që e kanë kaluar koronavirusin kanë më pak gjasa të riinfektohen nga varianti “Delta” apo të bëjnë forma të rënda të sëmundjes.  Një tjetër studim vjen nga India, shteti nga u përhap mutacioni i ri.

“Një publikim indian, në këto 8 muaj infektimi i mëparshëm ka 97.7 dhe mbron dhe infektimi i mëparshëm mbron shumë deri në 100% për format e rënda”./CNA.al

 

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Shëndeti

MSH bën bilancin/ Mbeten të larta infektimet, humbin jetën dhe 3 pacientë

Publikuar

-

Nga

cna news, cna lajme, lajme cna, lajme flash cna, cna.al, cna lajme politike, cna kronike, cna lajme bote, cna show

Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale ka publikuar të dhënat e 24 orëve të fundit sa i përket situatës së pandemisë në vendin tonë.

Sipas të dhënave mësohet se në 24 orët e fundit janë kryer 5812 testime, kanë rezultuar pozitivë 998 qytetarë, ndërsa kanë humbur jetën 3 qytetare.

Rastet pozitive të konfirmuara janë identifikuar në këto bashki: 306 raste në Tiranë, 90 në Shkodër, 70 në Durrës, nga 40 raste në Lezhë, Vlorë, 39 në Krujë, 36 në Elbasan, 30 në Fier, 29 në Kavajë, 28 në Sarandë, 23 në Lushnje, nga 16 raste në Kukës, Kamëz, Berat, 15 në Gramsh, nga 14 raste në Malësi e Madhe, Kurbin, Vorë, nga 12 raste në Gjirokastër, Mallakastër, nga 9 raste në Vau i Dejës, Patos, Korçë, 8 në Librazhd, nga 7 raste në Has, Divjakë, Pogradec, nga 6 raste në Skrapar, Kuçovë, Himarë, nga 5 raste në Dimal, Devoll, nga 4 raste në Rrogozhinë, Peqin, nga 3 raste në Belsh, Cerrik, Poliçan, Përmet, Delvinë, Roskovec, Shijak, Tropojë, nga 2 raste në Pukë, Mirditë, Dibër, Mat, Këlcyrë, Memaliaj, Kolonjë, nga 1 rast në Prrenjas, Maliq, Dropull, Libohovë, Finiq, Selenicë, Bulqizë, Fushë Arrëz.

LEXO EDHE:  Kurimi i Covid/ Brataj thirrje qytetarëve: Kujdes me këtë ilaç! Mund të ketë efekte..

LEXO EDHE:  Sistem elektronik për barnat falas/ Manastirliu: Rimbursim 100% nga shteti për trajtimin ambulator për covid 19

Janë 12,528 pacientë aktivë me COVID19 në të gjithë vendin.

Aktualisht në Spitalet COVID po marrin trajtim 149 pacientë, nga të cilët 19 janë në gjendje më të rënduar. Me gjithë përpjekjet e mjekëve, në 24 orët e fundit nuk e kanë fituar betejën me COVID19 3 qytetarë: një qytetar 43 vjeç nga Fieri, një qytetare 65 vjeçe nga Tirana dhe një qytetare 74 vjeçe nga Kavaja.
Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale u shpreh ngushëllimet familjarëve.

Janë shëruar 866 qytetarë gjatë 24 orëve të fundit, duke e çuar numrin e të shëruarve në 139,257 që nga fillimi i epidemisë.



Statistika (09 Shtator 2021)

Raste të reja ditore 998
Të shëruar në 24 orë 866
Të shtruar në spitale 149
Humbje jete në 24 orë 3
Testime ditore 5812

Testime totale 1,101,062
Raste pozitive 154,316
Raste të shëruara 139,257
Raste Aktive 12,528
Humbje jete 2,531

Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:

Tiranë 4870
Shkodër 1696
Durrës 1213
Fier 967
Vlorë 917
Lezhë 716
Elbasan 664
Berat 459
Korçë 310
Gjirokastër 269
Kukës 273
Dibër 174

LEXO TE PLOTE

Shëndeti

Rritja e rasteve me Covid/ Mezini: Jemi në valën e katërt, shifrat e fundit janë shqetësuese

Publikuar

-

Nga

cna news, cna lajme, lajme cna, lajme flash cna, cna.al, cna lajme politike, cna kronike, cna lajme bote, cna show

Pneumologu Arjan Mezini ka folur për situatën e pandemisë në vendin tonë.

I ftuar në Syri tv, Mezini thekson se jemi në valën e katërt të pandemisë, duke shtuar se shifrat e fundit nga Covid janë shqetësuese.



“Shifrat janë shqetësuese. Por, nëse e krahasojmë me dy valët e tjera, gjendja është më e qetë dhe më e mirëkontrolluar. Jemi në valën e katërt të pandemisë. Popullata jonë është pak problematike, në aspektin se e lënë që të shkojnë në gjendje kritike gjërat e vijnë që të marrin kurim, e shtrohen kur janë të rënduar ose shumë të rënduar.

Varianti Delta po prek më shumë moshat e reja. Shtrimet në spitale nga Covid janë ulur ndjeshëm në raport me të kaluarën. Vaksininimin do ta rekomandoja me forcë, sepse është gjëja e duhur që mund të bëjë një person. Duhet të ecnim më shpejt sa i përket vaksinimit”, deklaroi Mezini./CNA.al

LEXO TE PLOTE

Shëndeti

Debati mbi vaksinat/ Brataj del me reagimin e fortë: Nuk më këshillon as Soros, as Bill Gates!

Publikuar

-

Nga

cna news, cna lajme, lajme cna, lajme flash cna, cna.al, cna lajme politike, cna kronike, cna lajme bote, cna show

Kreu i Urgjencës Kombëtare, Skënder Brataj, ka dalë me një reagim të ashpër në rrjetet sociale, ndaj teorive që qarkullojnë mbi vaksinat.

Ai shprehet se ata që hedhin akuza të tilla pretendojnë se e njohin mjekësinë më mirë se vetë mjekët.

Brataj shton se ka rrezikuar jetën e tij në betejë me virusin dhe vazhdon ta rrezikojë për shkak të profesionit që ka zgjedhur dhe këtë nuk ia ka këshilluar as Soros, Bill Gate, apo politika.

Ai i kërkon “konspiracionistëve të mos fusin hundët në punën e tyre ndërsa i kërkon ndihmë prokurorisë dhe institucioneve përkatëse për të ndaluar përhapjen e gënjeshtrave, terrorit, panikut dhe pasigurisë.

Statusi i plotë i Skënder Bratajt

KUR INJORANCA NUK NJEH KUFIJ!! MJEK KU JENI? Në punën tonë i fusin hundët politikanët, gazetarët, konspiracionistët, injoranca, të ashtu quajturit mjek popullor abuzivë, mediat, prokuroria, gjykata etj! Ne jemi heronjtë e të kaluarës, ne jemi viktimat e përherëshme, ne jemi të korruptuarit, ne jemi shërbëtorët, ne jemi të betuarit e Hipokratit, ne jemi të detyruar të shërbejmë se na paguajnë, ne jemi të detyruar se të gjithë ata paguajnë taksat! Ne ofendohemi, pështyhemi, qëllohemi, burgosemi, dënohemi me ose pa prova! Ne a paguajmë taksa? Ne ku i fusim hundët? Ne ku jemi? Mbrëmë në darkë duke xhiruar kanalet televizive, çfarë të shikoje?

Të gjithë me gishtin tregues ndaj nesh mjekëve, të gjitha kategoritë e mësipërme! Diskutimi? Vaksina dëmton, dikush fiton dhe komandon! Mu shkel e drejta qytetare, nuk më detyron dot të bëj vaksinën! Po ata njerëz që humbën jetën, po ata njerëz që janë invalid dhe mezi marrin fryme pasi bëjnë 100 hapa? Po ata të shtruar në spital, po ata të infektuar, a kanë nevojë të orientohen, të ndihmohen, të shërohen? Në Itali vaksinimet e para u prezantuan në fund të viteve 1800. Falë përvojës Europiane me vaksinën e lisë dhe kërkimet mbi bakteret të Pasteur dhe Koch. Vaksinimi i parë ishte vaksinimi i lisë, i bërë i detyrueshëm nga ligji CrispiPagliani (1888).

Mendimi i parë: pse duhet të bësh mjeksinë në këtë vend ku mjeksinë e di më mirë kushdo veç ne mjekëve? Pse duhet të bësh mjeksinë në këtë vend ku paguhesh më pak se të sipërpërmendurit?

Duke parë se jetojmë një periudhë pandemie, gjë jo e zakonshme, po aq e pa zakonshme është edhe fillimi i kësaj vjeshte! Fillojnë emisionet televizive si gjithmonë me pakënaqësitë e tyre duke rreshtuar analistët, politikanët, ekonomistët e këdo tjetër përballë njëri-tjetrit. Ky shtator është disi i veçantë, ky shtator fillon me pandeminë, me SarsCov2! Ky shtator fillon me analizën e pandemisë, me gjendjen aktuale të saj! Po kush e bën më mirë këtë analizë dhe interpretim të pandemisë?

Sigurisht, POLITIKANËT, KONSPIRACIONISTËT, AVOKATËT, ANALISTËT! Tek-tuk ndonjë mjek me apo pa rol institucional që i përshtatet ambientit dhe agresivitetit të injorancës. Diskutimi mbi të drejtat e njeriut, diskutimi mbi ekzistencën ose jo të virusit, gjyqi 2 i Norembergës etj, janë shumë të rëndësishme, veç shëndetit të qytetarëve! Duket se më e rëndësishme është fakti nëse do të bëhet me detyrim vaksina, apo nëse është e rëndësishme bërja e vaksinës! Të dëgjosh një konspiracionist ti thotë një profesori injorant, nuk merr vesh nga mjeksia. Ti thuash katër mjekëve në studio nuk merrni vesh, më shumë keni dëmtuar sesa keni shpëtuar. Vetëm unë konspiracionisti kam shpëtuar më shumë se ju! INJORANCA galopante nuk njeh më kufij!

LEXO EDHE:  Shifra të larta/ Konfirmohen 113 raste të reja me koronavirus në Kosovë

LEXO EDHE:  Kurimi i Covid/ Brataj thirrje qytetarëve: Kujdes me këtë ilaç! Mund të ketë efekte..



Dikush tjetër shkruan një kryeartikull: Gjyqi i Nurembergut 2 është në përgatitje: OBSH dhe udhëheqësit botërorë do të duhet të përgjigjen për “Krimet Kundër Njerëzimit”.

Tre pyetjeve tuaja të këtij artikulli i përgjigjem vetëm njëher: Unë Dr. Skender Brataj u sëmura nga Covid-19 në mars të vitit 2020, rrezikova jetën time në betejën me virusin, vazhdoj ta rrezikoj se këtë profesion e kam zgjedhur vetë. Nuk ma ka këshilluar as Sorosi, as Bill Gates, as Pfizer, Astrazeneca, as politika!

Unë u vaksinova, djali im student u vaksinua, gruaja ime u vaksinua, nëna ime u vaksinua, motra ime u vaksinua, vëllezërit e mi u vaksinuan, familjarët e mi e kanë bërë të gjithë vaksinën. Si mendoni se jam kaq injorant sa të sakrifikohem për Sorosin dhe Bill Gates? Do sakrifikohem me familjen time për t’ju mbushur mendjen juve? Për asnjë arsye nuk do ta bëja!

Më kujtohen konspiracionistët e viteve 2010 kur thoshin nëpërmjet mykut që kishin në tru se do të zhdukej njerëzimi, do të përmbysej bota në vitin 2012?! Erdhën shpëtimtarët! Popull i prisni, këta do ta çojnë ujin në stratosferë, do ta zbresin në atmosferë, do ta purifikojnë nga të gjitha viruset, bakteret, protozoarët, prej mykut dhe do t’ua japin me oksigjen të pastër!

Veç mykun nga truri i tyre nuk e heqin dot! Normal, çdo e mirë e ka një të keqe, myku ka kohë që komandon trurin e tyre! Shyqyr që janë pak dhe bëjnë vetëm zhurmë! A kanë përgjegjësi politikanët, mediat, gazetarët, analistët, avokatët që flasin për mjekësinë? A kanë përgjegjësi për mesazhet e gabuara që ata përcjellin? A kanë ata përgjegjësi për dëmin që i sjellin shëndetit të njerëzve? Sigurisht që kanë!

A KEMI PËRGJEGJËSI NE MJEKËT QË LEMË TË FUSIN HUNDËT NË PROFESIONIN TONË TË GJITHA KATEGORITË? Sigurisht që kemi. Mjekësinë e bëjmë dhe e aplikojmë sepse besojmë në shkencë, e bëjmë sepse e duam atë, e bëjmë sepse e duam jetën, e bëjmë sepse e mbrojmë jetën. Politikanë, Analist, Avokat, Konspiracionist, Shërues popullor e kushdo qofsh: MOS I FUSNI HUNDËT NË PROFESIONIN TONË!

Jemi ne mbrojtësit e jetës, jemi ne që kemi studiuar minimumi 11 vjet për të ushtruar këtë profesion, jemi ne që jemi nxënës gjithë jetën, jemi ne që duhet të përditësohemi me lekët tona për të marë kreditet se nuk na përsëritet liçenca pas pesë vjetësh. Prandaj STOP të bërit mjek me liçencat tuaja! Ju plotësoni boshllëkun ligjor dhe zbatoni ligjin. Ne nuk bëjmë asnjë nga profesionet tuaja! Media STOP hapsirës televizive personave jo të autorizuar, jo profesionist, jo mirë mendërisht!

Prokurori dhe institucionet përkatëse, na ndihmoni! Ndalojini përhapësit e gënjeshtrave, përhapësit e terrorit, përhapësit e panikut, përhapësit e pa sigurisë!

KOLEGË NËSE JE DAKORT, VENDOSE KËTË STATUS NË MURIN TËND! NE MBROJMË JETËN. VAKSINAT JANË ARMA JONË NË KËTË MOMENT! QYTETARË VAKSINOHUNI, UNË U VAKSINOVA! DR.SKENDER BRATAJ

LEXO TE PLOTE