Connect with Us

Tentoi të korruptonte policin me 20 euro/ Shoqërohet 28-vjeçari

Aktualitet

Tentoi të korruptonte policin me 20 euro/ Shoqërohet 28-vjeçari

Publikuar

-

Policia ka arrestuar shtetasin me inicialet J.X, pasi tentoi të korruptonte me para një punonjës policie në kufi.

Teksa i është kërkuar pasaporta në kufi, 28 vjeçari për të përshpejtuar procedurën, ka vendosur një kartmonedhë 20 euroshe brenda pasaportës.

Policia ka shoqëruar 28-vjeçarin për të vijuar me procedurat e mëtejshme.

Njoftimi i Policisë

Kapshticë

Vijojnë kontrollet e detajuara për goditjen e paligjshmërisë.Goditet një rast i korrupsionit aktiv të personave që ushtrojnë funksione publike.

Punonjësit e Policisë Kufitare në Pikën e Kalimit Kufitar Kapshticë, gjatë kryerjes së proceduarave të regjistrimit të shtetasve që kalojnë kufirin, kanë goditur një rast të korrupsionit.

Shtetasi J. X., 28 vjeç, banues në Elbasan, gjatë kryerjes së procedurave të regjistrimit në hyrje të Republikës së Shqipërisë, në momentin kur punonjësi i Policisë i ka kërkuar pasaportën, ai ia ka dhënë atë, me një kartëmonedhë të prerjes 20 euro në brendësi të saj, me qëllim përshpejtimin dhe shmangien e procedurave të kontrollit të dokumentacionit për kalimin drejt tokës shqiptare, pasi kishte kaluar kufirin në mënyrë të paligjshme nëpërmjet kufirit të gjelbër.

LEXO EDHE:  Nga Mentor Kikia/ Raportet qesharake të Europës për Shqipërinë

Specialistët për Hetimin e Krimit Financiar-Ekonomik pranë Drejtorisë Vendore të Policisë Korçë kanë shoqëruar shtetasin J. X., 28 vjeç, banues në Elbasan, për veprime të mëtejshme./ CNA.al

 

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania

Komentoni

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Kronika

Në kërkim ndërkombëtar për trafik droge/ Arrestohet 42 vjeçari

Publikuar

-

Nga

cna, lajme , kronike

Policia e Durrësit ka bërë të mundur kapjen dhe arrestimin me qëllim ekstradimin drejt Italisë të shtetasit Julian Mandija, 42 vjeç, banues në Durrës.

Ky shtetas ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar, pasi Gjykata e Apelit në Aquila/Itali e ka dënuar me 7 vjet e 4 muaj burg për veprën penale “Trafikimi i lëndëve narkotike”, parashikuar nga Kodi Penal italian.

LEXO EDHE:  Arrestohen dy zyrtarë të bashkisë Kamëz

LEXO EDHE:  Arrestimet në spitalin “Shefqet Ndroqi”/ Artan Hoxha: Ishte thjesht një nga...



Interpol Tirana, në bashkëpunim me Interpol Romën, vijon procedurat për ekstradimin e këtij shtetasi drejt Italisë./CNA.al

LEXO TE PLOTE

Aktualitet

Fotoja e ish-kryeprokurorit që bëri xhiron e mediave/ Zbardhet deklarata e bashkëshortes së Llallës

Publikuar

-

Nga

cna lajme aktualitet

Ish-kryeprokurori Adriatik Llalla tashmë është shpallur në kërkim kombëtarë, pasi një ditë më parë u dënua me 2 vjet burg nga Gjykata e Posaçme e Apelit, e cila la në fuqi dënimin e dhënë nga Shkalla e Parë.

Disa orë pas vendimit, Policia, zbarkoi në shtëpinë e tij dhe nuk e gjeti dhe më pas vendosi ta shpallë në kërkim.

Ndërkaq, është zbardhur edhe deklarata e bashkëshortes së tij, Ardjana Llalla.

Në media u raportua se ajo u ka thënë oficerëve të policisë se nuk kishte dijeni ku ndodhej  bashkëshorti i saj, ndërkohë që një foto e Llallës në një stacion trenash në Itali po bënte xhiron e mediave.

LEXO EDHE:  Masat anti-Covid/ Vijon radha kilometrike në kufi me Kosovën

LEXO EDHE:  Kallëzohet penalisht kryetari i PD në Korçë Andrea Mano/ Akuzohet për mashtrim



Fotoja në fjalë u publikua edhe nga gazetari Blendi Fezviu në emisionin “Opinion”.

Kujtojmë se ish-kryeprokurori mungoi gjatë dhënies së vendimit, pasi po gjykohej në gjendje të lirë. Avokati i tij Sokol Hazizaj tha se Llalla mungonte për arsye shëndetësore.

Llalla u shpall fajtor për veprën penale të fshehje të pasurisë për të paktën 3 episode.

Hetimi ndaj tij u regjistrua fillimisht nga Prokuroria e Durrësit më 15 Mars 2018 nën akuzat e fshehjes së pasurisë, shpërdorimit të detyrës dhe pastrimit të parave./CNA.al

LEXO TE PLOTE

Politikë

Braçe “zbret” nga Hëna dhe bën “zbulimin e madh” 

Publikuar

-

Nga

cna news, cna lajme, lajme cna, lajme flash cna, cna.al, cna lajme politike, cna kronike, cna lajme bote, cna show

Ish-zv.kryeministri Erion Braçe, pas përmbysi karrigen në ish-zyrën e tij, tani duket se ka bërë një “zbulim” të madh.

Në një postim në rrjetet sociale, Braçe shkruan se në Shqipëri , punëtorët paguhen me rroga nën mesataren mujore.

Sipas Braçes, nëse nuk duan që punëtorët të braktisin Shqipërinë, duhet t’iu rriten pagat.

Punëtor kërkoni?

Rritini rrogat dhe do i keni!

Vendosni prag të ri minimal taksimi, shkallë të re progresiviteti dhe keni mbrojtur të ardhurat e tyre!

Pandemia nxori në pah se sa informalitet, padrejtësi, pabarazi, paligjshmëri ka në treg e çdo ndërmarrje, ashtu dhe zhvillimi teknologjik solli me gjithë shkëlqimin e tij prapambetjen, pasigurinë fizike e shëndetësore, efektivitetin e ulët të mënyrës së organizimit të punës kudo;

Mbi të gjitha rrogat, një nga instrumentet themelore të vlerësimit të dijes dhe aftësive, punës mundit, djersës, sakrificës së çdo punëtori, shërbyesi publik e jo vetëm, nëpunësi etj.

Po humbim punëtorë prej rrogave dhe kushteve të tjera të punës!

Kush ankohet se nuk gjen punetore, te rrise rrogat e tyre dhe do i kete!”-shkruan Erion Braçe.

LEXO EDHE:  Mali i Zi lehtëson masat anti COVID për kalimin në kufi

LEXO EDHE:  Mali i Zi lehtëson masat anti COVID për kalimin në kufi

Shyqyr që Braçe më në fund “zbriti nga Hëna”, dhe pa realitetin, se nga karrigeja e zv.kryeministrit nuk shikonte dot.

Por, gjithësesi edhe ne në këtë rast jemi me Braçen. Ai ka shumë të drejtë. Mirë do ishte që të rriteshin rrogat, por me çfarë?



Qeveria ku është ai, buxjetin e çon për koncesione e Braçe nuk flet.

Ishte zv.kryeministër e nuk ndërmori asnjë hap. Dhe Tani flet sikur sapo ka ardhur nga Hëna, jo sikur ka tetë vite në pushtet.

Të rrisesh pagat duhet të kesh më shumë të ardhura e fitime.

Kur ekonomia është në krizë, kur konsumi është ulur, si rriten pagat?

Duket se Brace ka qënë në Hënë jo në Qeveri./CNA.al

Braçe flet për ndershmëri, por harron skandalet e tij

Përmbysi karrigen në Kryeministri/ Erion Braçe “kafshon” Ramën  

Erion Braçe ose “fenomeni mushkonja”/ Pesticidet e munguara dhe bankomati i sahatëve

LEXO TE PLOTE