Connect with Us

SPAK drejt peshqve të mëdhenj?/ Kush është “xhuxhi” që ka rënë në rrjetë

Aktualitet

SPAK drejt peshqve të mëdhenj?/ Kush është “xhuxhi” që ka rënë në rrjetë

Publikuar

-

SPAK drejt peshqve të mëdhenj?/ Kush është "xhuxhi" që ka rënë në rrjetë

Tenderi 28 milionë euro i uniformave të policisë ka çuar hetimet e SPAK-ut tek Komisioni i Prokurimit Publik.

Nga hetimet ka dalë në pah se ndryshimet që u janë bërë kritereve pas hapjes së tenderit kanë patur garanci tek Komisioni i Prokurimeve Publike.

Në momentin e duhur, ky Komision, që thotë fjalën e fundit për rregullsinë ose jo të një tenderi, i ka dhënë dritën jeshile tenderit 28 milionë euro për të cilin ka disa arrestime nga SPAK.

Në krye të Komisionit të Prokurimit Publik është Jonald Myzyri, i cili ka rrëzuar ankesën kundër tenderit korruptiv të uniformave të policisë.

LEXO EDHE:  “Dosja 339”/ “Zgjohet" SPAK, lëshon 22 urdhër-arreste, mes tyre edhe funksionarë lokalë

Jonaid Myzyri njihet nga të gjithë si ‘xhuxhi’ i Edi Ramës tek Prokurimet Publike.

Ai vendos për gjithçka e urdhërojnë shefat e mëdhenj. Nëse SPAK i shkon hetimit deri në fund, me siguri do të gjejë se ‘xhuxhi’ i Ramës është një zbulim i Taulant Ballës.

Hetimi i SPAK për tenderin korruptiv të uniformave të policisë po shikohet me shumë vëmendje nga disa palë.

Ky konsiderohet një rast për të zënë në rrjetën e drejtësisë ‘peshqit e mëdhenj’, për të cilët u miratua reforma më drejtësi 5 vjet më parë./Pamfleti

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Politikë

Berisha “shuplakë” Bashës/ “Opozita në pikën më kritike”

Publikuar

-

Nga

cna news, cna lajme, lajme cna, lajme flash cna, cna.al, cna lajme politike, cna kronike, cna lajme bote, cna show

Ish kryeminsitri Sali Berisha është shprehur se opozita është në pikën më kritike të saj.

I ftuar në emisinin “Now” me moderatoren Erla Mëhilli, Berisha tha se gabimi i opozitës është që të gjitha palët edhe kryetari edhe kundërshtarët e kryetarit ranë dakord të hapnin fushatën elektorale.

Gjithashtu, theksoi se opozita po e nis jetën paralamentare me një mandat të tretë të humbur si dhe me 60 mijë vota më pak se në 2013.

Berisha nënvizon se gabimi i kreut të PD, Lulzim Basha është se u bë pjesë e zgjedhjeve pasi u publikuan një milion të dhënat e qytetarëve.



Opozita është në ditën më kritike që nga themelimi. Shqipëria është në gjendje kritike. Unë e kam shprehur kundërshtinë time për hapjen e fushatës brenda PD.

Unë gjykoja etike evidentimin e masakrës zgjedhore dhe pastaj analizën. Se unë nuk them që PD nuk kishte përgjegjësitë e veta për rezultatin.

Ajo që ishte e çuditshme, është që të gjitha palët edhe kryetari edhe kundërshtarët e kryetarit ranë dakord të hapnin fushatën elektorale. PD e nis jetën parlamentare me 60 mijë vota ma pak se në 2013.

Të isha unë kryetar partie, nuk do merrja pjesë në zgjedhje kur u publikuan 1 milion të dhënat e qytetarëve”, tha Berisha./ CNA.al

LEXO TE PLOTE

Politikë

“Nuk ka stabilitet…”/ Berisha kërkon ringritjen e PD: Revolta e protesta kudo

Publikuar

-

Nga

Ish kryeministri Sali Berisha është shprehur se opozita duhet të ngrihet në revolt dhe protesta pas asaj që ndodhi në zgjedhjet e 25 prillit.

I ftuar në emisionin “Now” nga Erla Mëhilli, Berisha tha se Opozita duhet të bëjë gjithçka për tu ringrititur.

“Ka një moment këtu, njeriu në betejë mund të bjerë, por në çdo pozicion që bie, duhet të gjejë mënyrën të ringrihet.

Opozita duhet të bëjë gjithçka për një strategji të një bashkimi sa më të gjerë jo vetëm të forcave opozitare por të gjithë elementëve qenësorë të shoqërisë.



LEXO EDHE:  U arrestua për korrupsion/ Enkelejda Hoxha merret në pyetje nga SPAK

LEXO EDHE:  “Dosja 339”/ “Zgjohet” SPAK, lëshon 22 urdhër-arreste, mes tyre edhe funksionarë lokalë

PD duhet të bëjë gjithçka që në moentin që humbi me penalizmin ndërkombëtar me sanksione.

Vetëm sistemi patronazhisteve s’mund të pranohej kurrë. Nuk ka sistem më të turpshëm. Opozita tani duhet të bëjë të ngrejë protestën revoltën në parlament dhe jasht parlamenti.

Kjo që ndodhi është mëxyrë. Nuk ka stabilitet pa votë. Hiqeni nga mendja.”/CNA.al

 

LEXO TE PLOTE

Politikë

Berisha paralajmëron Ramën/ “Do përballesh me një opozitë të fortë”

Publikuar

-

Nga

cna news, cna lajme, lajme cna, lajme flash cna, cna.al, cna lajme politike, cna kronike, cna lajme bote,

Ish- Sali Berisha, paralajmëroi kryeministrin Rama se do të përballet me një opozitë të fortë.

I ftuar në  emisionin “Now” nga Erla Mëhilli në Euronews, Berisha tha se Rama ka përdorur çdo tentativë për të eliminuar kundërshtarët politikë, përmes shpifjeve të pafundme.

“Aty do të kem përpara Edi Ramën dhe e garantoj se do të këtë një opozitarizmin, që atij do ti duken lule ato që kanë qenë përpara, sepse ai ka treguar me këtë mënyrë përfundimtare ligësinë e pafundme shpirtërore për të eliminuar  kundërshtarët me shpifje dhe mashtrime, Këtë se ka bërë njeri, kurrë.



LEXO EDHE:  ByteDance po çmend mediat sociale

LEXO EDHE:  Publikoi videon nga atentati kundër prokurorit Ndoja/ SPAK thërret menjëherë Halit Valterin

 “Edi Rama vjen në parlament si mynxyrë kombëtare, si autor i fatkeqësive njëra-pas-tjetrës kombëtare, që nga koha e Jorgo Kristaq Zografi dhe Enver Hoxha.

Edi Rama vjen si një vasal i pështirosur i Aleksandar Vuçiçit… është autor i asaj çfarë ndodhi në Mal të Zi, pasi merr ky një luftë-nxitës, një Gëbels të Millosheviçit”, tha Berisha./CNA.al

LEXO TE PLOTE