LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Skënderbeu pa frena në merkato, prezanton 2 afrime të bujshme

23 Korrik 2021, 17:16, Sport CNA
Skënderbeu pa frena në merkato, prezanton 2 afrime të bujshme

Skenderbeu ka prezantuar sot dy goditjet e radhës në merkato.

I pari është sulmuesi Bismark, i cili ka luajtur për Kievon, ndërsa në provë ka ardhur mbrojtësi Josef, i cili ka luajtur në Slloveni.
Josef nuk dihet nëse do të qëndrojë në ekipin korçar.

Ata janë prezantuar sot nga drejtori Ilir Përmeti dhe në fjalën e tij për mediat Bismark është shprehur:

“Jam i lumtur për këtë prezantim të sotëm tek ky klub. Dua të them se më kanë kontaktuar agjentët e mi duke më prezantuar fillimisht klubin për të cilin më thanë se është interesuar për mua.

Kur pashë rezultatet e viteve të fundit nuk u mendova dy herë por e pashë si një aventurë që më shkonte për shtat dhe mund të nxjerrë në pah vlerat e mia.

Ju e dini që më herët këtu ka qenë një ish-shoku im i ekipit tek Kievo, Ali Soue. Dhe pse jo, edhe unë mund të bëj të njëjtën gjë siç bëri ai. Të gjithë këtë më kanë këshilluar, se mund të jetë klubi i duhur nëse dua të rihyj në tregun e lojtarëve.

Kisha një akord me klubin e Vllaznisë, por problemi qëndronte tek pasaporta ime. Kisha pasaportën drejt fundit dhe në bazë të rregullave të shtetit Shqiptar nuk mund të hyja dot këtu nëse nuk kisha më shumë se 90 ditë vlefshmëri të pasaportës sime.

Kërkova mirëkuptimin e tyre për të pritur derisa të dilte pasaporta e re. kisha vlefshmëri të pasaportës edhe për 88 ditë. Për dy ditë është djegur gjithçka. Ata nuk pranuan të më prisnin, nuk u treguan të duruar.

Ekipi i Skënderbeut u tregua më i duruar dhe më profesional. Më thanë që të vijoja procedurat me qetësi dhe në momentin që gjithçka do të ishte gati do të vija këtu.
Do të shohim në fund të sezonit se çfarë mund të kem bërë. Por e rëndësishme është që jam i gatshëm të jap edhe shpirtin për këtë klub.”

Lajmet e fundit nga