Connect with Us

Shqiptari i Kosovës donte me çdo kusht t’i shënonte Partizanit

Sport

Shqiptari i Kosovës donte me çdo kusht t’i shënonte Partizanit

Publikuar

-

azeli ka fituar në shifrat 3-0 kundër Partizanit për të siguruar që në takimin e parë kualifikimin e mëtejshëm në turin e tretë të “Conference League”. Zviceranët ia dolën që të bënin detyrën e tyre në shtëpi, ndërsa si gjithmonë Edon Zhegrova nuk i shmanget jehonës mediatike.

Nga spektakli i tepruar për të bërë “Freestyle” kur luante kundër Shqipërisë, te dëshpërimi i madh në momentin kur topi nuk hyri në rrjetë pas gjuajtjes së tij me Partizanin.

Zhegrova u ndal nga shtylla në minutën e 83 pasi mori vendin e Xhakës në pjesën e dytë, duke vendosur duart në kokë që topi nuk hyri në rrjetë për ta dërguar rezultatin në 4-0, si të bëhej fjalë për një ndeshje gjysmëfinale në kompeticion dhe jo kualifikuese me histori të mbyllur.

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Kombëtare

Inati mbetet vetëm në rrjetet sociale, momenti emocionues kur “Plisat” duartrokasin Ardian Ismajlin

Publikuar

-

Nga

Që në momentin kur zgjodhi të largohej nga Kosova për t’iu bashkuar Shqipërisë, Ardian Ismajli ka kaluar vështirësi të shumta së bashku me familjen e tij. Një grup i caktuar në Kosovë ka dërguar komente fyese dhe shpeshherë duke tejkaluar çdo cakë të mundshëm, ndërsa kjo është shprehur nga vetë babai i mbrojtësit të Empolit, Ilmi Ismajli.

Ndërkohë në ndeshjen e fundit që u fitua ndaj Hungarisë në shifrat 1-0, Plisat kanë duartrokitur dhe thirrur në korr emrin e Ismajlit. Tifo grupi nga Prishtina ka dhënë gjithë mbështetjen dhe dashurinë për këtë futbollist që pak ditë më parë u cilësua si “tradhtar” nga një tjetër faqe me shumë ndjekës në Kosovë. Ismajli shkoi për të falënderuar Plisat dhe i dhuroi fanellën nga ndeshja.



LEXO TE PLOTE

Sport

Rrahu bashkëshorten, ish-mbrojtësi i Bayernit rrezikon 5 vite burg

Publikuar

-

Nga

Jerome Boateng, i cili iu bashkua Lyoni këtë verë, doli në gjyq të enjten në mëngjes. Ish-mbrojtësi i Gjermanisë paraqitet në një gjykatë të Mynihut i akuzuar për sulm ndaj nënës së dy fëmijëve të tij dhe mund të dënohet me pesë vjet burg nëse shpallet fajtor.

Jerome Boateng akuzohet se i ka shkaktuar lëndime të rrezikshme trupore, Sherin Senler, marrë nga  Daily Mail.



Nëse shpallet fajtor, ai mund të dënohet deri në pesë vjet burg. Çifti filloi lidhjen në 2007 dhe u fejuan në 2014, por që atëherë janë ndarë. Senler dhe Boateng kanë vajza binjake.

LEXO TE PLOTE

Kombëtare

Komenti epik i tifozit të San Marinos: Shqipëria fitoi, por ne kemi më shumë medalje Olimpike

Publikuar

-

Nga

Një koment epik i tifozëve të San Marinos, në rrjetin social “Twitter”, është duke bërë xhiron e internetit.

“Shqipëria mund të ketë fituar sot, por ne kemi marrë më shumë medalje në Lojërat Olimpike se ta. Jemi barazim”, shkruan fansat e San Marinos, pas disfatën 5-0 që kombëtarja e tyre pësoi në “Elbasan Arena” ndaj Shqipërisë.



Ky status me nota humori, ka marrë shumë shpërndarje! Mesa duket tifozët e San Marinos, janë familjarizuar tashmë me humbjet e thella dhe i kalojnë të gjitha me sportivitet.

LEXO TE PLOTE