Connect with Us

Shkëlqeu në Europian, Harry Kane drejt Manchester Cityt për një shifër të “çmendur”

Premier Liga

Shkëlqeu në Europian, Harry Kane drejt Manchester Cityt për një shifër të “çmendur”

Publikuar

-

Pasi zhvilloi një EURO 2020 të kënaqshëm, tani Herri Kejn e ka kthyer totalisht vëmendjen tek e ardhmja e tij.

Sipas asaj që raporton prestigjiozja “The Sun”, sulmuesi është pranë transferimit tek Mançester Siti për një shifër prej 185 milionë euro.

Nëse ky transferim do të shkojë me sukses, atëherë Kejn do të bëhet blerja e dytë më e shtrenjtë në histori pas Nejmarit ku u transferua nga Barcelona tek PSG për shifrën e 222 milionë eurove.

Tek Mançster Siti, britaniku thuhet se do të përfitojë plot 16 milionë euro.

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania

Komentoni

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Premier Liga

Mashtrim me udhëtimet, Kristiano Ronaldos i grabisin 288 mijë euro

Publikuar

-

Nga

Kristiano Ronaldo ka përfunduar në qendër të një mashtrimi financiar në vitet e fundit, me një punonjëse të një agjencie udhëtimi që i ka zhdukur atij një shumë të konsiderueshme.

Sipas gazetës “Jornal de noticias”, në vitet e fundit Kristiani Ronaldo ka qenë pjesë e një skeme mashtrimi në një agjenci udhëtimesh të cilës ai i besonte lëvizjet e tij dhe të familjes. Ai i ka besuar kësaj kompanie kartat e tij të kreditit me disa prej kodeve në mënyrë që të bënin më shpejt prenotimet. Por një punonjëse aty ka përfituar nga kjo situatë, duke faturuar për shërbime që nuk janë kryer kurrë.



Kështu, janë llogaritur se në 3 vite janë bërë rreth 200 udhëtime fiktive, për një shumë prej 288 mijë eurosh që është tërhequr nga llogaritë e Ronaldos. Një mashtrim financiar, viktima të të cilit kanë përfunduar edhe emra si menaxheri i portugezit, Horge Mendes, apo edhe Nani e Manuel Fernandes.

Personi përgjegjës për mashtrimin është dënuar nga një gjykatë dhe raportohet se ka filluar të paguajë dëmshpërblimin ndaj viktimave, përfshirë edhe Ronaldon, duke kthyer si fillim këtë shumë me “këste”.

LEXO TE PLOTE

Premier Liga

VIDEO/ Pogba sfidon tifozin, Carrick ndërhyn për të qetësuar situatën

Publikuar

-

Nga

Një gol në minutën e 89′ dhe një penallti e humbur në të 95-ën, i ka dhënë tre pikët Manchester United në transfertën ndaj West Ham-it, megjithatë këto episode kanë qenë vërtetë të vështira për t’u kapërdirë nga tifozët vendas.

Në përfundim të ndeshjes, mesfushori Paul Pogba, teksa ishte duke u larguar drejt dhomave të zhveshjes, është përfshirë në një debat verbal me një nga tifozët e “hummers”, dhe e ka sfiduar atë për disa sekonda.

Tifozi i acaruar vendas, i kërkonte francezit të mbyllë gojën, por Pogba e ka sfiduar me një mbajtje goje të hapur për disa sekonda, ndërsa më pas ka ndërhyrë ndihmës-trajneri i “djajve të kuq”, Michael Carrick, që ka tërhequr futbollistin drejt dhomave të zhveshjes, për të shmangur një acarim të mëtejshëm të situatës.



 

LEXO TE PLOTE

Premier Liga

De Gea, më në fund një penallti e pritur… pas 5 vitesh

Publikuar

-

Nga

Rikthimi i De Geas, heroit të ditës në sfidën me West Hamin. Manchester United e ka kapërdirë me vështirësi zhgënjimin që humbi Europa League-n në finale me Villarealin, mbi të gjitha për mënyrën se si erdhi disfata. Spanjolli ka qenë për një kohë të gjatë në shënjestrën e tifozëve të “Djajve të kuq”, në bankën e akuzës, pasi nuk ia doli të priste asnjë nga 10 penalltitë, duke humbur dhe atë që gjuajti vetë. Me pak fjalë, nuk ndryshoi dot asgjë, as me këmbë, as me duar.

Në Angli ishte një paraqitje që nuk kaloi pa rënë në sy. Madje, pak kohë më parë, tabloidi “The Sun” i bëri një analizë të pamëshirshme. Spanjolli kishte pritur penalltinë e tij të fundit më 23 prill të 2016-ës dhe që atëherë nuk ka mundur të shpëtojë asnjë. Kaq u ka mjaftuar tabloidëve, për të stiluar krahasimin klasik, çfarë kohësh ishin kur portieri i United kishte pritur penalltinë e tij të fundit, atë ndaj Lukakut, në ndeshjen e gjysmëfinales së FA Cup me Evertonin, 5 vjet më parë.



Atëherë Barack Obama ishte ende president i SHBA, Anglia ishte ende pjesë e Bashkimit Europian, Angelina Jolie e Brad Pit ishin ende një çift i lumtur dhe Roy Hodgson ishte trajner i Anglisë.

E bukura e futbollit është se të jep gjithmonë një tjetër shans dhe ai i De Ge-as erdhi në sekondat e fundit, në sfidën mes United dhe West Hamit. “Djajtë e Kuq” ishin në avantazh 2-1 falë golave të Ronaldos dhe Lingardit. Te pika e bardhë, enkas për të gjuajtur penalltinë shkoi një specialist si Noble. De Gea ia doli të priste penalltinë, diçka që nuk ndodhte prej plot 5 vitesh.

LEXO TE PLOTE