LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Pse duket sikur të gjithë nëpër botë i urrejnë anglezët?

23 Korrik 2021, 06:07, Blog CNA
Pse duket sikur të gjithë nëpër botë i urrejnë

Nga Julia Buckley ?CNN?

Kur Anglia luajti përballë Italisë në finalen e ?Euro 2020? më 11 korrik, imazhet bërë xhiron e botës. Por jo vetëm të ekipit italian, që e fitoi ndeshjen me penallti, dhe jo vetëm të ekipit anglez emocionalisht të shkatërruar. Por të skenave në stadiumin Uembli të Londër, ku u zhvillua ndeshja.

Disa tifozë e fishkëllyen himnin kombëtar italian; të tjerët hynë në stadium pa biletë. Disa të tjerë festuan disa orë para ndeshjes duke u dehur, duke hedhur mbeturina në ?Leicester Square?, dhe një anglez i bërë tapë, vendosi një fishekzjarr të ndezur në prapanicën e vet.

Zemërimi global ishte i dukshëm. Tifozët anglezë u sollën tmerrësisht keq për shkak të fitores së Italisë. Është një version ekstrem i së njëjtës histori, e cila shfaqet kudo ku anglezët shkojnë masivisht me pushime.

Ndërsa imazhi i ?amerikanit të shëmtuar? është i njohur në të gjithë botën, shumë vende, sidomos në Evropë, bartin barrën e ?britanikut të alkoolizuar?. Stereotipi i një anglezi që shkon jashtë është ai i një njeriu që flet anglisht – ngadalë dhe enkas me zë të lartë -në vend se të mësojë gjuhën lokale, kërkon ku ndodhen restorantet angleze pasi nuk i zë besë ?ushqimit të huaj?, dhe e shkatërron veten me pije alkoolike deri pasdite vonë.

Në mbrëmje, sjellja e tyre e egër është në shfaqje të plotë. Por a janë vërtet kaq të këqij? Apo njerëzit thjesht duan që t?i urrejnë anglezët? Tom Xhenkins – që dëshiron të specifikojë se është uellsian – mendon se janë pak nga të dyja. ?Ekziston një lloj miti i turistit anglez, dhe kjo do të thotë se njerëzit kanë një kokë turistin e përsosur?- thotë Xhenkins i Organizatës Evropiane të Turizmit (ETOA).

Gjithsesi, nuk mund të mohohet që anglezët kanë probleme jashtë vendit. Çdo verë, historitë e sjelljeve të keqe – të lidhura zakonisht me pirjen e alkoolit, sherret dhe sjelljet e përgjithshme  në përgjithësi – janë me bollëk. Magaluf, në ishullin spanjoll të Majorkës, është mbiquajtur ?Shagaluf? falë tendencës së britanikëve të rinj për të shkuar aty për një javë harbim dhe shthurje.

Gjërat në Magaluf mund të shkojnë aq keq, saqë në vitin 2018 autoritetet lokale u detyruan që të nisin një fushatë, duke iu lutur truristëve që të mos zhvisheshin nudo apo të bënin jashtëqitjen në publik. Ndërkohë Benidorm, në Kosta Blanka po në Spanjë, është zemra e një lloji tjetër turizmi të anglezëve.

Njerëzit që shkojnë atje kanë tendencën të jenë pak më të moshuar, por ata kërkojnë të ndihen si në shtëpinë e tyre. Prandaj aty janë të përhapura baret dhe restorantet që ofrojnë proshutë, vezë dhe fasule të pjekura për një mëngjes tradicional ?të plotë anglez? gjatë gjithë ditës. Dhe sigurisht birrë të mirë dhe të vjetër angleze.

As personat e famshëm, nuk duket se janë janë imunë ndaj transformimit që duket se u ndodh anglezëve kur udhëtojnë jashtë vendit. Supermodelja Kejt Mos u shoqërua nga avioni në polici në vitin 2015, kur duke u kthyer nga pushimet në Turqi, kishte ardhur pak si shumë në qejf duke konsumuar një shishe vodkë, dhe duke e sharrë me një fjalor vulgar pilotin e avionit.

Edhe Herri Meguajër, pjesë kombëtares angleze të futbollit, ra pre e ?mallkimit? në verën e vitit 2020. Ai u shpall fajtor për sulm të rëndë, rezistencë ndaj arrestimit dhe për përpjekje për të korruptuar policinë pas një sherri në ishullin grek Mikonos, që dyshohet se shkaktoi kur motra e tij u qëllua me thikë.

Policia greke pretendoi se shau rëndë Greqinë, edhe pse avokati i tij e mohoi këtë gjë. Për psikoterapistin me banim në Londër, Endi Kotom, shumë nga problemet e anglezëve burojnë nga pija. ?Anglezët kanë një marrëdhënie shumë të sëmurë me alkoolin. Për disa arsye, evropianët në kontinent kanë një vetëdije më të mirë të dëmeve që mund të shkaktojë ai.

Unë kam parë gjermanë të dehur në mënyrë të ngjashme, por shumë rrallë francezë, italianë, spanjollë ose portugezë. Ata nuk duket se e shkatërrojnë veten aq rregullisht?- thekson ai.

Por Xhenkins mendon se anglezët kanë fituar një imazh të keq për shkak të dehjes së tyre. ?Të gjithë janë të aftë të sillen në mënyrë të turpshme. Por të dehurit në publik janë kudo të njëjtët. Nëse shkoni në Skandinavi do të habiteni me sjelljet e tyre. A keni qenë ndonjëherë në Oktoberfest? Edhe evropiano-lindorët dhe rusët dehen në tavolina?-thekson ai.

Xhenkins mendon se problemit është se britanikët janë më të spikatur në këtë aspekt. Anglishtja është gjuha me e folur në botë, kështu që shumë njerëz të dehur mund të flasin anglisht, pa u identifikuar se çfarë mund të jenë. Britania e Madhe është tregu më i madh për shumicën e destinacioneve në Evropë, dhe nëse jeni grupi më i madh, ka të ngjarë që të jeni edhe turisti më i urryer?- thekson ai.

Një element tjetër i bezdisshëm për anglezët? Britanikët në përgjithësi nuk shpenzojnë aq shumë për pushimet e tyre. Pasi shumica prej tyre, bartin normat më të mira sociale. ?A jemi ne turistët më të dëshirueshëm? Padyshim që jo, por një pjesë e kësaj antipatie është një nënprodukt i suksesit tonë.

Nëse përfaqësoni numrin më të lartë në një destinacion, jeni në gjendje që të diktoni volumin dhe kushtet. Prandaj turistët që nuk kanë atë fuqi shpenzuese janë më të dëshiruar se anglezët. Resortet nuk thonë ?Ne duam një numër të lartë turistësh që shpenzojnë pak. Por ata thonë ?Ne duam pak njerëz por që shpenzojnë shumë!?.

Ndërkohë biznesmeni indian Ajaj Gojal, themelues i ?Zening Resorts? në Qipro, thotë se anglezët ?janë shumë të urryer edhe në vendet ku nuk do të kishte asnjë zhvillim ekonomik pa ata?. Ai rendit disa faktorë:?Sjellja e harbuar e turistëve të rinj. Ideja që dominon tek shumë britanikë të moshuar, që ne të tjerët ishim barbarë përpara se të na civilizonin anglezët; dhe një kompleks dominues i epërsisë?.

Ai thotë se turistët më të moshuar anglezë kanë zakonin e neveritshëm për t?u treguar ?njerëzve se çfarë është civilizimi, padyshim kur nuk janë të dehur?. Por ajo që i zemëron më shumë resortet, është fakti që anglezët ?kanë më pak para në dorë sesa gjermanët, rusët dhe kinezët, dhe përdorin gjithmonë kartat bankare?- thotë Gojal.

Sidoqoftë, thotë ai, ata kanë edhe tipare pozitive.?Priren të jenë më miqësorë, më me humor dhe më simpatikë, dhe në përvojën time më pak racistë nga evropianët e tjerë?- shton ai. Dhe ndërsa destinacionet turistike po përpiqen që ta marrin veten financiarisht, disa vende po adoptojnë qasjen e Gojal.

?Unë po shoh që tani të gjithë i duan turistët anglezë, pasi janë të dëshpëruar për para?-thotë ai. Psikoterapisti Endi Kotom thotë se problem bëhet shpesh herë edhe krenaria angleze që buron nga diçka thellësisht e pakëndshme.

?Ekziston ky mentalitet ishullor, sipas të cilit ne jemi shumë krenarë. Pra jemi vetëm një komb i vogël, por që kemi pasur një perandori të madhe. Pastaj kjo shndërrohet më pas në një burim turpi. Ne jemi shumë të turpëruar, që nuk jemi ata që kemi qenë dikur?- përfundon ai.

Marrë me shkurtime-Përshtatur nga CNA.al

Lajmet e fundit nga