Connect with Us

Policia e Shtetit përfshihet në skandal/ Detajet që ngrenë dyshimet e forta

Aktualitet

Policia e Shtetit përfshihet në skandal/ Detajet që ngrenë dyshimet e forta

Publikuar

-

Policia e Shtetit përfshihet në skandal/ Detajet që ngrenë dyshimet e forta

Mediat dje raportuan një skandal në lidhje me garën e zhvilluar nga Policia e Shtetit për numrat telefonik që përdor ky institucion dhe struktura e saj.

Pra, për numrat që mbajnë policët. Është numri i famshëm 06941…, që prej shumë vitesh ka qënë në përdorim të tyre.

Në fakt nga dita e parë, kur këta numra janë marrë në përdorim nga policia, dhe deri më sot kanë ndryshuar shumë ligje, kanë ndryshuar shumë faktorë të tjerë.

Së pari, ajo që ka ndryshuar është mbartja e numrit. Pra, portabiliteti i tij, i cili është bërë me ligj, por edhe në marrëveshje mes kompanive celulare, kur ti zgjedh të shkosh nga një kompani tek tjetra, në jo më pak se gjashtë muaj, pasi do zgjedhësh ofertat më të mira. Kjo është një garë e hapur, tregu i lirë. Ndërsa me Policinë e Shtetit nuk ndodh kështu.

Policia e Shtetit merr 15 mijë numra, nuk e njeh këtë ligj dhe thotë unë do bëj një garë. Do ta heq nga kompania që ofron aktualisht shërbimin dhe do ta çoj në një kompani tjetër.

Në fakt tek gara ka mjaft dyshime.

Pse ka dyshime?

Sepse ka ndërhyrje nga eksponentë të lartë të politikës, të lidhur me njërën apo me tjetrën palë. Njerëz të cilët kanë pushtet. Nuk janë ministra, por influencojnë tek ministrat. Kanë autoritet dhe ndërhyjnë deri tek zyrtarët e lartë të Policisë së Shtetit, duke bërë që gara të prishet.

Pretendohet për një garë të prishur, të deformuar. Eksponentë të lartë të politikës kanë ndërhyrë dhe pretendohet se përtej urdhërit që tashmë duhej ndryshuar kompania, megjithëse edhe këtu ka një problematikë. Dyshohet se oferta e njërës palë i është dhënë palës tjetër dhe më pas dikush ka ofruar dicka më tepër.

Pra, ka pasur një rrjedhje informacioni, ç’ka do të thotë se gara ka qënë e pavërtetë, e padrejtë dhe krejt e parapërgatitur.

LEXO EDHE:  Sajmir Kodra tregon të pathënat e skandalit me gjyqtarin që kërkonte favore seksuale

Cila është problematika tjetër?

Problematika tjetër lidhet pikërisht me faktin se Policia e Shtetit bën një garë, për numrat që pretendon se i ka në pronësi, kur në fakt ato numra i ka në pronësi të përdoruesve. Pra, janë në pronësi të vetë policëve ose drejtuesve.

Sepse janë numrat që ata i mbajnë dhe ata i paguajnë. Pavarësisht se në sistemin e kompanisë celulare mund të figurojnë si “Policia e Shtetit”, janë individët që e përdorin atë numër, janë individët që e paguajnë atë numër.

Prandaj dhe me këtë argument, por edhe me faktin e portabilitetit të numrit, gara e bërë nga Policia e Shtetit ngre dyshime se ka qënë një skenar i manipuluar në interes të njërës, apo kompanisë tjetër. 

Nuk ka rëndësi se kush është fituesi. Rëndësi ka skandali që lidhet me Policinë e Shtetit.

Pse bën një garë, kur ligjet kanë ndryshuar?

Së dyti, pse ka rrjedhur informacioni?

Dhe së treti, çfarë interesash financiare fshihen?

Pra, kush janë zyrtarët dhe politikanët, apo vetë drejtuesit e Policisë që kërkojnë të mbushin xhepat duke bërë lojëra dhe skenarë me kompani telefonike, në përfitim të njërës apo tjetrës palë, që në fund gjithçka të shkojë tek xhepat e tyre?/CNA.al

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Politikë

“Mbrojtja” e Berishës/ Bushati: Ambasadat të nxjerrin faktet nëse duan vërtetë demokracinë

Publikuar

-

Nga

Andi Bushati: Kandidatët s’janë fake, por gara brenda PD nuk është reale

Analisti politik, Andi Bushati, është i mendimit se ambasada e SHBA do të bënte mirë të nxirrte faktet ndaj Sali Berishës.

Në emisionin “Shock” me Bruna Çifligun dhe Baton Haxhiun në Euronews Albania, Bushati theksoi se nga ana morale Berisha do të duhej ta kishte shmangur debatin duke u larguar vetë më parë. Por në aspektin juridik, pa u treguar faktet, nuk mund të krijohet precedenti.

“Nëse ambasadat duan demokracinë, na bëjnë mirë t’i nxjerrin këto dosje. Por nuk mund të krijojnë standardin që një njeri që votohet nga shqiptarët del një ambasadë dhe thotë unë nuk e dua. O jemi në ambasadokraci, ose në demokraci,” – tha Bushati.



Bushati tha se PD është në një pozitë të rëndë për sa i përket kësaj çështjeje, pasi në mes është historia e saj.

LEXO EDHE:  “Ministrja nuk njeh ligjin”/ Arlind Qorri përplaset me Besa Shahinin

LEXO EDHE:  Veliaj i G99 dhe Rilindjes/ Tendera me 99.99%

“PD-ja është në një dilemë të madhe, ose të thotë se ne jemi lakej të ambasadës, ose duhet të ridimensionojë historinë e saj të 30 viteve, sepse nëse Berisha është minus i demokracisë dhe vjedhës i fondeve publike kjo rrënon 30 vite të PD-së, sepse të gjithë e dinë që PD-ja ka qenë ai,” – u shpreh Bushati.

“Të kërkosh të bësh drejtësinë e munguar, përmes një drejtësie të shtrembëruar, që ne na e kanë thënë diplomatët kështu na e do Amerika… po të shohim edhe debatin, nuk thonë ‘po dënojmë Berishën se i ka bërë dëm vendit’, por thonë ‘PD-ja nuk e ka luksin të prishet me Amerikën’, por çfarë të prishet me të vërtetën?” – vijoi Bushati./euronews

LEXO TE PLOTE

Kronika

Porti i Durrësit nyje konkurruese për narkotrafikun ndërkombëtar

Publikuar

-

Nga

cna news, cna lajme, lajme cna, lajme flash cna, cna.al, cna lajme politike, cna kronike, cna lajme bote, cna show

Grupet kriminale shqiptare janë fuqizuar ndjeshëm duke e kthyer portin e Durrësit në një nyje konkurruese të trafikut ndërkombëtar të kokainës. Ekspertët paralajmërojnë se nëse nuk ndërhyhet në kohë Shqipëria rrezikon të kthehet në një narko-shtet.

Autoritetet shqiptare kapën sot në port rreth 7.7 kg kokainë në kontejnerin e një tjetër porosie të kompanisë “Alba Exotic Fruit”.

Në tre muajt e fundit kjo është hera e katërt që porositë e kësaj kompanie kanë kokainë në kontejnerë. Dy vite më parë asaj iu kapën edhe 137 kg të tjera.

Duke komentuar këtë rast, eksperti i kriminalistikës, Ervin Karamuço, tha për Euronews Albania se situata është alarmante.

“Ajo që është alarm shumë i madh, është se porti i Durrësit është bërë nyje e trafikut ndërkombëtar të drogave të forta,” – tha Karamuça.

Karamuça e konsideroi paradoks faktin që kompania e importit të frutave vijon të faturojë aktivitet ekonomik pavarësisht asaj i janë kapur disa herë sasi droge në kontejnerë.



Ai tha se fuqizimi i grupeve kriminale ka rreth 20 vite që vijon duke përfituar kryesisht nga përgjumja e strukturave shtetërore. Për këtë eksperti kritikoi qasjen e autoriteteve shqiptare që, sipas tij, nuk vihen në pararojë edhe kur prokurorë të njohur të antimafies italiane paralajmërojnë forcim të mëtejshëm të grupeve kriminale.

LEXO EDHE:  Policia e Shtetit takim me partnerët/ Çako: 5 herë më shumë operacione antidrogë në terren

LEXO EDHE:  Sajmir Kodra tregon të pathënat e skandalit me gjyqtarin që kërkonte favore seksuale

Karamuça tha se bandat shqiptare janë forcuar dhe po konkurrojnë në tregun evropian për transportin, magazinimin dhe shpërndarjen me çmime disa herë më të lira.

“Malli që niset nga Bolivia, Kolumbia, Meksika e Peruja, niset me çmim 4-7 mijë dollarë [për kilogram] dhe mbërrin te grosistët 24 mijë dollarë, këta më pas e nxjerrin në treg 30-40 mijë dollarë,” – tha Karamuça duke theksuar fitimet e majme të grupeve kriminale.

Eksperti tha për Euronews Albania se aktualisht rreth 10-15% të Prodhimit të Brendshëm Bruto të Shqipërisë vjen si rrjedhojë e narkotrafikut. Ai paralajmëroi se nëse kjo përqindje do të rritet dhe do të shkojë sa çereku i prodhimit të përgjithshëm, atëherë Shqipëria “do të jetë narko-republikë”.

“Ky do jetë rrezik jo vetëm për struktura të veçanta të korruptuara të policisë, por për gjithë shoqërinë tonë,” – theksoi Karamuça./euronews

LEXO TE PLOTE

Aktualitet

Emigrantët “shpërthyen” derën e furgonit dhe u shpërndanë në qytet/ Policia kap 21 prej tyre

Publikuar

-

Nga

cna news, cna lajme, lajme cna, lajme flash cna, cna.al, cna lajme politike, cna kronike, cna lajme bote, cna show

Shërbimet e Policisë Kufitare, në bashkëpunim me strukturat e Sektorit për Hetimin e krimeve në Korçë kanë goditur një tjetër rast të aktivitetit kriminal.

Ata kanë arrestuar në flagrancë shtetasin Enrik Shyti, 35 vjeç, banues në Pogradec.

Ai është kapur nga policia në kufi teksa përpiqej të transportonte emigrantë në mënyrë të paligjshme.



Gjatë shoqërimit për në Komisariatin e Policisë, emigrantët e paligjshëm duke dashur të dilnin nga furgoni kanë hapur derën e tij me forcë dhe kanë mundur të largohen duke u shpërndarë nëpër qytet.

LEXO EDHE:  E reja refuzoi vazhdimin e lidhjes/ Zbardhen emrat. Kush është 59-vjeçari që ekzekutoi dy motrat

LEXO EDHE:  "Ministrja nuk njeh ligjin"/ Arlind Qorri përplaset me Besa Shahinin

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Pogradec, menjëherë u angazhuan për gjetjen e tyre, ku 21 emigrantë të paligjshëm aktualisht ndodhen në ambientet e Komisariatit për procedurat e mëtejshme./ CNA.al

LEXO TE PLOTE