LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Plas në PD/ Anëtarët e Këshillit Kombëtar “masakrojnë” Xhaferrin: Nuk ta harrojmë 1997-ën

23 Korrik 2021, 09:18, Politikë CNA
Plas në PD/ Anëtarët e Këshillit Kombëtar

Lista e re e antarëve të Këshillit Kombëtar të PD ka ngjallur reaksion në të gjithë vendin, por duket se Durrësi është viktima më e madhe e pakënaqësisë.

Bulevardionline, duke iu referuar disa burimeve pranë Xhaferrajt , shkruan se të parët që kanë sulmuar atë kanë qenë emra të njohur të PD në Durrës.

Përjashto Osman Stafën që ka kaluar situatë të rëndë në këtë degë edhe nga Xhaferri dhe zgjedhjen e ka parë si një lloj rehabilitimi të tjerët kanë shpërthyer në masë.

?Peng i humbesve në Durrës?, i ka quajtur Sh. Fortuzi, ndërsa gjerat kanë shkuar më keq nga disa kryetarë grupseksionesh.

N. Golja, një emër i njohur i PD dhe funksionar i saj ka qenë më i ashpri. Ai së bashku me tjerë kanë sulmuar ashpër Xhaferrajn: ?O bo m… dje ke grupi kryetareve. E kanë bo Fredin për një lek, ndërsa ky i fundit nisur nga një postim që është bërë për të zgjedhurit ka marrë urdhër nga Basha të përjashtojë kreun e një grupseksioni?, është shprehur një nga njerëzit e ngushtë të Ferdinand Xhaferrajt për Bulevard.

Ndërkohë të pakënaqurit i kanë kujtuar Xhaferrit kontributin e tij në shkatërrimin e PD duke i kujtuar vitet 1997, 2003 dhe 2021.

Burimi thotë se rëndimi i situatës ka ndodhur pasi lista është marrë vesh nga media dhe për këtë janë zënë: ?Se edhe listën e kanë marrë vesh nga gazetat. Neritan Golja me 4 kryetarë kanë qenë më agresivët, ndërkohë mësohet se me urdhër të Bashës, Aljon Manen Xhaferri e pezulloi nga detyra partiake kryetar grupseksioni.?

Arsyeja duket se ka qenë, sipas burimeve, nxjerrja një foto e Bashës me të tjerë në fcb si montazh (foto e botuar).

Nuk ka munguar as ironia dhe tallja nga komentuesit ndërsa dicitura ishte: Sigurisht që pas atij fjalimi drithërues, ? stari i kuvendit është Edi ?!!?

Burimet i thanë gazetës se të sharat kanë qenë në një leksik të pasur, duke mos kursyer asgjë.

Shumë demokratë në Durrës po ironizojnë kuvendin e PD me mobilizimin e saj për t?u vetshkatërruar.

Lajmet e fundit nga