LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Petrit Vasili, 'zagari' që i kundërvihet ambasadores së SHBA duke 'lehur' kundër Reformës në Drejtësi

23 Korrik 2021, 17:20, Politikë CNA
Petrit Vasili, 'zagari' që i kundërvihet ambasadores

Nuk ka se si të ndodhte ndryshe. Petrit Vasili si gjithnjë pritej të ishte i pari që do t?i kundervihej amdasadores se SHBA Juri Kim dhe këtë e ka bërë me devotshmërinë e tij të njohur sa herë është fjala për t?iu sulur reformës në drejtësi.

Ish ministri më torrollak i drejtësise dhe deputeti me 362 vota, zagari i njohur që leh sa herë e ndërsen padroni i tij Ilir Meta, edhe sot iu kundërvu ambasadores se SHBA duke lehur kundër reformës në drejtësi.

Sot është mbajtur në Tiranë Tryeza e Rrumbullakët për Përfundimin e Strategjisë Ndërsektoriale të Drejtësisë në kuadër të 5 vjetorit të nisjes së Reformës në Drejtësi, ku midis të ftuarve të tjerë ka qenë edhe ambasadorja e ShBA në Tiranë zonja Juri Kim, e cila në fjalën e saj ndër të tjera tha:

?Shqipëria ka bërë përparim të jashtëzakonshëm drejt Reformës në Drejtësi që qytetarët e saj kërkojnë dhe ne po shohim rezultatet e atyre përpjekjeve. Të gjitha institucionet e ngritura nga Reforma në Drejtësi në 2016 janë tashmë plotësisht funksionale?.

Mirëpo një vlerësim i tillë nuk mund t?i pëlqente Ilir Metës, ndaj prej paburrërisë për të dalë vetë hapur dhe publikisht kundër ambasadores Kim, ai ndërseu Petrit Vasilin i cili mezi pret të shpalosë talentin e tij prej zagari të devotshëm sa herë që i duhet Metës kundër partnerëve ndërkombëtarë dhe reformës në drejtësi.

?Me institucionet e drejtësisë tashmë të ngritura, ato po tregojnë tani se mund të veprojnë dhe se mund të japin rezultate në emër të popullit shqiptar. Ato po tregojnë se ligji zbatohet në mënyrë të barabartë për të gjithë, të mëdhenj dhe të vegjël. Askush, askush, sado i fuqishëm mendon se është në këtë çast, askush nuk është mbi ligjin dhe është në dorën e institucioneve shqiptare të drejtësisë, është në dorën tuaj të tregoni nëpërmjet veprimeve tuaja se kjo është e vërtetë dhe do të jetë e vërtetë?, thotë ambasadorja Kim, ndërsa Petrit Vasili i përgjigjet duke e quajtur tryezën e rrumbullakët të organizuar sot ditën e përshpirtjes apo të vajtimit të reformës në drejtësi.

? Reforma në drejtësi nuk ka nevoj? as për deklarata apo të përshpirtjeve që bëhen një herë në vit, sepse vit për vit bëhet nga një përshpirjte më 22 korrik? shprehet Petrit Vasili e më tej ai ju ka kujtuar ambasadorëve se ?po flasin shumë, nderkohë që duhej të flisnin shumë më pak se ne nuk flasim për reformat e tyre, ambasadorët tanë nuk flasin për reformat e tyre, nuk fusin hundët!?

Vetëm një trutharë si ky Petrit Vasili mund të flasë më këtë gjuhë si komunistët e 1970-ës në Shqipëri e t?i thotë ambasadores amerikane dhe ambasadorit të BE-së qe ?nuk duhet të flisni kaq shumë? për një reformë që është investimi më i madh në Shqipëri i qeverise se SHBA dhe BE.

Pra ata që e inicuan dhe që po e realizojnë reformën, ata që po e financojnë dhe që po udheheqin luftën kunder korrupsionit, SHBA dhe BE nuk duhet të flasin e duhet të vazhdojë të flasë Petrit Vasili i LSI-së, zagari lehës i Ilir Metës.

Mirëpo për ca langonj si ky kokëboshi i Metës dhe për ata që e ndërsejnë këtë të sulmojë ambasadoren e SHBA dhe reformën në drejtësi, zonja ambasadore foli shumë qartë sot teksa tha:

?Shumë vetë thanë se nuk mund të bëhej. Shumë vetë në fakt, nuk donin që të bëhej. Por po ndodh. Shumë do të vazhdojnë të shpresojnë dhe shumë do të vazhdojnë të veprojnë, për t?a ndaluar së ndodhuri?.

Mirëpo të gjithë ata si ky Petrit Vasili që po bëjnë ç?mos ta ndalojnë reformën në drejtësi e kanë të kotë. Ajo do ti djegë e përvëlojë të gjithë, sepse në fund të fundit ky është vullneti i popullit shqiptar, do apo nuk do zagari lehës dhe ai që e ndërsen zagarin e tij./CNA.al

Lajmet e fundit nga