REPORTAZH/ Shkodra, atraksion për turistët këtë sezon
Këtë vit Shkodra po pret një bum turistësh. Jo vetëm të ardh...
Ardianën nuk e sheh asnjë herë duke pushuar, në dorë mban gjithmonë një çentro apo pjesë të kostumeve popullore që i punon deri në detajet më të vogla. Ardiana Handraj është një artizane nga Shkodra e cila bën punime me dorë. Pasioni i saj është punimi që i bën Shqiponjës duke e cilësuar atë si “Artizania e Shqipes”, emër me të cilin e njohin të gjithë.
Ardiana thotë se pasionin e saj e ka zbuluar që në moshën 7 vjeçare ndërsa shton se ka mbi 35 vite që merret me këtë punë.
“Në fakt unë kam që 7 vjeçe që punoj me dorë, ndoshta duket e pabesueshme por atëherë e kam filluar për herë të parë. E kam patur trashëgimi por nuk është vetëm ajo sepse e kam patur edhe dëshirë e pasion që e vogël. Këto punimet ku unë jam fokusuar që është Shqija siç i themi ne ka 35 vite që e kam me shumë qejf. Unë ka 20 vite që punoj edhe me kostumet kombëtare dhe kur mërzitem ndonjëherë me to atëherë kaloj tek Shqipja sepse më duket sikur qetësohem. Të dy gjyshet e mia por më pas edhe tezet dhe hallat janë marrë me këtë punë dhe unë them se është pak edhe me gen. Vështiësi nuk mund ta quaj edhe pse ndoshta dikujt i duket ashtu por për mua është kënaqësi që e punoj“.-u shpreh për CNA.al Ardiana Handraj.
Emigrantët, të dashuruar pas simboleve kombëtare mbeten klientët më besnikë. Madje, shumë prej tyre e cilësojnë Ardjanën si ?Artizanen e Shqipes?, duke iu referuar Shqiponjës në veshjet e saj.
“Klientët e parë që i vlerësoj dhe falenderoj patjetër që janë shqiptarët që jetojnë në shtetet e tjera sepse këtu mua më vjen shumë keq që nuk e vlerësojnë Shqipen që është simboli ynë kombëtar. Unë e dua shumë Shqiponjën dhe e punoj me shumë dashuri dhe kudo ku kam shkuar në aktivitete më kanë quajtur artizania e Shqipes. Deri edhe tek maskat tani për pandemi kam arritur që ta punoj Shqipen. Në Mal të Zi kanë publikuar gazetat Shqipen time dhe unë jam surprizuar sepse atje është vend i huaj sido që të jetë. Para dy vitesh u bë Sofra e Dukagjinit në Neë York. Organizatorit të atij aktivitet i kam punuar 18 xhubleta dhe 13 kostume burrash për 20 ditë. Një ditë përpara aktivitetit i ka patur gati. Xhubleta merr shumë kohë por unë nuk e di ku e gjeta atë kohë dhe as mua nuk më besohet sot që i shoh se si i kam punuar vetë“.-thotë Ardiana Handraj.
Vlera në treg nuk është edhe shumë e madhe e këtyre punimeve që unë bëj thotë Ardiana sepse nuk është materiali i dikurshëm sepse po të jetë ai shkon edhe 1500 euro apo 2000 euro kurse me këtë material që është nuk mund të marrë më shumë se 350 mijë lekë të vjetër. Normalisht që pëlqehen dhe ka porosi por edhe në ato raste kur sheh se ka pak heiztim përveç porosisë që kanë artizania shkodrane thotë se i jep edhe ndonjë gjë tjetër dhuratë vetëm për t’i nxitur dhe për t’i bërë që klientët të ndjehen mirë. Kam dëshirë që t’i ushqehet fëmijës xhubleta, Shqipja apo të tjera dhe ato ta dinë që i kanë patur gjyshet e tyre, nënat dhe t’i kenë sot edhe vetë fëmijët apo të rinjtë, ta kenë pra si ushqim traditën, thotë Ardiana.
Ardiana bën edhe një mbulesë që më shumë dikur e kanë preferuar korçarët. Në Shkodër kanë qenë dy tri gra zonja tipike që e kanë punuar kurse në Malësi të Madhe absolutisht që jo. Për artizanen tonë është i 36-ti vit që e punon dhe e mban mend dhe nuk kam nevojë as ta shohë fare dhe ndoshta dikush mund të çuditet.
“Unë që punoj pak shpejt për një ditë e mbaroj një çentro të madhe ndërsa një komplet çentro i do tri ditë dhe nuk ka vlerë monetare sepse nuk e vlerësojnë, por unë e bëj për pasion. Unë përdor edhe rrjetet sociale”.-u shpreh artizanja shkodrane.
Rrjetet sociale janë shumë të rëndësishme. Ardiana ka një llogari në Instagram por më shumë punon me facebook. Ka shumë këngëtarë shqiptar që jetojnë në SHBA, Australi, Angli, Gjermani dhe shumë shtete të tjera. U është përkushtuar shumë atyre dhe ka kryer detyra që ndoshta nuk i kanë takuar sepse përveçse ia ka punuar porositë e tyre, ka shkuar më tej edhe duke i postuar.
Ajo që mbetet problem është se për momentin nuk ka asnjë person që mund ta trashëgojë. Kishte nusen por ajo iku jashtë Shqipërisë. Ajo filloi dhe arriti të mësonte dhe nisi të ndihmonte vjehrrën e saj por u detyrua të lërë Shqipërinë. Duke mos patur dikënd që t’ia trashëgojë Ardiana ka marrë një nisëm dhe shpreson ta realizojë në shtator. Ka dëshirë që të marrë një grup të rinjsh vajza dhe djem dhe një orë në ditë dua t’ia kushtojë atyre. Ky kurs për qendistarinë do të jetë falas vetëm e vetëm që t’ia injektoj si ushqim punën e dorës dhe traditën dhe ta njohin se si bëhet dhe ta mësojnë që kjo traditë të mos humbasë.
“Gjatë pandemisë kur shumë kush nuk ka punuar falë Zotit unë kam patur punë dhe nuk mund ta mohoj. Është shitur shumë maska me Shqipen që kam bërë. Unë e bëra thjeshtë për promovim fillimisht se nuk kisha çfarë të bëja por u pëlqeu dhe kisha kërkesa shumë. Ka qenë një detyrë e vështirë sepse u dontë gjithë ditën të qepja , në dark i laja dhe në mëngjes pastaj i hekurosja dhe dizinfektoja dhe më pas bëja shpërndarjen e tyre. Kam bërë vetëm nga dy-tri orë gjumë gjatë kulmit të pandemisë. Deri tani kam shpërndarë 8700 maska të bëra me dorë. Disa prej tyre edhe i kam falur sidomos për pensionistët apo ata në nevojë sepse një maskë një mijë lekë ishte shtrenjtë. Sa blen një maskë pensionisti mund të blejë një bukë“, shprehet artizania Handraj.
Në fund ka një mesazh për të gjithë artizanët:
“Mesazhi që kam është që të punojmë gjithë bashkë dhe të kemi harmoni me njëri-tjetrin dhe kam një thirrje të vogël“, përfundon artizania Ardian Handraj./CNA.al
Këtë vit Shkodra po pret një bum turistësh. Jo vetëm të ardh...
Destinacioni i rradhës për stafin tonë dhe për ju si lexues ...
Kjo është Rinalda Lika, nga Fshati Shkozë i Bashkisë Pukë. R...
Personazhi i radhës për lexuesit e CNA.al është Ardi Karanxh...
Nga Dr. Bledar Kurti21 Korriku është datëlindja e shkrimtari...
Kisha e Shën Thanasit në Voskopojë u dëmtua nga reshjet e sh...
Në Festivalin e 74-t të Filmit në Kanë, “Titani” i regjisore...
Drejtoria e Përgjithshme e Arkivave ka përkujtuar sot aktori...
Pogradeci me liqenin dhe mikpritjen e tij po synon këtë vit ...
Xhenaro Simini është një mjek italian leçez, me shpirt revol...
Xhenaro Simini është një mjek italian leçez, me shpirt revol...
Poeti korçar, Skënder Rusi, është vlerësuar nga Këshilli Bas...
Nga Skender DemolliIku dhe Vladimir Toroveci, te limani i pë...
Jonuz Delaj është lahutari më i rrallë në Malësinë e Madhe....
Në qershor të vitit të kaluar, në kulmin e pandemisë Haxhi M...
Tatuazhet janë një lloj arti që vitet e fundit është kthyer ...
Korça e serenatave! Sa herë dëgjojmë të flitet për këtë qy...
Fundjava po afron dhe gjëja e parë që mendojmë, është se ku ...
Llixhat e Sarandoporit ndodhen vetëm 10 minuta larg Leskovik...
Profesor Doktor, Rexhep Meidani, ish-Presidenti i Republikës...
77-vjeçari, Fatmir Aliaj tregon për emisionin investigativ...
Klodian Zoto, një nga kokat e inceneratorëve, i dënuar...
Drejtuesi i PD-së për Tiranën, Belind Këlliçi, ka deno...
Në fund të shkurtit të këtij viti ishim në lagjen “Visarjo...
Në sitën e vetting-ut ka ngecur një tjetër proku...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka shkarkuar një tjetër proku...
Pasuritë e gjyqtarëve dhe prokurorëve kaluan në një pr...
Komisioni i Pavarur i Kualifikimit shkarkoi këtë të hënë n...
Policia e Krujës ka arrestuar një 26-vjeçar me iniciale G....
Zbardhet vjedhja e argjendarisë në Rrugën e Dibrës në Tira...
Gazetari Spartak Koka ka zhvilluar një intervistë me babai...
Gazetari investigativ Artan Hoxha ka folur në lidhje me kë...
Ditën e martë, vendi ynë do të ketë kushte të paqëndru...
Për javën që presim përpara, mbi vendin tonë parashiko...
Prej më shumë se një muaji, ish-të punësuarit në fabrikat ...
Këtë të diel, moti do të jetë i paqëndrueshëm si rezultat ...
Të gjitha problemet, të cilat mund t’i kenë qytetarët ...
Rregulla të reja për emigrantët që jetojnë në Greqi? ...
Vendet e BE-së do të vendosin sanksione ndaj 30 zyrtar...
Pakistani mbeti një nga tri vendet me ajrin më të ndodhur ...
Turmat në veri në Londrës janë mbledhur të hënën në mëngje...
Kur kujtoj sot atë aventurë, thuajse vdekjeprurëse, më...
Lulet e portokalleve janë pjesë e pandashme e çdo oborri t...
Radio “Ngjallja” ka përkujtuar Kryepeshkopin Fan Noli në 5...
Normat e interesit të depozitave u rritën në përmasa të vo...
Sot, më 19 mars 2024, në tregun valutor dollari amerikan b...
Nevoja për punonjës nga ata më pak të kualifikuar deri tek...
2024-a ka nisur negative për pjesën më të madhe të eksport...