Connect with Us

“Nuk garoj kundër një izraeliti”, algjeriani heq dorë nga Olimpiada

Sport

“Nuk garoj kundër një izraeliti”, algjeriani heq dorë nga Olimpiada

Publikuar

-

“Nuk garoj kundër një izraeliti”. Ky është motivi i tërheqjes nga Lojërat Olimpike, ende pa filluar eventi, i xhudistit algjerian, Fethi Nourine (kategoria deri 73 kg).

Kundërshtari i Nourine, në raundin e dytë (nëse do të kualifikohej) do të ishte xhudisti nga Izraeli, Tohar Butbul. Lajmi më pas u konfirmua edhe nga trajneri i sportistit algjerian (Amar Ben Yekhlef).

“Ne nuk kishim fat në short. Xhudisti ynë, Fethi Nourine, do të duhej të përballej me një kundërshtar izraelit dhe kjo është arsyeja tërheqjes së tij. Ne morëm vendimin e duhur”.

Në raundin e parë, sipas kalendarit kundërshtar i Nourine do të ishte sudanezi Mohamed Abdalrasool, një pengesë e konsideruar e kalueshme, e pothuajse me siguri do të kishte çuar në një përballje me Tohar Butbul në raundin tjetër.

“Ne kemi punuar shumë për të arritur në këto  Lojërat … por çështja palestineze është më e madhe se e gjitha kjo,” – tha ai, duke shtuar se vendimi i tij ishte “përfundimtar”.

Nuk është hera e parë që Nourine tërhiqet nga një garë për të mos u ndeshur me një izraelit. Ai e ka bërë këtë edhe në Kupën e Botës 2019 kur, edhe në rrethana të ngjashme, duhej të kishte garuar përballë Tohar Butbul.

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania

Komentoni

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Premier Liga

Gol i anulluar dhe penallti e humbur, fati i keq ndjek Armando Brojën

Publikuar

-

Nga

Armando Broja ka luajtur sot për herë të parë 90 minuta të plota me ekipin e Southampton-it. Këta të fundit janë përballur me Sheffield United në raundin e 3-të të EFL Cup. Koha e rregullt është mbyllur me shifrat 2-2, ndërsa fituesi është përcaktuar nga ruleta ruse e penalltive.

Fati i keq e ka përndjekur Brojën në këtë sfidë, teksa nuk ka mundur të shënojë në portën kundërshtare. Sulmuesi shqiptar tund rrjetën në minutën e 50, por gjyqtari i mohon festën për pozicion jashtë loje. Gjithashtu talenti 20-vjeçar humbi penalltinë e tij në fund, por kjo nuk ka ndikuar te skuadra e Southampton-it, e cila ka siguruar biletën për në fazën tjetër.



VIDEO: https://tiger.cdnja.co/v/wk/wkr5b.mp4?secure=ajy4uKgeCqBq8jWUsNTWOQ&expires=1632299400

LEXO TE PLOTE

La Liga

Ronaldo ishte pranë transferimit te Atletico Madridi, ja pse dështoi marrëveshja

Publikuar

-

Nga

Kristiano Ronaldo la Juventusin në verë për t’u kthyer në Mançester te Junajtidi, ku i ka bërë një nisje të shkëlqyer aventurës së tij të dytë në “Old Trafford”. Gjithsesi përpara se të shkonte te Junajtidi, e ardhmja e tij mund të kishte qenë në Spanjë, por me një ndryshim, në verë ai mund të kishte veshur fanellën e Atletikos së Madridit.

Lajmin e ka bërë me dije tabloidi anglez “The Sun”, që nënvizon se menaxheri i lojtarit Zhorzh Mendesh ia pat ofruar yllin portugez disa klubeve në Europë. Dhe më i favorizuari dukej Atletiko e Diego Simeones.  Por, gjithnjë siç bën me dije “The Sun”, ka qenë vetë klubi kampion në Spanjë që ka refuzuar të firmosë me Kristianon duke parë të kaluarën e tij te Reali.



Dhe në fund Atletiko vendosi të shkojë për Grizmanin e jo të ndiqte Ronaldon. Sipas “Cadena SER”, Mendeshi ka kontaktuar drejtpërdrejt me drejtuesit e Atletikos duke i kërkuar nëse ishin të interesuar për Kristiano Ronaldon. Por refuzimi i tyre ka qenë i menjëhershëm.

Ka qenë pikërisht e shkuara e tij me Realin e Madridit shtysa kryesore për drejtuesit e Atletikos për të refuzuar firmën me portugezin. Në këtë mënyrë në fund të merkatos së verës Ronaldo u transferua te Junajtidi.

LEXO TE PLOTE

Sport

Starton sot Kupa e Shqipërisë, ja ekipet që zbresin në fushë

Publikuar

-

Nga

Sot Kupa e Shqipërisë do të ngrejë siparin për edicionin e ri 2021/2022. Siç është zhvilluar edhe më parë dhe kësaj radhe Kupa e Shqipërisë do të ndahet në dy grupe në A dhe B për të luajtur turin e saj të parë duke zhvilluar 16 ndeshje, 8 sfida për një grup.

Në grupin A, Teuta do të luajë në transfertë ndaj Luzit në orën 16:00. Partizani gjithashtu do të luajë në transfertë në orën 16:00. Tirana do të sfidojë në transfertë skuadrën e Shkumbinit në orën 16:00. Skënderbeu do të luajë në fushën “Reshit Rusi” të Shkodrës ndeshjen ndaj Veleçikut në orën 16:00. Bylisi do të ndeshet në transfertë ndaj Orikut në orën 16:00.



Dinamo do të luajë ndaj Erzenit në transfertë në orën 16:00. Ndeshje interesante do të jetë dhe Besëlidhja-Burrelli e cila do të nisë në orën 16:00. Vora dhe Korabi do të përballen në orën 16:00 në kompleksin “Internacional” në Pezë-Helmes. Në grupin B, në orën 13:00 do të luhet ndeshja Butrinti-Laçi. Në orën 14:00, në Aneksin e Kavajës do të zhvillohet ndeshja Besa-Pogradeci. Vllaznia do të ndeshet në transfertë ndaj Labërisë në orën 16:00.

Kukësi do të luajë në stadiumin e qytetit të Librazhdit ndeshjen ndaj Maliqit në orën 16:00. Elbasani dhe Kastrioti do të luajnë në stadiumin “Redi Maloku” të Fushë-Krujës në orën 16:00. Flamurtari do të luajë ndaj Apolonisë në orën 16:00 në stadiumin “Flamurtari”. Egnatia do të ndeshet në transfertë kundër Turbinës në orën 16:00. Lushnja dhe Tomori do të sfidohen në orën 16:00.

LEXO TE PLOTE