LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

“Në 30 vite demokraci nuk ka ndryshuar asgjë”/ Elona Meta: Paga për mjekët të jetë 1500 euro

23 Korrik 2021, 20:58, Politikë CNA
“Në 30 vite demokraci nuk ka ndryshuar asgjë”/ Elona Meta:

Mjekja shqiptare që punon në Gjermani, Elona Meta shprehet se paga mujore minimale për mjekët në vendin tonë, duhet të jetë 1500 euro.

Në një prononcim për CNA.al, ajo shprehet se në 30 vite demokraci nuk ka ndryshuar asgjë.

Sipas saj, ajo që ka ndikuar që mjekët të bëhen gjithnjë e më të pakënaqur, janë pagat e ulta, ngarkesa mbytëse në punë, dhuna fizike dhe verbale, arrestimet duke bërë që gjithnjë e më shumë bluzat e bardha ta braksin vendin.

?Në 30 vite demokraci janë arrestuar shumë mjekë për korrupsion dhe asgjë nuk ka ndryshuar, përkundrazi korrupsioni është rritur ndërsa mjekët janë liruar disa ditë apo javë pas arrestimeve për mungesë provash.

Po kjo ka ndikuar që mjekët të bëhen gjithnjë e më të pakënaqur sa nga keqvlerësimi, paga e ulët, ngarkesa mbytëse në punë, dhuna fizike dhe verbale dhe arrestimet duke parë gjithnjë e më shumë për ta braktisur vendin pasi oferta e Gjermanisë dhe e shumë vendeve në Europë është tunduese edhe për vende më të ngritura të rajonit ku mjekët nuk vuajnë si në Shqipëri.

?Ne kërkojmë që të zbatohet sa më shpejt kërkesa jonë për pagat e mjekëve shqiptarë 1500 euro. Nisma jonë është një nismë e cila do të ketë edhe impakt jo vetëm tek mjekët, por do të rrisë edhe ndërgjegjësimin e do të minimizojë hendekun e madh mes mjekut dhe pacientit, është shprehur mjekja Meta./CNA.al

 

 

Lajmet e fundit nga