Connect with Us

KLP merr vendimin/ Kush janë dy prokurorët që do i bashkohen SPAK

Aktualitet

KLP merr vendimin/ Kush janë dy prokurorët që do i bashkohen SPAK

Publikuar

-

Këshilli i Lartë i Prokurorisë ka vendosur emërimin e dy prokurorëve, Adnan Xholi dhe Dorina Bejko në Prokurorinë e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, e njohur si SPAK.

Deri tani ishin 15 prokurorë në këtë strukturë, ndërsa tashmë SPAK do të ketë 17.

Dy prokurorët sot ishin në seancën e intervistimit dhe në përfundim KLP renditi Adnan Xholin me 183 pikë dhe Dorina Bejkon me 180 pikë.

LEXO EDHE:  SPAK pushime me “Jakat e bardha”

Emërimet e reja janë një forcë e shtuar për SPAK, në luftën kundër krimit dhe korrupsionit, pasi pritshmëria nga ky institucion  është mjaft e madhe, edhe nga faktori ndërkombëtar./CNA.al

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Opinione

Ofertat e Ramës për PD-në, jashtë konspiracionit për bashkëqeverisje

Publikuar

-

Nga

cna lajme politike

Nga Ylli Pata

Tashmë Edi Rama e ka shpallur qeverinë e tij, e cila dukshëm është politike dhe përfaqësuese e mazhorancës. Me këtë shpallje ra një “mit” i krijuar gjithë këto kohë për konspiracionin e bashkëqeverisjes, që lobe pranë Sali Berishës, mundoheshin të gjenin në qëndrimet e Ramës, e sidomos në deklaratat e ambasadores amerikane në Tiranë Yuri Kim.

Në daljen e parë pas shpalljes së qeverisë te Fevziu, u duk realisht një epokë e re, ku pati mjaft pyetje, natyrisht edhe komente, por jo ato batutat famëkeqe të viteve më parë që degradonin emisionet e darkës.

Fevziu, por edhe gazetarët, u dukën një panel i organizuar nga Bruno Vespa, ku më shumë sesa sherri, matej batuta për të mos ngrënë shumë kohë për publikun.

Ishte realisht një zhvillim i ri, për të cilin edhe Fevziu tha se kjo mënyrë e re është frut i një studimi të audiencës.
Por në atë emision, pati zhvillime të rëndësishme nga ana politike, ku Kryeministri Edi Rama, ka dhënë qëndrime të qarta politikisht, edhe pse një sy e vesh i vëmendshëm i shikonte ata si një vijim i qëndrimeve të fushatës.

Duke përkthyer logjikën e bashkëpunimit me opozitën e Lulzim Bashës, natyrisht edhe i nxitur nga pyetjet, Edi Rama tha qartë se është i gatshëm të diskutonte me opozitën që nga ndarja territoriale e administrative e vendit, deri edhe ndryshimet e sistemit politik e zgjedhor.

Ndërkaq, në mbledhjen e Këshillit Kombëtar të PD-së, vetë Lulzim Basha foli për një reformë kushtetuese në vend, që më pas u përforcua edhe nga një koment i Artan Hoxhës, për të reformuar sistemin kushtetues të 2008-ës.

Më në fund, duket se ka një horizont më të pastër e pa re, ku politika mund të shikojë vizionin e një reformimi si të shtetit, por edhe të politikës në përgjithësi.

E këtu, Partia Demokratike ka mundësinë, që të japë atë vizion që ajo shikon në këtë drejtim. Edi Rama, e dha versionin e vet në vija të trasha, që mazhoranca nuk shikon në rikthimin e komunave si zgjidhje, por ka deklaruar se ai është madje në reduktimin e 61 bashkive aktuale.

Deri tani opozita, e ka konsideruar ndarjen e sotme administrative si një atu e mazhorancës për të siguruar fitoren e saj. Argumentet nuk se bindin, pasi nuk ka pasur propozime, por vetëm kundërshtime.

Sistemi i sotëm administrativ i 61 bashkive, nuk se ka qenë perfekt, madje ende nuk ka hyrë tamam në funksionimin e tij, pasi ka pasur probleme e çështje që kanë sjellë domosdoshmërinë e ndryshimeve ligjore, por një shtim i hallkave të pushtetit, siç ka qenë dikur me komuna, qarqe apo rrethe, shton një administratë që del më shumë skiç në funksionim.

LEXO EDHE:  “Nëse SPAK nuk vepron për inceneratorët, Reforma në Drejtësi është e dështuar”/ Bozdo: Provat janë ulëritëse

LEXO EDHE:  “Çojini në burg këta genocidistë”/ Vasili nxjerr fotot dhe i bën thirrje SPAK të nisë hetimet ndaj socialistëve



Edhe sot, përveç bashkive, kemi këshilla qarqesh e prefekturash, që më shumë kanë administratë, sesa një strukturë efikase. Një reformë reale për të përmirësuar pushtetin vendor do të ishte e domosdoshme.

Vendet e ngjashme me Shqipërinë në rajon që janë të vogla relativisht, si Maqedonia e Veriut, Kosova, Mali i Zi, etj kanë një ndarje administrative të thjeshtë. Vendi përbëhet nga Kryeqyteti, dhe komunat e tjera. Të cilat përfshijnë ndarjen administrative të qyteteve së bashku me rrethinat.

Në Mal të Zi, Podgorica qyhet kryeqytet, e që ka një status të veçantë, të ngjashëm me atë italian të “Roma Capitale” e të tjerat që ndahen në komuna. Ashtu është edhe në Maqedoninë e Veriut, por edhe në Kosovë. Bosnja më pas ka një ndarje tjetër sepse është e kantonizuar.

Kjo është një ndarje e thjeshtë që duket se ngjan me atë që Shqipëria ka aktualisht. Por gjithsesi publiku do të duhet të dëgjojë si është qëndrimi i Partisë Demokratike.

E cila siç deklaroi Basha, pritet së shpejti të japë vizionin e vet edhe për ndryshimet Kushtetuese. Por këtu do të duhet të ketë një qëndrim të qartë, madje shumë të qartë të opozitës për drejtësinë, reformën që ata votuan në 2016-n dhe institucionet që janë krijuar tashmë.

Nuk mundet që ne te kemi një drejtësi që pëlqehet kur heton njerëz të PS-së dhe kontestohet kur e bën këtë me njerëz të opozitës.
Duhet një qëndrim përfundimtar, i cili do ta shpëtonte publikun nga kurthet e përplasjeve të kota se kush është më hajdut e kush është më tradhëtar. Le ta vendosin këtë institucionet e drejtësisë. E nëse PD ka një ide që duhet plotësuar apo zhvilluar Prokuroria Speciale apo edhe Gjykata Speciale, le ta thotë.

E natyrisht dy nga pjesët më delikate ku opozita duhet të flasë natyrisht janë edhe çështja e votës së emigrantëve aty ku jetojnë dhe e rolit të Presidentit.

Duke e vendosur njëherë e mirë, e të mos presin që ta marrin këtë vendim në bazë të një situate të caktuar, ku natyrisht tensioni mund të çojë në një negociatë, e në përfundim të vijmë në një 5 shtator, ku sërish të kemi administrim të votës nga numëruesit e partive.

Një President jashtë partiak dhe ekuilibruar? Le të forcohen kriteret dhe një ligj i ri për kreun e shtetit, i cili të miratohet me konsensus.
Këto janë vetëm disa nga piketat, por natyrisht ka edhe të tjera. Mjafton që ky debat të ndahet nga çështjet ekstra siç është vendimi i DASH për Berishën. Për të cilin PD, do të duhet të shprehet sa më shpejt.

LEXO TE PLOTE

Politikë

Rama mbledh sekretariatin e ri të PS

Publikuar

-

Nga

cna lajme politike

Kryeministri Edi Rama përveçse grupit parlamentar ka thirrur sot  edhe sekretariatin e ri të Partisë Socialiste.

Nuk dihen detajet e diskutimit, por ky është takimi i parë i Ramës me sekretariatin e ri, të ciline  prezantoi gjatë Asamblesë Kombëtare të PS..



Damian Gjiknuri është zgjedhur sekretar i Përgjithshëm i Partisë Socialiste dhe kreu i PS i ka lënë atij 100 ditë kohë për të ristrukturuar partinë/CNA.al

LEXO TE PLOTE

Politikë

‘Luli ku je, bëhu njëherë burrë”/ Ish-anëtari i Këshillit Kombëtar të PD “fshikullon” Bashën

Publikuar

-

Nga

cna lajme politike

Ish-anëtari i Këshillit Kombëtar të PD, Edvin Kulluri i ka kërkuar kreut të PD-së Lulzim Basha, që të bëhet të paktën njëherë burrë dhe të dalë me një qëndrim për çështjen “Berisha”.

Sipas Kullurit, të gjithë flasin përveç Bashës.

Luli ku je?! Berisha, Marku etj., të gjithë thonë se ç’mendojnë për situatën në PD dhe shpallja non-grata të Berishës. Po Luli pse nuk flet?!

Pse hedh gurin dhe fsheh dorën?! Çfarë ke për shprehjen “opozita është në ditët e saja me kritikë” apo “Basha nuk e sjell dot PD në pushtet”?!

Çfarë “udhëheqësi perëndimor shurdhmemec” je?! Pse nuk e thua si burrat se ç’do bësh me “pataten e nxehtë” që të ka mbetur në dorë?!



LEXO EDHE:  OFL si dështim i kapter Lleshajt

LEXO EDHE:  Krimet zgjedhore/ Yuri Kim “ultimatum” SPAK

Po luftën e fillove apo e mbarove?! Parlamentin e “masakrës zgjedhore” e njeh apo nuk e njeh?!”, shkruan Kulluri në rrjete sociale.

Kulluri shkon edhe më tej, ndërsa shkruan me ironi se Basha i vetmi njeri në botë që paguhet për të fjetur

Je i vetmi njeri në botë që paguhesh shumë për të fjetur dhe mos bërë asgjë! E gjitha paguhet kur punon, ti kur rri!

Nuk ke mendim, nuk mban mend se ç’thua, ke frikë, nuk di ç’të bësh?! Fol një fjalë o burrë i dheut! Trimat në luftë bien, jo në krevat!”. shkruan Kulluri./CNA.al

LEXO TE PLOTE