Connect with Us

Kapriçot e motit/ Ja çfarë parashikojnë sinoptikanët

Sociale

Kapriçot e motit/ Ja çfarë parashikojnë sinoptikanët

Publikuar

-

Moti i kthjellët ka përfshirë vendin dhe kështu do të jetë edhe ditën e sotme. Sipas SHMU, vranësira kalimtare parashikohen në mesditë përgjatë zonave malore.

Era do të fryjë nga veriperëndimi e verilindja e lehtë dhe mesatare në orët e mesditës kryesisht përgjatë bregdetit duke sjellë dhe shtim të dallgëzimit në forcën 4

Temperaturat nuk do të pësojnë luhatje të forta. Më konkretisht në:

LEXO EDHE:  Keni plane për fundjavën?/ Mësoni “surprizat” që ka rezervuar moti

zonat malore 14°C deri në 30°C

zonat e ulëta 20°C deri në 34°C

zonat bregdetare 21°C deri në 33°C

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania

Komentoni

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Sociale

“Braktisen” universitetet në Shqipëri/ Studentët ikin jashtë vendit, zbardhen shifrat

Publikuar

-

Nga

cna lajme sociale

Arsimi shihet si një mënyrë për të ndryshuar të ardhmen. Në Shqipëri e drejta e arsimimit është e garantuar me Kushtetutë, për të gjithë shtetasit pa asnjë lloj dallimi.

Në fillim të vitit shkollor 2020-21, 82,8 % e të gjithë fëmijëve dhe studentëve të moshës shkollore u regjistruan në arsim.

Sipas INSTAT, nxënësit e arsimit parauniversitar kanë një ulje të vazhdueshme në numër në të gjithë programet, ulje e cila vitin e fundit arrin 13,0 %, krahasuar me nxënësit e arsimit parauniversitarit 2016-17.

Ulje në numrin e studentëve vihen re edhe në arsimin e lartë, me 12,5 % më pak, krahasuar me vitin 2016-17.

Struktura e nxënësve në arsimin e mesëm nuk ka pësuar ndryshime të ndjeshme ndër vite.

 



Një tregues i rëndësishëm në arsim, është raporti i nxënësve ose studentëve për 1000 banorë.

Këto raporte paraqiten në rënie për disa arsye. Një arsye kryesore është që studentët por edhe nxënësit shqiptarë preferojnë të studiojnë jashtë vendit, por ndikon gjithashtu edhe plakja e popullsisë së vendit.

Diplomime në Arsimin e Lartë

Arsimi luan një rol shumë të rëndësishëm në krijimin e kapitalit njerëzor dhe është një nga premisat për zhvillimin ekonomik dhe social të një vendi. Në universitetet shqiptare aplikohen programet e Bolonjës, standard i BE-së për arsimin e lartë. Nga krahasimi i të diplomuarve në arsimin e lartë për katër vitet e fundit, midis fushave të gjera të studimit, rezulton se numri më i madh i tyre i përket fushës së “Biznesit, administrimit dhe ligjit”. Vendin e dytë e zë fusha “Shëndet dhe mirëqenie”, megjithëse numri i të diplomuarve në këtë fushë është afërsisht sa ngjysma e atyre të vendit të parë.

LEXO EDHE:  A do ketë “surpriza” nga moti gjatë ditës së sotme?/ Ja çfarë do të ndodhë me temperaturat

LEXO EDHE:  Moti për javën e ardhshme/ Çfarë parashikojnë sinoptikanët

Të diplomuar sipas gjinisë

Në vitin 2020, u diplomuan në arsimin e lartë 32.889 studentë, ku 65,3 % e studentëve të diplomuar janë femra.

Fushat në të cilat janë diplomuar më shumë femrat janë “Arsim” me 82,9 %, ndjekur nga “Arte dhe shkenca humane” me 77,8 % dhe “Shkenca sociale, gazetari dhe  informacion” me 77,1 %.

Fushat në të cilat janë diplomuar më shumë meshkujt janë “Shërbime” me 66,9 %, “Inxhinieri, prodhim dhe ndërtim” me 63,9 % , dhe “Teknologjia e informacionit dhe komunikimit” me 59,1 %./CNA.al

LEXO TE PLOTE

Sociale

Shiu i Vjeshtës nuk e freskon motin/ Java nis me kthjellime dhe vranësira të pjesshme

Publikuar

-

Nga

cna lajme sociale

Shqipëria vijon të jetë me vranësirave të shpeshta, të cilat do të sjellin shira të pakta në zonat malore dhe pjesërisht në zonën e ulët.

Por, bregdeti do të jetë me mot të kthjellët dhe kalime të pakta vranësirash.

Mbrëmja përmirëson gradualisht motin.



Sipas MeteoAlb , temperaturat e ajrit do të bien në mëngjes, po ashtu një rënie të lehtë do të ketë në orët e mesditës duke luhatur vlerat ditore nga 11°C deri në 29°C.

LEXO EDHE:  Surprizat e motit/ Si parashikohen temperaturat për nesër

LEXO EDHE:  A do ketë “surpriza” nga moti gjatë ditës së sotme?/ Ja çfarë do të ndodhë me temperaturat

Era do të fryejë mesatare deri e fortë duke arritur shpejtësinë 45 km/h nga drejtimi  Perëndimor – Veriperëndimor duke krijuar në brigjet detare dallgëzim 4 ballë./CNA.al

LEXO TE PLOTE

Sociale

Java nis me shtrëngata/ Njihuni me parashikimin e motit për 5 ditët e ardhshme

Publikuar

-

Nga

Moti për ditën e hënë, 28 shtator 2020

Shërbimi Meterologjik Ushtarak, ka bërë me dije se si do jetë moti përgjatë 5 ditëve të ardhshme.

E hëna do të nisë me reshje shiu e hera herës me shtrëngata edhe pse orët me diell nuk do të mungojnë. Mesjava do të ketë mot me alternime vranësirash e kthjellimesh por dhe me shi lokal në zonat si më poshtë. Dita e enjte do të jetë më e qendrueshme por do të mbartë me vete rënie të temperaturave veçanërisht atyre të mëngjesit, gjë e cila do të vijojë edhe të premten në mëngjes. Gjatë orëve të mesditës temperaturat do të pësojnë luhatjet si më poshtë.

LEXO EDHE:  Vranësirat dhe kthjellimet mbizotërojnë gjatë paradites/ Parashikimi i motit për sot

LEXO EDHE:  Reshje shiu në gjithë vendin/ Parashikimi i motit për sot



Era do të nisë të fryjë nga kuadrati i jugut e në mesjavë do të kthejë nga veriperëndimi. Gjatë të premtes ajo do të kthejë sërish nga jugu. Shpejtësia e saj do të jetë e ulët e mesatare. Në të gjithë bregdetin dhe në momentet e zhvillimit të vranësirave ajo do të fitojë forcë. Valëzimi në bregdet do të jetë i forcës 3 dhe 4 ballë.

Ju urojmë një javë të bukur mes familjarëve dhe miqve tuaj!

LEXO TE PLOTE