Connect with Us

Ju gjetën doza kanabisi teksa lëvizte me “Audi”/ Detajet nga shoqërimi i djalit të Azem Hajdarit, kush u ndalua me të

Kronika

Ju gjetën doza kanabisi teksa lëvizte me “Audi”/ Detajet nga shoqërimi i djalit të Azem Hajdarit, kush u ndalua me të

Publikuar

-

Ju gjetën doza kanabisi teksa lëvizte me “Audi”/ Detajet nga shoqërimi i djalit të Azem Hajdarit, kush u ndalua me të

Policia ka dhënë informacion zyrtar mbi shoqërimin e djalit të Azem Hajdarit.

Mësohet se automjeti tip ‘’Audi’’ drejtohej nga 23-vjeçari H.Gj, kurse Azem Hajdari bashkë me një vajzë 19-vjeçare nga Lushnja ishin pasagjerë.

Ndërkohë në automjet u gjetën 5 doza me lëndë narkotike kanabis.

Azem Hajdari bashkë me drejtuesin e automjetit dhe 19-vjeçaren janë shoqëruar në Komisariat.

NJOFTIMI NGA POLICIA

Elbasan

Shërbimet e Policisë në kuadër të kontrolleve për rritjen e parametrave të sigurisë, në aksin rrugor Elbasan-Metalurgji, kanë ndaluar për kontroll automjetin tip “Audi”,  që drejtohej nga  shtetasi H.Gj., 23 vjeç, banues në Tiranë.

LEXO EDHE:  Noizy prezanton makinën e tij/ Oriola e quan ‘sy laroshja’

Gjatë kontrollit të mjetit janë gjetur dhe sekuestruar në cilësin e provës materiale 5 doza lëndë narkotike e dyshuar cannabis sativa.

Drejtuesi i mjetit sëbashku me pasagjerët  A.H., 23 vjeç, banues në Tiranë dhe S.M., 19 vjeçe , banuese në Lushnje, janë shoqëruar në Komisariatin e Policisë Elbasan për veprime të mëtejshme procedurale.

 

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Kronika

Punëtori bie nga lartësia e pallatit në Tiranë

Publikuar

-

Nga

cna news, cna lajme, lajme cna, lajme flash cna, cna.al, cna lajme politike, cna kronike, cna lajme bote, cna show

Një punëtor ka rënë nga lartësia e një pallati në ndërtim, në rrugën “Faik Konica”, në Tiranë.

Mësohet se punëtori që ka rënë nga lartësia është R.D., 50 vjeç, i cili është nisur me urgjencë drejt spitalit.

Burimet bëjnë të ditur se 50-vjeçari ka dëmtuar shtyllen kurrizore.



Policia ka pezulluar punimet në kantier, ndërsa ka shoqëruar për sqarim të situatës tre persona, dy punëtorë dhe një përfaqësues i kompanisë.

LEXO EDHE:  Atentati në fshatin Llakatund/ Policia zbardh detajet

LEXO EDHE:  Foto/Makina e kafesë prej ari dhe diamante

Më datë 11.09.2021, rreth orës 09:10, në rrugën “Faik Konica”, në një pallat në ndërtim ka rënë nga lartësia punëtori shtetasi R. D., 50 vjeç, i cili po dërgohet në spital, për ndihmë mjekësore.

Vijon puna nga grupi hetimor për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.”-thuhet ne njoftimin e policise. /CNA.al

LEXO TE PLOTE

Kronika

Krimi në Fier/ Dëshmia tronditëse e vëllait të viktimës: Motra po hante bukë, do më vriste dhe mua

Publikuar

-

Nga

Armando Bengaj, vëllai i Sabrina Bengajt, e cila mbrëmjen e djeshme mbeti viktimë pasi u qëllua me armë zjarri nga ish-bashkëshorti Elton Meta, ka treguar për gazetarët si ka ndodhur ngjarja.

Ai është shprehur se e motra, kishte qenë duke ngrënë bukë pasi sapo ishte kthyer nga puna, kur në derë të shtëpisë së prindërve në Zhupan të Fierit, ku ishte rikthyer prej një viti, kishte shkuar ish-bashkëshorti.

Mamaja e saj i ka kërkuar të largohet por ai ka kërkuar me ngulm të takojë Sabrinën. Pasi e ka qëlluar me armë zjarri, ajo ka ndërruar jetë në vend.-raporton abcnews.

LEXO EDHE:  Makina përfshihet në flakë në tunelin e Elbasanit/ Zjarrëfiksja dhe policia në vendngjarje

LEXO EDHE:  Ardi Veliu me “xhepa të shpuar” para vettingut/ Fshihen 50 faqe raport për kryepolicin

Armando Bengaj thotë se e ka marrë vesh ngjarjen nga e shoqja e cila është edhe shtatzënë, ndërsa shton se autori e ka kërkuar edhe atë për ta vrarë.



Ai tregon se autori ishte liruar prej datës 20 korrik, ndërsa për ngjarjen e ndodhur mbrëmjen e sotme, bën fajtorë gjyqtarët për lirimin e tij nga burgu.

Vrasja që tronditi Fierin/ Arrestohet autori

LEXO TE PLOTE

Kronika

Vrasja që tronditi Fierin/ Arrestohet autori

Publikuar

-

Nga

cna news, cna lajme, lajme cna, lajme flash cna, cna.al, cna lajme, cna kronike,

Policia e Fierit bën të ditur se ka vënë në pranga autorin e vrasjes së mbrëmjes së djeshme, në fshatin Zhupan.

Uniformat blu bëjnë të ditur se në pranga ka rënë shtetasi Elton Metaj, i cili akuzohet për vrasjen e ish-bashkëshortees së tij, shtetasen S.B.

“Pas 3 orë ndjekjesh në kushte të vështira për shkak të errësirës dhe rrezikshmërisë që kishte ky person pasi ishte i armatosur, u kap nga Policia në një zonë të pyllëzuar në fshatin Peshtan autori bashkë me armën e krimit.

Pas marrjes së njoftimit se në fshatin Zhupan, në banesën e ish-vjehrrit, shtetasi Elton Metaj ka vrarë me armë zjarri ish-bashkëshorten e tij, shtetasen S. B., menjëherë në vendngjarje shkuan shërbimet e Policisë dhe organizuan punën për kapjen e autorit i cili ishte larguar nga vendngjarja me një motomjet.

Pas 3 orësh ndjekje, nga strukturat e DVP Fier, Forca Operacionale, Forca e Posacme “Shqiponja”, shërbimet e Komisariatit të Policisë Fier në bashkëpunim dhe me 2 grupe të FNSH Fier, falë veprimeve të shpejta, të mirëorganizuara dhe profesionale, u bë i mundur lokalizimi dhe kapja e autorit në një zonë të pyllëzuar të fshatit Peshtan, bashkë me armën e krimit automatik dhe motomjetin me të cilin u largua nga vendngjarja të cilat u sekuestrua në cilësinë e provës materiale.

LEXO EDHE:  Noizy prezanton makinën e tij/ Oriola e quan ‘sy laroshja’

LEXO EDHE:  Djali i Arkanit: Babai është gjallë, jeton në Qipro

Në vijim të veprimeve, specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Fier, arrestuan në flagrancë për veprën penale “Vrasja për shkak të marrëdhënieve familjare” shtetasin Elton Metaj, 31 vjeç, banues në Peshtan( i dënuar më parë për veprat penale “Armëmbajtja pa leje” , “Kundërshtim i punonjësit të policisë” dhe “Dhunë në familje” ).



Materialet do i kalojnë Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Fier për veprime të mëtejshme.”-thuhet në njoftimin e policisë./CNA.al

Plumbat trondisin Fierin/ 31-vjeçari vret ish-bashkëshorten

Vrau ish-gruan/ Apeli i prindërve të autorit, një vit më parë  

LEXO TE PLOTE