Connect with Us

Jo vetëm Sasuolo, një tjetër skuadër italiane futet në garë për Rei Manajn

Seria A

Jo vetëm Sasuolo, një tjetër skuadër italiane futet në garë për Rei Manajn

Publikuar

-

Rei Manaj po kalon një periudhë të artë në karrierën e tij duke u vendosur në qendër të disa ekipeve me emër në Spanjë dhe Itali. Emri i sulmuesit të Kombëtares është lidhur me disa skuadra kohët e fundit si portugezët e Familisaos, Kadizi në Spanjë, Sasuolo dhe së fundmi në garë ka hyrë dhe skuadra italiane Venecia.

Këta të fundit janë vënë pas një sulmuesi ku kohët e fundit u përfolën për arritjen e marrëveshjes me ish-sulmuesin e Milanit, Mbaje Niang, por tripleta e Manajt me Barcelonën dy ditë më parë i ka bërë që të ndërrojnë mendje venecianët dhe sipas ”TuttomercatoWeb”, Venecia ka hyrë seriozisht në garë për kartonin e 24-vjeçarit.

Manajt e njeh mjaft mirë Italinë duke luajtur për disa skuadra si Inter, Pisa dhe Peskara, por tani e rëndësishme është vullneti i sulmuesi kuqezi si dhe bindja e Barcelonës për kartonin e lushnjarit.

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania

Komentoni

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Seria A

“Divorci” erdhi për pikëpamje të ndryshme mbi projektin, Interi i detyrohet Contes gjysmën e pagës

Publikuar

-

Nga

Interi dhe Antonio Conte i thanë lamtumirë njëri-tjetrit për shkak të “vizioneve të ndryshme mbi projektin teknik për të ardhmen e klubit”. Kjo është ajo qe del nga procesverbali i mledhjes se aksionerëve të Nerazurri, i cili u zhvillua më 8 korrikun e kaluar.

Siç raportohet nga “Calcio e Finanza” i cila kishte akses në dokumente, për përfundimin e kontratës ish-trajnerit do t’i paguhet gjysma e pagës së kontratës për sezonin 2021-2022.



Nëse flasim me shifra, largimi i Conts i ka kushtuar Interit rreth 6.5 milion euro neto, gjysma e 13 të parashikuara në marrëveshje.

LEXO TE PLOTE

Seria A

Shënoi gol, futbollisti i Lazios ia dedikon Thomas Strakoshës

Publikuar

-

Nga

Strakosha e ka vuajtur së tepërmi gabimin e bërë ndaj Galatasarai, që i kushtoi humbjen Lacios në Europa League. Pasi u la jashtë për shumë ndeshje, trajneri Sarri e aktivizoi portierin shqiptar në ndeshjen e Europës. Megjithatë një gabim foshnjarak i uli edhe më tepër besimin në vetvete Strakoshës.

Por në ndeshjen e parë pas gafës me Galatasarai, tifozët e Lacios i kanë dalë në mbrojtje Strakoshës. Teksa hapën një parullë gjigande me mbishkërimin: “Mos e vrit mendjen për ata, por bëj pritje dhe vazhdo përpara”, Strakosha do të shpërthente në lot gjatë nxehmjes.



Për ta rikthyer Strakoshën në qendër të vëmendjes mendoi Cataldi. Ky i fundit shënoi një gol të bukur në barazimin 2-2 ndaj Cagliarit dhe shkoi menjëherë që të festonte me gardianin e Shqipërisë: “Kemi 10 vite që njihemi së bashku. Jemi rritur në ekipet e moshave dhe tani jemi në ekipin e parë. Strakosha e meriton që të jetë në qendër të vëmendjes. Është njeri i jashtëzakonshëm dhe profesionist”, tha Cataldi.

VIDEO: https://tiger.cdnja.co/v/pj/PJQRl.mp4?secure=cN0aXRe3E24et2g80MZWUQ&expires=1632155400

LEXO TE PLOTE

Seria A

Ante Rebiç kthen Juventusin 60 vite prapa

Publikuar

-

Nga

Ante Rebiç është shndërruar shumë shpejt në “macen e zezë” të Juventusit. Sulmuesi kroat u shënoi për të tretën ndeshje me radhë bardhezinjve, duke u mohuar kështu sërish fitoren e parë në kampionat sivjet. Asnjë tjetër përveç Rebiçit nuk u ka shënuar me këtë vazhdimësi torinezëve që prej vitit 1990.

Por, akoma më shumë se kaq, të shohësh Juven që nuk fiton ende pas katër ndeshjeve të para në kampionat, është diçka që nuk shihej prej plot 60 vitesh. Hera e fundit ka qenë në sezonin 1961-1962, ndërkohë që një situatë si kjo përsëritet për herë të katërt në historinë e klubit (ka ndodhur edhe në 1955-1956 dhe 1942- 1943).



Sikur të mos mjaftonte kjo gjë, mbrojtja, e cila kishte dhënë shpresa pas suksesit 3-0 në Champions, u rikthye që të pësojë për të 18-ën herë radhazi në kampionat. Më keq se kaq kishte ndodhur vetëm në 2010-ën (19 takime) dhe në 1955-ën (21 takime).

LEXO TE PLOTE