LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Institucionet e reja të drejtësisë të papërgatitura për luftën ndaj korrupsionit

23 Korrik 2021, 17:53, Aktualitet CNA
Institucionet e reja të drejtësisë të papërgatitura

?Institucionet e reja të drejtësisë nuk i kanë ende kapacitetet e duhura për të luftuar korrupsionin,? ? u shpreh avokati Dorjan Matlija për Euronews Albania, lidhur me reformën në drejtësi.

Ai tha se nisma të tilla japin efekt pozitiv kur bëhen për herë të parë, por fillojnë të zbehen me kohën dhe situata kthehet në gjendjen e mëparshme.

?Nismat për korrupsion nuk zgjidhen vetëm duke ftuar personat që të bëjnë kallëzime, janë të vështira për t?u çuar deri në fund?, u shpreh avokati.

Sipas avokatit, drejtësia e re ende nuk e ka përgatitur veten mirë për luftën ndaj korrupsionit.

?Bëhet fjalë për institucione të sapo krijuara dhe një ngarkesë tepër të madhe të kallëzimeve?, tha z. Matlija.

Ditën e sotme u zhvillua tryeza e zyrtarëve të lartë që shënoi 5-vjetorin e Reformës në Drejtësi, ku u diskutua dhe strategjia e re për vitin 2021-2025./euronews

Lajmet e fundit nga