Connect with Us

Egnatia sërish “pazar” te Shkupi, firmos me ish-kapitenin

Sport

Egnatia sërish “pazar” te Shkupi, firmos me ish-kapitenin

Publikuar

-

Besart Krivanjeva ishte i pari, Besar Iseni është i radhës që nga Shkupi kalon në Kategorinë Superiore, pasi ka nënshkruar me Egnatian e drejtuar nga Gugash Magani.

Iseni, i cili në të shkuarën ka qenë edhe pjesë e Vardarit dhe përfaqësueses U-21 të Maqedonisë së Veriut, luan si mesfushor qendre dhe vjet te Shkupi ishte titullar i rëndësishëm.

Me mbylljen e kampionatit ai nuk nënshkroi një kontratë të re dhe tani do të nisë një eksperiencë të re. Iseni ka mbërritur në Rrogozhinë dhe Egnatia e ka zyrtarizuar pjesë të skuadrës për sezonin e ardhshëm.

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Seria A

VIDEO/ Interi “shfryn” ndaj Bolognas, zikaltërit kthejnë në “tabelë qitjeje” portën kundërshtare

Publikuar

-

Nga

Interi ka regjistruar një fitore të thellë ndaj Bolognas në kuadër të javës së katërt të Serie A.  Skuadra e Inzaghit vinte pas një humbje të pamerituar ndaj Real Madrid në Champions League dhe skuadra e Mihajlovic rezultoi e duhura për t’u “shfryrë”.

Zikaltërit fituan me rezultatin 6-1, ku serinë e golave e hapi Lautaro Martinez  në minutën e 6. Në minutën e 29, Inzaghi do të kryente një zëvendësimin të detyruar pasi Correa do të linte fushën për shkak të një dëmtimi dhe në vendin e tij u inkuadrua Edin Dzeko.

Dyfishimi i rezultatin do të vinte në minutën e 30 me qendërmbrojtësin, Milan Skriniar dhe vetëm 4 minuta më vonë do të shënonte edhe Barella.



3-0 do të ishte rezultati përfundimtar i pjesës së parë dhe e dyta do të niste me të njëjtin ritëm. Vecino do të shënonte golin e 4 në minutën e 54 dhe vëtëm 10 minuta më vonë do të shënonte edhe Edin Dzeko.

Boshnjaku nuk do të mjaftohej, pasi në të 68’ do të shononte edhe golin e dytë personal dhe të gjashtin për skuadrën e tij.

Miqtë do të shënonin golin e nderit në minutën e 86’ me Theate.

Me këtë fitore neroazurri do të ngjiten momentalisht në vendin e parë me 10 pikë, ndërsa Bologna në vendin e 7 me 7 pikë.

LEXO TE PLOTE

Sport

Kategoria e Parë/ 8 sfidat e javës së dytë, sa shumë rezultate surprizë

Publikuar

-

Nga

Kanë përfunduar 8 ndeshjet e javës së dytë të Kategorisë së Parë.

Apolonia fiton me përmbysje ndaj Shkumbinit 2-1 në stadiumin “Loni Papuçiu”. Me po të njëjtin rezultat ka fituar dhe Korabi ndaj Butrintit 2-1.

Pogradeci dhe Besa janë ndalur në barazim pa gola 0-0 duke mos arritur që të shënojnë një gol dhe të marrin 3-pikëshin në këtë takim.

Burreli gjithashtu ka barazuar pa gola 0-0 ndaj Tomorit. I njëjti rezultat 0-0 edhe për takimin Lushnja-Tërbuni në stadiumin “Roza Haxhiu”.

Vora ka arritur të fitojë 3-2 ndaj Maliqit, takim që u luajt në kompleksin “Internacional” në Pezë-Helmes.

Bylis ka arritur të marrë një rezultat tepër pozitiv duke mposhtur Erzenin në stadiumin e qytetit të Shijakut një nga pretendentët për ngjitjen në elitë me rezultatin 0-1.

Turbina ka marrë një tre-pikësh me vlerë ku ka mposhtur me rezultatin 3-2 skuadrën e Besëlidhjes.

SFIDAT E PËRFUNDUARA –



KORABI 2-1 BUTRINTI

APOLONIA 2-1 SHKUMBINI

TURBINA 3-1 BESËLIDHJA 

POGRADECI 0-0 BESA 

BURRELI 0-0 TOMORI 

LUSHNJA 0-0 TËRBUNI 

VORA 3-2 MALIQI (Në Pezë) 

ERZENI 0-1 BYLIS 

LEXO TE PLOTE

Sport

VIDEO/ Spektakël dhe emocione, Skënderbeu “i rrëmben” një pikë Partizanit

Publikuar

-

Nga

Takimi mes Skënderbeut dhe Partizanit, i vlefeshëm për Kategorinë Superiore u mbyll 1-1. Pjesa e parë u mbyll pa gola, pavarësisht përpjekjeve. Në minutën e 51-të, të kuqtë pretendojnë për penallti pas një ndërhyerje ndaj Cara dhe VAR e akordon.

Junior e merr përsipër penalltinë dhe e kthen në gol. Menjëherë, sapo rinis loja, Hoxha bën një gafë dhe mundësinë e shfrytëzon më së miri Berisha, i cili realizon në të 57-tën. Kështu, të besuarit e Memellit kanë 1 pikë, po aq sa ka edhe Partizani.

SKËNDERBEU-PARTIZANI 1-1
57’ Berisha / 56’ (p) Zhunior



57’ GOOOL Skënderbeu, shënon Elvi Berisha. Skënderbeu nis topin nga qendra me një pasim të gjatë drejt zonës kundërshtare, Damçevski dhe Hoxha nuk kuptohen dhe Elvi Berisha u rrëmben topin duke e dërguar në rrjetë.

56’ GOOOL Partizani, shënon Stenio Zhunior me penallti.

 

LEXO TE PLOTE