LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Droga në portin e Durrësit/ Artan Hoxha: Të kontrollohen të 15 kontejnerët, nëse nuk futen në skaner rrezikon….

23 Korrik 2021, 20:04, Aktualitet CNA
Droga në portin e Durrësit/ Artan Hoxha: Të kontrollohen të

Një tjetër sasi kokainë është sekuestruar ditën e sotmë në Portin e Durrësit.

Bëhet fjalë për 6.5 kg kokainë e cila ishte fshehur në një kontejner që vinte për llogari të kompanisë ?Alba Exotic Fruit?.

Po kësaj kompanie rreth 10 ditë më parë ju sekuestrua një tjetër sasi kokaine prej 11kg e 675 gram.

Një javë më parë gazetari investigativ Artan Hoxha denoncoi dëmtimin e njërit prej kontejnerëve në portin e Durrësit që i përkiste pikërisht kompanisë ?Alba Exotic Fruit?, nga ku dyshohet se mund të jetë nxjerrë një sasi kokaine.

Lidhur me këto zhvillime gazetari Artan Hoxha ka reaguar sërish. Ai bën me dije se për llogari të ?Alba Exotic Fruit?, kanë mbërritur 15 kontejnerë.

Hoxha ka thënë se pasi u kap sasia prej 11.6 kg kokainë, skanerat kontrolluan 7 kontejnerë nga 15 të kësaj kompania, por kontrolli nuk vijoi për të gjithë. Ai raporton se kontejneri që denoncoi si të dëmtuar dhe prej tij mund të jetë nxjerrë një sasi kokaine, i përkiste 8 kontejnerëve që nuk u futën për kontroll në skaner.

Ndërkohë sipas Hoxhës sot ka kaluar në skaner kontejneri i radhës, dhe pikërisht sapo ka hyrë është zbuluar sasia e radhës prej 6.5 kg kokainë.

Hoxha shton se autoritetet portuale në Durrës duhet të ushtronin kontroll në të 15 kontejnerët për llogari të kësaj kompania duke llogaritur riskun. Sipas tij kontejnerët rrinë për disa ditë në port, deri në momentin që paraqitet kompania për t?i tërhequr. Por gjatë kohës së pritjes, kontejnerët nuk futen në skaner dhe rrezikon që droga brenda tyre të nxirret siç ndodhi me kontejnerit e denoncuar nga vetë gazetari Hoxha.

Sipas policisë deri më tani janë kontrolluar 10 kontejnerë të kësaj kompanie, ndërsa mbetet ende pa kontroll me skaner 5 të tjerë, që mund të kenë sasi të tjera kokaine.

Lajmet e fundit nga